Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhëmbët, 60 % e jona, përfundimisht pa mundësi kurimi Empty Dhëmbët, 60 % e jona, përfundimisht pa mundësi kurimi

Thu 3 Nov 2011 - 18:07
Dhëmbët, 60 % e jona, përfundimisht pa mundësi kurimi Dhembet-vs-dentistiDhëmbë të prishur, të hequra para kohe, dhëmbë të vëna në mosha të reja, dhe mungesë totale e kujdesit ndaj shëndetit oral. Këto janë disa nga problematikat e shëndetit të dhëmbëve në vendin tonë të cilat duket se janë vërtet shumë shqetësuese. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 60% e popullsisë kanë dhëmbë të dëmtuar dhe se nuk është treguar aspak kujdes ndaj tyre. Ndërsa sa i takon fillit dentar shqiptarët jo vetëm që nuk e përdorin por as nuk e njohin atë. Në lidhje me edukatën shëndetësore të shëndetit oral flasin stomatolog dhe specialist të shëndetit publik në vendin tonë.

“Pjesa më e madhe e pacientëve përveçse neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve nuk e marrin mundimin të paraqiten tek dentisti siç është e rekomanduar nga OBSH-ja që të paktën një herë në 6 muaj duhet të paraqitesh tek dentisti qoftë edhe për një kontroll. Pacientët në shumicën e rasteve vijnë kur dhëmbët e tyre janë të dëmtuara rëndë”,- pohon stomatologia, Megi Jokuçi duke shtuar se kjo ka të bëjë pikërisht me mungesën e edukimit të popullatës për rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve.

Më tej ajo shpjegon se kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të fillojë që kur fëmija është në barkun e nënës. “Nëna shtatëzanë duhet të marrë përveçse lëndët që i rekomandon kunsultori duhen edhe disa lëndë për dhëmbët dhe kockën, duhet të fillojë të marrë edhe flourin. Nëse uji i pijshëm nuk e ka këtë element atëherë duhet të fillojë ta marrë që 3 muajshe me lëndë të tjera”, pohon stomatologia Jokuçi.

Gjithashtu ajo shpjegon se kujdesi ndaj dhëmbëve të fëmijëve duhet të fillojë që kur i vogli është 6 muajsh por ky kujdes jo vetëm që nuk realizohet ën shumicën e rasteve por nuk njihet fare. Sipas stomatologes kur del dhëmbi i parë nëna duhet të fillojë të numërojë prezencën e tyre dhe përveç pediatrit duhet që nëna të mësojë instruksionet e higjienës orale në këtë mënyrë nëna duhet të marrë një napë dhe të fërkojë mukozat e fëmijëve të sipërfaqes së dhëmbëve sidomos pasi fëmija pi qumësht. Duhet të dini se qumështi është një ndër faktorët që e dëmton dhëmbin e fëmijës sepse laktoza favorizon degradimin e dhëmbit dhe aty fillon procesi i kariesit (prishjes së dhëmbit). Ndërkohë stomatologia shpjegon se fëmijët nga 6 muajsh deri në 6 vjeç janë totalisht me dhëmbë qumështi pastaj fillojnë të dalin dhëmballët dhe dhëmbët e përhershëm ku edhe këtu vihet re një mungesë totale informacioni për kujdesin e dhëmbëve.

Ndërkohë stomatologu Granit Ribaj shpjegon se ka edhe faktorë rë tjerë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Këto thekson ai fillojnë që nga faktorët social të jetës dhe sidomos edukata e mirëmbajtjes së dhëmbëve. Ndikojnë edhe faktorët e stresit sepse sjell tharjen e gojës si pasojë dhëmbët nuk kanë sasinë e mjaftueshme të pështymës për shpëlarjen e dhëmbëve. Stomatologu Ribaj thekson se janë edhe faktorët gjenetikë çka do të thotë se problemet më dhëmbë shpesh janë edhe të trashëguara.

Ndërsa sa i takon tendencës së vajzave të reja për të vendosur piercing në dhëmbë është shumë e gabuar. “Tendenca për piersing tek dhëmbët është shumë e gabuar. Kur vendoset një material i huaj do gërryhet dhe si mekanikisht dhe kimikisht në këto piesing që nuk është fare e nevojshme gërryhet sipërfaqja e dhëmbit kimikisht me një acid dhe sipër tij vendoset një material ngjitës të cilët shumë nga dentistët nuk i marrin biokompatibël që të jenë material i mirë por marrin piersing që vihet te thonjtë”, thekson stomatologia, Megi Jokiçi duke shtuar se problemi më i madh në këtë rast nuk është thjeshtë ekonomik por dëmtohet rrjeta e smajltit të dhëmbit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi