Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit Empty 15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit

Sun 4 Dec 2011 - 17:23
Specialistja e Financave arrestohet në flagrancë, “hyri mik” për një punonjëse të Postës nën akuzë për vjedhje.

Arrestohet Alketa Broci, i mori 15 mijë euro Rajmonda Jukës për dosjen.

Një punonjëse e Postës në Shkodër u ndalua dje nga policia, së bashku me një specialiste të Ministrisë së Financave, pas shkëmbimit të një shume ryshfeti prej 15 mijë eurosh. Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme njoftoi se shtetasja Rajmonda Juka, punonjëse e filialit të postës në Shkodër, u ndalua në flagrancë, ndërsa po i dorëzonte një shumë parash punonjëses së Ministrisë së Financave, Alketa Broci. Kjo e fundit, sipas prokurorisë, i ka kërkuar punonjëses së Postës në Shkodër një shumë prej 15 mijë eurosh, duke i premtuar bashkë me shtetasin Petrit Pepkolaj se do t’i mbyllnin çështjen që kishte të hapur në Prokurori për vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë deklaruar dje se në momentin e arrestimit, tre personave u janë bllokuar kartëmonedha të vlefshme në shumën 15 mijë euro. Gjithë historia ka filluar pasi Prokuroria e Shkodrës kishte nisur hetimet ndaj shtetases Rajmonda Juka për akuzat e vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në filialin e Postës në Shkodër, ku ajo punonte. Ajo dyshohej se kishte kryer vjedhje shumash financiare që u përkisnin pensionistëve të vdekur. “Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, ka rezultuar se kjo shtetase, me qëllim pushimin e çështjes së hapur nga prokuroria në ngarkim të saj, ka komunikuar me shtetasen Alketa Broci, specialiste në Ministrinë e Financave dhe shtetasin Petrit Pepkolaj, të cilët i kanë premtuar se në këmbim të një shume parash, do të ndërhynin te prokurori që hetonte çështjen në ngarkim të saj, me qëllim për ta pushuar atë”, njoftuan dje burimet zyrtare. Sipas Prokurorisë, punonjësja e Postës, Rajmonda Juka, i ka dorëzuar fillimisht specialistes së Ministrisë së Financave, Alketa Brocit, një sasi parash, por pas disa ditësh, Alketa Broci i ka kërkuar Rajmonda Jukës dyfishin e shumës për të cilën ajo kishte rënë dakord më parë. Punonjësja e Postës ka rënë dakord me shumën e dytë, dhe ditën e djeshme ajo ka takuar shtetasin Petrit Pepkolaj. Ky do të ishte personi që do të realizonte ndërhyrjen te prokurori i çështjes për mbylljen e dosjes së hapur në Shkodër. Pas takimit, është bërë edhe dorëzimi i parave, ndërkohë që menjëherë Policia Gjyqësore ka realizuar arrestimin në flagrancë të shtetasve Petrit Pepkolaj dhe Alketa Broci, persona nën hetim për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në momentin e arrestimit, Pepkolajt dhe specialistes së Ministrisë iu sekuestruan shuma e kartëmonedhave 15 000 euro, e dorëzuar nga shtetësja Alketa Broci, mbi bazën e kërkesës së Rajmonda Jukës.

3 persona
janë arrestuar dje nga policia me urdhër të Prokurorisë, ndërsa po këmbenin 15 mijë eurot që pretendohej se do t’i jepeshin prokurorit.

15 mije
euro janë sekuestruar dje në cilësinë e provës materiale gjatë arrestimit të tre personave, punonjëses së Postës, Ministrisë e sekserit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit Empty Re: 15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit

Sun 4 Dec 2011 - 17:38
___

Me falni qe po dal nga tema!

elviori mire se erdhe, shikoj qe ky eshte postimi yt i pare dhe me cuditi kurreshtja e prezantimit...

Hape nje teme te lutem ne prezantimin e anetareve, se jemi bere kurrioz te dime kush na erdhi...

Me respekt, Luani...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit Empty Re: 15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit

Sun 4 Dec 2011 - 17:47
flm luan ,por meqenese me pelqen kronika e zeze prandaj e hapa me te
Sponsored content

15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit Empty Re: 15 mije euro: Zyrtarja e Ministrisë, specialiste e Financave ryshfet prokurorit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi