Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat ja si duhet te behen me te forta  Empty Femrat ja si duhet te behen me te forta

Mon 7 Nov 2011 - 0:48
Te trishtuara, te zymta, me shikimin e perhumbur. Numri i femrave te merzitura sa vjen dhe rritet, nderkohe qe meshkujt jane gjithnje e me te lumtur. Si ta kapercejme dhimbjen dhe te dalim nga kjo gjendje mbytese?A e dini se cila eshte risia e fundit? Femrat gjithnje e me te merzitura, ndersa meshkujt te lumtur ne maksimum. Ndryshimi mes burrit dhe gruas shfaqet edhe te humori. “‘Seksi i dobet’ i sheh gjithmone gjerat te zeza, ndersa meshkujt jane gjithnje e me te qete”, - tregon studimi i “General Society Survey”, nje organizate qe ka studiuar gjendjen emocionale te amerikaneve nga vitet ’70. Duke filluar qe nga viti 1972 e ne vazhdim, pjesetaret e organizates kane intervistuar si meshkujt ashtu dhe femrat per lumturine e tyre. Pas intervistave eshte zbuluar se nga viti ne vit gjendja emocionale e femrave perkeqesoj, ndersa meshkujve u shtohej lumturia.
Betsey Stevenson dhe Justin Wolfers, dy sociologe te Wharton, shkolla prestigjioze e ekonomise e Universitetit te Pensilvanise, kane analizuar studimin mbi “happiness gap” (hendekun e lumturise) dhe kane zbuluar se niveli i pergjithshem i lumturise se femrave eshte zvogeluar si ne raport me ç’ishte 40 vite me pare, ashtu edhe ne krahasim me lumturine e meshkujve. Raporti mbi vuajtjen e femrave eshte pritur mire nga dy personalitete amerikane me shume influence, Arianna Huffington nga “Huffington Post” dhe Maureen Dowd nga “New York Times”. Te dyja, simboli i gruas ne karriere dhe shume te suksesshme, kane ngritur flamurin e bardhe kushtuar rezultateve te studimit, duke vertetuar keshtu ne baze te eksperiences se tyre, “se gjithçka thuhet ne raport eshte e vertete”.
Ky pohim ka shkaktuar nje sere komentesh te lexuesit dhe lexueset. Femrat ishin ne qiellin e shtate ne fillim te viteve ’70, “kur filluan te zinin poste te rendesishme te shoqeri”, ka shkruar Maureen Dowd, duke theksuar se sfidat e reja te ofruara nga mundesite e barabarta i kane dhene brezit te saj me shume stres. Sipas Arianna Huffington, raporti nuk perfshin vetem amerikanet. “Vuajtja eshte e njejte per te gjitha femrat ne bote, pavaresisht 40 viteve qe kane kaluar duke siguruar me shume mundesi, jane me te afta dhe me te pergatitura”. Per Huffington, qe ka krijuar nje mbreteri duke shfrytezuar fuqite e mediave te reja, eshte nje rizgjim i hidhur: “perkeqesimi i gjendjes shpirterore sfidon çdo logjike te mundshme”.
Gjithsesi, kjo nuk eshte vetem nje çeshtje e krizes se feminizmit. Eshte edhe aspekti biologjik i hendekut te lumturise. Sipas Marcus Buckhingam, nje ish-studiues i ‘Gallup’-it, qe ka publikuar nje liber te ri: “Find Your Strongest Life”, femrat e fillojne jeten me te kenaqura se meshkujt, por dalengadale, duke u plakur, trishtohen gjithnje e me shume. Me meshkujt gjerat funksionojne ndryshe, sa me shume plaken, aq me shume u shtohet lumturia. Kjo eshte nje e dhene qe Dowd e lidh me faktin se meshkujt plaken me teper fizikisht sesa psikologjikisht (“ne nje shoqeri te dominuar nga ‘look’-u, 60-vjeçaret perpiqen te bejne gjithçka per t’u dukur 20 vjeçe”), si dhe nga zgjedhjet e ofruara nga femrat: “Duke qene se jetet tona jane te mbushura me njerez, nuk arrijme t’i kushtojme rendesi çdo detaji. Kesaj i shtojme edhe faktin qe femrat jane nga ana fiziologjike me te nderlikuara dhe me te brishta se meshkujt: jemi me te rrepta me veten, e marrim gjithçka seriozisht, me zemer”.
Por si mund ta kapercejme kete situate mbytese? “Permes nje terapie te shkurter. Frika nga kriza ekonomike, puna, keta jane faktoret qe po i bejne njerezit te jetojne çdo dite ne stres mendor dhe fizik”, - thote nje psikologe, duke komentuar studimin e bere mbi lumturine, sipas te cilit nente ne dhjete persona jane te stresuar.
“Duke njohur nivelin e stresit te vetja dhe simptomat qe ai shkakton, eshte shume e rendesishme te shpetojme shendetin tone psikofizik. Per te dalluar stresin, per te mesuar si ta kontrollojme ate dhe per te ulur sasine e tij, duhet te bejme nje psikoterapi te permbledhur, tre takime shume te rendesishme ku qellimi eshte te mesosh si te kontrollosh stresin dhe ta eliminosh ate permes te degjuarit”, - thote psikologia. Nje kure e shkelqyer eshte edhe te folurit, ndarja e mendimeve dhe eksperiencave me personat qe e kane jetuar kete situate ne te kaluaren. Ju do te pyesni se nga mund t’ia filloni? Nuk ka rendesi, mjafton vetem te flisni. Vetem keshtu do te arrini te ndiheni me mire.(Marre nga Shqip)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi