I ktheu 100 mijë euro të gjetura, por çka përfitoi?
Mon 7 Nov 2011 - 16:46
Një amerikan i quajtur Uajne Sabaj në kopshtin e tij gjeti të fshehur 100 000 euro, ai pa menduar shumë i dërgoi ato në polici.
E bëri këtë akt edhe pse ai nuk është kurrfarë milioneri, përkundrazi është i papunë dhe jeton buzë varfërisë. Megjithëkëtë, ai nuk i mbajti paratë, megjithëse për aktin e tij të ndershëm u bë nga disa individë edhe shënjestër e përqeshjeve.
“Paj nuk di se çka do të bëja me gjithë ato para. Kam borxhe, jam i varfër, qe dy muaj jam i papunë … Megjithëkëtë nuk më dukej e drejtë t’i mbaja paratë”, u tha ai gazetarëve.
Ai shtoi se sikur t’i mbante paratë, puna e parë që do ta bënte do të ishte të shkonte te stomatologu. “Jam gati pa dhëmbë, kurse ata që më kanë mbetur më dhembin”.
Shkrimin për këtë akt të ndershëm të tij e lexoi edhe stomatologu Xhelo Shuaipaj, i cili zakonisht kujdeset për dhëmbët e pasanikëve. Tregimi i Uajnit e preku stomatologun kështu që ai vendosi që ta shpërblejë për ndershmëri.
“Atë që e bëri ai vërtetë mu duk e bukur. Ndershmëria në shoqërinë e sotme është shumë e rrallë”, tha stomatologu, i cili Uajnit tashti po ia shëron dhëmbët e prishur, kurse ata që i kanë rënë po ia zëvendëson me dhëmbë të rinj.
Por nuk kryhet me kaq. Për të ndershmin Uajn është edhe një lajm i mirë. Në qoftë se deri në fund të vitit të ardhshëm nuk paraqitet askush që mund të dëshmojë se paratë e fshehura kanë qenë të tij, atëherë gjetësi i tyre, pra Uajn do të mund t’i marrë për vete të gjithë 100 mijë eurot e gjetura.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi