Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, 108 mijë euro ryshfet për shesh ndërtimi, avokatja në kërkim Empty Tiranë, 108 mijë euro ryshfet për shesh ndërtimi, avokatja në kërkim

Sun 4 Sep 2011 - 12:50
TIRANE – Lajmifundit – Një avokate është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës me akuzën se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar shesh për ndërtimin e një pallati kundrejt shumës së ryshfetit 108 mijë euro.Lajmi u bë i ditur nga policia e Tiranës, e cila theksoi se sot më datë 03.09.2011, nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të Urdhërit të Prokurorisë është bërë shpallja në kërkim e shtetases Alberta Jani Gega, e datelindjes\
24.06.1959, banuese në Tiranë, profesion Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.Sipas policisë, në ngarkim të saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal Nr. 1016 date 03.09.2011, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest ne burg” në mungesë.Burimet thanë se pas një hetimi 4-mujor dhe dokumentimit të provave e fakteve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë për
shtetasen Alberta Gega.Kjo shtetase dyshohet se ka mashtruar shtetasin Daut Mehmeti në vitin 2007, të cilit dyshohet se i ka marrë një shumë prej 108 000 (njeqind e tete mije) Euro, duke i premtuar për një shesh ndërtimi për pallat, shumë të cilën nuk ia ka kthyer duke e mbajtur në vazhdimësi me premtime për sheshe ndërtimi në vende të ndryshme, të cilat nuk ishin në pronësi të saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi