Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Amour” merr 4 çmime në Festivalin e Filmit Europian Empty “Amour” merr 4 çmime në Festivalin e Filmit Europian

Mon 3 Dec 2012 - 13:55
“Amour” merr 4 çmime në Festivalin e Filmit Europian Amour

Filmi “Amour”, i regjisorit austriak, Michael Haneke, ka rrëmbyer katër çmime në Festivalin e Filmit Europian.

Në ceremoninë e mbajtur në Maltë, “Amour” ka fituar çmimin e filmit më të mirë, të regjisorit më të mirë, të aktores dhe aktorit më të mirë.

Filmi është një prodhimi i përbashkët francez, gjerman dhe austriak. Skenari i tij fokusohet në një çift të moshuar, Anne dhe Georges, me një vajzë që jeton jashtë vendit. Anne vuan nga një sëmundje që paralizon gjysmën e trupit të saj. Filmi bazohet në një situatë që ka ndodhur në familjen e regjisorit Haneke. Po këtë vit “Amour” ka fituar çmimin kryesor - Palma e Artë - në Festivalin e Filmit në Kanë. Në rolet kryesore të filmit luajnë; Jean-Louis Trintignant, Emmanuelle Riva dhe Isabelle Huppert. Realizimi i tij ka kushtuar 7.3 milionë dollarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi