Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Panku nuk ka vdekur” fitoi çmim në festivalin e filmit në Kotbus Empty “Panku nuk ka vdekur” fitoi çmim në festivalin e filmit në Kotbus

Mon 7 Nov 2011 - 22:36
“Panku nuk ka vdekur” fitoi çmim në festivalin e filmit në Kotbus FilmiiiFilmi “Panku nuk ka vdekur” e fitoi çmimin “Dialog për komunikime ndërkulturore” në Festivalin e 21-të internacional të filmit në Kotbus, Gjermani, që u mbajt prej 1 deri më 6 nëntor të këtij viti.

Çmimin për “Panku nuk ka vdekur”, i cili është kandidati i sivjetmë nga Maqedonia për Oskar, e siguroi Ministria gjermane për punë të jashtme e Gjermanisë.

“Panku nuk ka vdekur” sipas skenarit dhe regjisë së Vlladimir Bllazhevskit, paraprakisht ishte shpërblyer edhe në Festivalin e filmit mesdhetar që u mbajt prej datës 12 deri më 16 tetor të këtij viti në Kopër të Sllovenisë.

Filmi fitoi çmim në Festivalin e 46-të të filmit në Karlovi Vari në Çeki për film më të mirë në programin “Lindja në perëndim”, ku garuan 11 filma.

Për rolin e Mirsës në “Panku nuk ka vdekur”, aktori maqedonas Jordan Simonov e fitoi çmimin “Mimoza e artë” në Festivalin e filmit në Herceg Novi.

“Panku nuk ka vdekur” e fitoi çmimin e posaçëm të jurisë në edicionin e tretë të festivalit internacional të filmit në Prishtinë, “Prifilmfest”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi