Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burrat s’dinë masën e fustanit të grave, por të të brendshmeve po Empty Burrat s’dinë masën e fustanit të grave, por të të brendshmeve po

Tue 8 May 2012 - 19:14
Nëse ju keni kërkuar një fustan dhuratë për Krishtlindje, por keni marrë të brendshme nga gjysma tjetër e juaja, atëherë sërish është në rregull, pasi ai mund të ketë qenë më i sigurtë me këtë opsion. Një studim ka zbuluar se burrat ka më shumë të ngjarë të dinë masën e të brendshmeve të grave, sesa të rrobave të tjera. Kështu, nga studimi rezultoi se një e treta e burrave britanikë nuk e dinë masën e fustanit të grave të tyre apo të të dashurave. Por më shumë se 3/4 e dinë dhe janë në gjendje që të gjejnë numërin e saktë të të brendshmeve. Rreth 500 burra u pyetën rreth dhuratave që ata kanë menduar t’u blejnë partnereve të tyre për Krishtlindje në një anketë për
AnjliLondon.com.Ndërsa nga studimi rezultoi se 36 % e burrave pranuan se nuk e dinin masën e fustanit të gruas, apo të dashurës. Rreth 15 % nuk ishin në gjendje që të përcaktonin masën e këpucëve të partneres dhe 88 % pranuan se kanë blerë dhuratë me masë të gabuar në të kaluarën. Megjithatë, 77 % thanë se ata mund të përcaktojnë masën e të brendshmeve të partnereve të tyre duke pasur besim madje në zgjedhjen e tyre. Një burrë tha se gruaja e tij mban dietë dhe asnjëherë ai nuk e di masën e fustanit, por për këtë kujdeset të pyesë motrën e saj, kur nuk do që ajo të zbulojë se po i blen një dhuratë. ‘Dhe nëse blej të brendshme e di që ajo gjithmonë është e njëjta masë’, tha ai.
Një zëdhënës për AnjliLondon.com tha se; “Ky përcaktim tregon se shumica e femrave mërziten pasi marrin dhuratën nga partneri i tyre. Nuk ka gjë më të keqe sesa të marrësh një pallto të bukur kashmiri për dhuratë dhe të jetë 2 masa më e madhe”. “Me sa duket burrat fokusohen më shumë në disa pjesë të trupit të partneres sesa tek të tjerat”, tha ajo, ndërsa shtoi se “është interesante që burrat mendojnë se masa e të brendshmeve është e pandryshueshme, sikurse masat e tjera”. Ajo tha më tej se burrat nuk arrijnë të kuptojnë se pse ndodnjëherë gratë kanë masa të ndryshme për bluzat psh dhe pantallonat. “Gratë duan që burrat e tyre të dinë gjëra të vogla si masa e fustanit. Dhe mendojnë se të mos i dish tregon se ose nuk i dëgjon, ose që detajet e jetesës sonë nuk janë shumë të rëndësishme për t’u mbajtur mend’.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Burrat s’dinë masën e fustanit të grave, por të të brendshmeve po Empty Re: Burrat s’dinë masën e fustanit të grave, por të të brendshmeve po

Tue 8 May 2012 - 19:16
epo skane faj shumicen e kohes rrihet me te brendeshme se sa te veshme ciftet ?????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi