Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pesë lloje të grave të cilat burrat nuk i duan Empty Pesë lloje të grave të cilat burrat nuk i duan

Mon 7 Nov 2011 - 18:41
Të gjithëve u është e njohur se cilat punë gratë nuk i dëshirojnë te burrat. Por, ekzistojnë edhe pesë lloje të grave të cilat burrat aspak nuk i duan.Gratë të cilat çdoherë ankohen, të cilat negativisht flasin dhe nënçmojnë njerëz të tjerë, nuk mund t’u interesojnë burrave. Të gjithë kemi probleme dhe arsye që të ankohemi, por kohë pas kohe. Megjithatë, përderisa gruaja për çdo imtësirë bën probleme të mëdha ose e përgojon secilin person të dytë, ajo për burrat pengon që të jetë tërheqëse.Burrat nuk dëshirojnë gra të cilat shumë bëjnë llogari në kilogram dhe e numërojnë çdo kalori. Përderisa gratë çdoherë flasin për këtë, atëherë i bëjnë probleme vetes, sepse temat e tilla i lodhin burrat të cilët e humbin interesimin për gruan.Gratë nuk duhet të përgojojnë dhe të flasin fjalë të këqija për prindërit e burrit. Si do që të jenë, nuk ka nevojë vazhdimisht të përmenden dhe të kritikohen. Ata megjithatë janë prindërit e tij, pra, përderisa, nuk ka diçka të bukur për tu thënë, më e mirë është heshtja.

Burrave nuk u pëlqejnë gratë të cilat në mënyrë konstante flasin për punën e tyre, shefat, kolegët dhe të ngjashme. Burrat dëshirojnë të dinë se çka e intereson gruan, çka mendon ajo dhe punë të ngjashme. Përderisa duan të kenë burrë, gratë duhet të kenë jetë krahas punës.

Ekzistojnë gra të cilat konsiderojnë se duhet të jenë këshilltare për secilin. Ato mendojnë se është në rregull të dëgjojnë problemet e çdo kujt dhe u propozojnë zgjidhje për të njëjtat. Kjo kalon në shprehi, madje të njëjtë gjë e bëjnë edhe në prani të burrave. Kjo nuk është mirë, sepse askush nuk dëshiron të del me një grua e cila do të sillet si nëna e tij.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pesë lloje të grave të cilat burrat nuk i duan Empty Re: Pesë lloje të grave të cilat burrat nuk i duan

Mon 7 Nov 2011 - 19:10
..gjithashtu nuk u pelqen kur gruaja ka nje mendim te thote per cdo diskutim e nderhyn,,e gjejne shume acaruese Pesë lloje të grave të cilat burrat nuk i duan 45550
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi