Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 10 këshilla për të mos mërzitur miqtë në Facebook Empty 10 këshilla për të mos mërzitur miqtë në Facebook

Fri 2 Mar 2012 - 16:08
Facebook mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbajtur kontaktet dhe për të informuar njerëzit mbi atë çka ndodh rreth jush, por mos harroni se jo të gjithë ata që i kini listuar si “miq”, mund t’u interesojë çdo gjë që bëni. Shpesh herë mund të acarohen dhe të mos kenë të njëjtat pikëpamje si ju dhe kjo gjë mund të sjellë debate. Por jo vetëm kaq, mund t’u ndodhë ajo që i ndodhi një burri në shtetin e Ohajos, të cilin gjykatësi e detyroi t’i kërkonte falje ish-gruas në Facebook, të cilën e kishte fyer në një status që kishte vendosur më parë. Ky është një rast ekstrem, raporton noa.al por më poshtë po paraqesim 10 mënyra që ekspertët e komunikimit në SHBA rendisin si mënyra për të mos pasur probleme dhe për mos u bërë të mërzitshëm apo fyes për miqtë.
1.Mos publikoni të gjitha problemet tuaja. Mund të flisni për shumë gjëra në Facebook, por nëse kaloni cakun, si burri që ofendoi ish-gruan, atëherë mund të bëheni të bezdisshëm. Ndërkohë që publikimi i çdo shqetësimi apo çështje personale nuk mund të gjejë zgjidhje në Facebook. Mos harroni, interneti nuk është jeta reale. Në SHBA ka nisur dhe një lëvizje për këtë gjë, dhe quhet; “Mos e shkruaj në wall problemin tënd, përballoje”.

2.Mos e teproni me shkrime politike. Disa njerëz e kanë pasion politikën dhe mundohen që në statuset e tyre të vendosin çdo gjë që gjejnë të shkruar në internet në favor të kauzës së tyre. Por mes miqve tuaj jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Për shumë kënd, këto postime mund të merren si provokime, ndaj mos i përçani miqtë tuaj në Facebook.

3.Mos postoi shpesh “Jam duke bërë....” apo “Jam duke punuar”. Para së gjithash kjo është një rutinë që e bënë kushdo dhe nuk ngjallë ndonjë interes, ndonjë herë as tek vet ju. Që të jemi të sinqertë; fakti që ju bëni diçka të zakonshme apo jini në punë shumë njerëzve as që mund tu interesojë.

4.Mos postoni mesazhe të që duken si kode. Janë shprehjet e tipi; “Pse mua?”, “Po tani!”, etj. Në shumë raste me këto shprehje do dukeni shumë patetik.

5.Mos postoni foto me femra nudo. Kjo këshillë vlen më tepër për meshkujt. Administratorët e Facebook mund të bllokojnë adresën tuaj, sepse mendojnë se nga ajo shpërndahen imazhe pornografike. Por edhe miqtë mund të largohen duke menduar se jeni shumë vulgar.

6.Humori dhe vërejtjet. Mos bëni që humori dhe vrejtjet të jenë qëllim në vetvete në çdo postimin tuaj. Vetëm nëse miqtë e pëlqejnë këtë karakter tuajin mund ta bëni diçka të tillë.

7.Lajme personale: Kushdo që shkruan se është duke pritur një fëmijë, është duke u martuar, apo fejuar, është duke dhënë një lajm të mirë dhe lexohet me kënaqësi. Por këto janë të rralla dhe ndaj janë të bukuara. Nëse postoni çdo ditë ndonjë lajm në statusin tuaj nuk do jepni imazh të mirë.

8.Linqet e lajmeve: Mos ndani (share) në statusin tuaj çdo link që u del përpara me lajme nga bota, rajoni, apo dhe ndodhi të zakonshme. Ndodhin shumë gjëra në botë në pak minuta dhe nuk do e përballoni dot. Ndaji lajmet me miqtë, vetëm kur mendoni se janë vërtetë interesante.

9.Mos postoni foto të mëdha. Ju mund të kini një PC të mirë, apo dhe një telefon që ka foto me rezolucion shumë të madh. Por shumë prej miqve tuaj nuk kanë mundësi të tilla dhe një foto e madhe do i stresonte për ti parë.
10.Aplikacionet. Mund tu pëlqejë Facebook Timeline sepse çdo gjë që bëni memorizohet. Por mendoni se ka dhe sajte të tjera ku mund të kalohet koha.
r.b/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi