Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Floke te cuditshem shqiptare Empty Floke te cuditshem shqiptare

Fri 28 Oct 2011 - 3:32
Për gratë malësore flokët ishin e vetm ja bukuri për të cilën duhej të kujdeseshin. Modelimi i tyre ishte një peripeci që niste dhe mbaronte në fshehtësinë e një ditë-nate. Masha, shufra hekuri të nxehta dhe lecka ishin metodat e përdoruar për t’i bërë flokët kaçurrel. Të kapura kurorë në më shumë se gjysmën e kokës dhe me balluke që zbrisnin deri poshtë ballit ishte “moda” e kohës. Përvese kështu i pëlqenin burrat, ishte kthyer në një “ligj” të shoqërisë, i përcaktuar për çdo moshë dhe për çdo rast. Interes të veçantë ka modeli i kapjes së flokëve të grave malësore dhe sidomos nga zona e Kelmendit. Studimi im është kryer në mënyrë individuale dhe në terren. Fshati të cilit i referohem është Gjadri i Lezhës. Në këtë fshat pjesa më e madhe e banorëve janë të ardhur prej vitesh nga malësia e Kelmendit, duke mbartur me vete zakonet, veshjen dhe tradita të parardhësve të tyre. Gratë malësore janë shquar për veshjen e tyre hijerëndë të xhubletës, e cila i ka kushtëzuar ato edhe në pamje. Por, nga ana tjetër kufizimet e shumta të kanunit dhe fanatizmit kanë përcaktuar se në kujdesin e gruas malësore për pamjen e saj hynte vetëm lyerja e flokëve dhe modelimi i tyre me kaçurrela. Kjo i dalloi ato nga krahina të tjera dhe nga qyteti, ku nuk përdoreshin modele të tilla. Sipas kujtimeve të moshuara, gratë e kanë mbajtur flokun kaçurrel që në vitin 1940.

Rregullimi i flokëve
Rituali kryhej në ambjentet e shtëpisë dhe në fshehtësi. Modelimi i flokëve bëhej në disa mënyra. Herë vendosnin mashën e druve e herë të tjera shufra hekuri që nxeheshin në zjarr. Për të provuar nëse shufrat kishin arritur nxehtësinë e duhur, spërkateshin me pak ujë ose provoheshin te xhubleta. Pas kësaj vendosej në flokë sipas rradhës duke i dhënë formën e duhur. Rregullimi i flokëve bëhej çdo natë në mungesë të pjestarëve të tjerë të familjes (vjehrrës, vjehrrit, kunatit dhe burrit). Kështu gruas i duhej të qëndronte çdo natë vonë. Për nuset e reja të pa mësuara, ky veprim zgjaste gjysëm ore deri në një orë çdo natë, duke u kthyer edhe në një bezdi. Flokët bëheshin kaçurrelë edhe nëpërmjet disa copa lecke që i lidhnin mbi flokun kaçurrel e i mbanin gjithë natën. Në mëngjes gruaja duhej të zgjohej përpara pjestarëve të tjerë për të zgjidhur flokët pa e parë askush. Pasi dolën sallonet e parë të permanëntit gratë malësore filluan t’i frekuentojnë. Një bërje e flokur kaçurrel në permanent mbante deri në gjashtë muaj duke kursyer mundimin e përditshëm. Kjo mënyrë kapje sipas mendimit të grave i bënte ato më të bukura dhe me të bëshme. Tashmë tradita e tyre duket se nuk është më aq e ndjeshme ose urbanizimi, afrimi drejt qytetit dhe komunikimi, kanë bërë që kjo traditë të mos përcillet tek vajzat, të cilat nuk preferojnë ta vazhdojnë traditën e të parave të tyre.

Modelet sipas moshës
Kapja e flokëve ndahej me moshë. Kështu nuset e reja të sapomartuara duhej t’i kapnin flokët çdo natë, për të treguar paraqitje sa më të rregullt përpara njerëzve të tjerë. Ato ishin më të vëzhguarat kur dilnin për punë, për të shkuar në kishë si dhe në raste gëzimesh e hidhërimesh.Pë të dhënë sqarime më të hollësishme dëshiroj ta ndaj këtë studim në paragrafe të cilët do të japin detaje më të veçanta. Dëshiroj ta filloj me mënyrën se si vajzat e reja të pamartuara mbanin flokët e tyre.

Flokët e vajzave të reja
Vajzat e reja të pamartuara kishin një paraqitje të dallueshme nga nuset e reja dhe nga gratë e martuara. Pas moshës katërmbëdhjetë vjeçare fillonin t’i rrisnin flokët deri poshtë gjoksit, pjesën e ballit e mbulonin me baluke të prera deri në gjysëm të ballit dhe në formë të drejtë e të njëtrajtshme. Shamia, e cila ishte e detyrueshme për të gjitha femrat, vajzat e reja e lidhnin në formë trekendëshi, nga ku, dy cepat e barabartë lidheshin poshtë mjekrës, ndërsa cepi tjetër binte në pjesën e kurrizit. Shamia e tyre ishte një shenjë dalluese e mirëfilltë për të gjithë shoqërinë ku jetonte dhe merrte pjesë. Ngjyra e saj ishte e bardhë si për të treguar pafajsinë e vajzave që e mbanin. Vajzat e pamartuara dhe ato të fejuara e kishin të ndaluar të mbanin flokë kaçurrelë.

Madje atyre u ishte ndaluar që të zbulonin flokët në prani të njerëzve të tjerë. Ky ishte edhe funksioni kryesor i shamisë. Mosmbajtja e saj konsiderohej një turp për vajzën dhe familjen e saj. Megjithatë kishte vetëm një rast të veçantë në të cilin vajza thyente traditën dhe nuk mbante shaminë e bardhë. Kjo vetëm në rast zije në familje. Kur vdiste vëllai apo babai, atëherë ajo do të mbante shami të zezë për 12 muaj të tërë. këto nuk ishin zakonet e vetmë që duhet të zbatonin vajzat e pamartuara. Ato gjithashtu nuk duhet të lanin fytyrën me sapun. Po qe se një vajze i vinte era sapun, në mentalitetin malësor ishte cënim morali dhe përbënte turp. Ajo duhej të lahej vetëm me ujë, dhe mund të lahej me sapun vetëm pasi të martohej. Vajza e re duhet të mbante erën e ujit.

Flokët e nuseve të reja
Për nuset e reja, mbajtja dhe rregullimi i flokëve me kaçurrella fillonte që ditën e martesës së vajzës. Një stilim i tillë flokësh do ta shoqëronte për një kohë relativisht të gjatë. Për vajzat që kjo traditë iu ishte mësuar që në familjet e tyre, kujdesi për flokët ishte më i thjeshtë. Por kishte edhe nga ato që jo vetëm nuk e kishin praktikuar, por as nuk e kishin mësuar të lidhnin flokët para martesës. Pasi bërja e flokëve kaçurrelë iu mësohej (zakonisht nga vjehrra), ato fillonin ritualin e tyre të përnatshëm. Mund të thuhet se për gratë e martuara ky ritual ishte kthyer në detyrim. Me kalimin e viteve shoqëria ku jetonin i kishte vënë para kushtit: ose t’i mbanin gjithmonë flokët të rregulluara me kaçurrela, ose t’i prisnin fare. Burrave të tyre nuk iu pëlqente që ta shihnin gruan me flokë të drejtë. Kujdesi më i madh për flokët dhe mbajtja e tyre dendur me kaçurrela shkonte deri në moshën pesëdhjetë vjeçare. Deri në këtë moshë gruaja duhej të konsiderohej e re dhe të mbahej më së miri. Më tej edhe buklet e saj fillonin të mos ishin aq të bukura dhe të shndritshme pasi interesi binte.

Mënyra e stilimit
Modeli i flokëve ishte përkujdesja e vetme dhe e pandashme që nusja malësore mund t’i lejonte vetes. E para që stilohej ishte pjesa ballore e kokës. Duke filluar nga njëri skaj i veshit, floku mbulonte ballin me një gjerësi e cila shkonte deri te mesi i kokës e zbriste te skaji tjetër i veshit. Në këtë mënyrë formohej në majë të kokës një kurorë flokësh. Për të arritur modelin e dëshiruar gratë përdornin një mjet që ato e quajnë “bishtagypin” (i cili ka dalë relativisht vonë, me zgjerimin e tregut) ose një rryl në formën e bikutinave. Duke i rrotulluar flokët të ndara në fije përmbi këtë bishtagyp, formohej kaçurreli që gratë donin. Ai niste që në rrëzë të flokëve dhe për ta fiksuar më mirë përdorej karfica që i ndihmonte të formonin të gjithë kurorën e flokëve. Përdorimi i karficave ishte i domosdoshëm edhe për të ruajtur të paprishur modelin edhe gjatë fjetjes. Pjesa e mbetur e flokëve nuk bëhej me formë. Ato rregulloheshin vetëm në raste të veçanta si martesa, kremtime etj. Për festa të tilla, te këto flokë bëhej nga një bukle e madhe, ndërsa për punë dhe shtëpi kjo pjesë e flokëve mbahej në formën e tyre natyrale.

Kur bëheshin nëna
Kjo përkujdesje e veçantë për flokët, rregullimi i tyre çdo ditë vazhdonte deri sa nusja e re bëhej nënë. Me lindjen e një fëmije, interesi dhe përkushtimi binte. Gratë fillonin t’i kapnin flokët çdo dy apo tri ditë. Madje edhe kurora që i krijohej me kapjen e flokëve nuk ishte më aq e gjerë sa në fillim të martesës së tyre. Në mentalitetin e malësorëve kjo shpegohet me faktin se “tashmë ajo grua nuk është më një nuse e re, por grua që mbart detyrime në familje”. Nuk mund t’i kushtohet kaq shumë vetes së saj”. Gratë malësore nuk janë lyer kurrë. Qofshin të vajza të reja apo të martuara, ato duhej vetëm të lanin fytyrën me ujë dhe sapun.

Flokët në raste fatkeqësish
Moskujdesi për flokët vinte jo vetëm me vjetërsinë e moshës, por edhe në raste fatkeqësish. Te malësorët kjo është një arsye e fortë dhe konsiderohet traditë. Me vdekjen e një personi të afërt në familje si fëmija, burri, vëllai dhe kunati, kryesisht vdekja e meshkujve, gratë nuk i rregullonin më flokët e tyre. Sado e re që mund të ishte një vejushë, me vdekjen e burrit ajo nuk duhej të tregonte më kujdes për flokët e saj. Vetëm në këto raste ata mbaheshin të drejtë, formën e tyre natyrale dhe të palyer. Kur gruas i vdiste bashkëshorti ajo lidhte dy shami në kokë; njërën sipër flokëve për t’i mbuluar mirë dhe tjetrën si shirit të zi mbi ballë për të theksuar sa më mirë statusin e vejushës. Ky shirit gjithashtu përforconte shaminë e parë nga e cila nuk duhej të dilte dhe të shihej asnjë fije floku. Në konceptin e familjes malësore, gruaja që është vejushë duhet t’i përmbahet tërësisht rregullave të zisë të trashëguara nga të parët. Në të kundërt, shihej si turp dhe gjykohej nga shoqëria. Gruaja e re në moshe do ta mbajë shaminë e zezë mbi kokë për aq kohë sa asaj mund t’i martohet djali ose vajza. Vetëm atëherë ajo mund ta heqë shaminë. Në të kundërt do të vazhdojë ta mbajë deri sa të arrijë në moshë të thyer.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi