Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijë për çiftin Rodriguez Corona  Empty Fëmijë për çiftin Rodriguez Corona

Fri 4 Nov 2011 - 15:05
Belen Rodriguez dhe Fabrizio Corona me gjasë kanë tejkaluar çdo mosmarrëveshje mes tyre. Mediat italiane raportojnë se çifti është në pritje të një fëmije.

Sipas të përjavshmes "Oggi", fëmija i tyre do të lindë gjatë muajve të nxehtë të vitit të ardhshëm dhe modelja e famshme është vetëm në muajt e parë të shtatzënisë. Ndërkohë që kalon koha dhe harrohet pak nga pak buja e videos “hard” e cila përfundoi në rrjet pak muaj më parë, çifti nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur të krijojë një familje.

E duket se këto nuk janë thjesht dhe vetëm thashetheme pasi këtë mendohet ta ketë konfirmuar vet paparaci italian, Corona. Vajza e spektakleve nga Argjentina, Belen Rodriguez ka vendosur kështu të bëhet nënë dhe fëmija mendohet se do të lindë në qershor ose korrik të vitit 2012. Në intervistën e fundit që ajo ka dhënë pak javë më parë ka pohuar në fakt se dashuria nuk është asgjë më shumë se sa dëshira për të krijuar një familje me partnerin dhe ja ku gjenden tani, vetëm pak muaj larg krijimit të një familjeje. Fëmijë për çiftin Rodriguez Corona  Belen_corona_n
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi