Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kirurgët shpëtojnë jetën e vajzës me dy gojë Empty Kirurgët shpëtojnë jetën e vajzës me dy gojë

Sat 29 Oct 2011 - 17:07
Kirurgët shpëtojnë jetën e vajzës me dy gojë Vajza_dygojeMohamed nga Egjipti kishte udhëtuar kohë më parë drejt Los Anxhelosit për t’iu nënshtruar operacionit që i shpëtoi jetën pasi ajo kishte lindur me dy gojë.
Dy gojët e vajzës, kanë pasur nofullën e epërme dhe të poshtme. Menjëherë pas lindjes, mjekët egjiptianë u kishin thënë prindërve se vajza e tyre nuk do të mbijetojë. Por, nuk kishin të drejtë. Vajza ka treguar se është “luftëtare” dhe se është zhvilluar nga dita në ditë.
“Rentgeni dhe ultrazëri na kanë treguar se çfarë fytyre do të ketë fëmija jonë. Tash po luftojmë t’ia ndryshojmë jetën”, ka thënë babai i vajzës, Tamer.

Mjeku Uilliam Mejxhi, drejtori kryesor i Departamentit të Kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive në spitalin e fëmijëve në Los Anxhelos, ka dëgjuar për rastin e Rokajës njëvjeçare. Ai dhe ekipi i tij kanë kryer mbi 100 operacione të fëmijëve nga pjesë të ndryshme të botës, por asnjëherë nuk kishin bërë operacione të tilla.

Pavarësisht se për herë të parë është përballur me një rast të tillë, Mejgji ishte i bindur se mund të shpëtohej jeta e fëmijës.

“Planifikuam për një kohë të gjatë se si të kryejmë operacionin, ndërsa vendimin definitiv e morëm në sallën e operacionit. Fytyra e saj ishte përbërë nga disa pjesë dhe dukej plotësisht e deformuar”, ka thënë mjeku.

Pas operacionit, vogëlushja duhet t’i nënshtrohet edhe disa operacioneve plastike, por mjekët amerikanë shprehen të bindur se kolegët egjiptianë do të përkujdesen mirë për vajzën. Rokaja do të mbetet edhe disa javë në SHBA për t’u shëruar.

Familjes Mohamed rrugën ua kishin paguar disa organizata jo profitabile, të cilat ndihmojnë fëmijët e sëmurë të familjeve të varfra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi