Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Miqtë në Facebook nuk fitohen me rroba banjo Empty Miqtë në Facebook nuk fitohen me rroba banjo

Tue 8 Nov 2011 - 0:48
Fotografitë e fundit të pushimeve ose e makinës së re të sapoblerë, nuk do të ndihmojnë për të bërë miq të ri në “Facebook”.Jo vetëm kaq, por një studim tregoi se do të sjellin efektin e anasjelltë, duke i larguar njerëzit dhe duke ngjallur një reagim negativ midis të panjohurve. Gjithashtu, u zbulua se nevojiten mesatarisht vetëm pesë minuta e gjysmë për të krijuar një ide mbi një person, pasi sheh profilin e tij.Ky zbulim ishte befasues, duke patur parasysh që në një takim me një të porsanjohur, kërkohet dhjetë minuta bisedë për të formuar një opinion, pra dy herë më shumë.Kërkimi u realizua prej kompanisë “Reputation 24/7”. Gjithashtu, sipas saj, thënia se nuk kam mendim ose nuk e gjykoj një njeri është gjithmonë një gënjeshtër. “Truri i njeriut funksionon në një mënyrë të tillë që nuk mund të mos formojë opinion”, shkruhej në raport.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi