Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve Empty Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve

Tue 8 Nov 2011 - 20:23
Kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria është vendi me përdorimin më të lartë të celularin në botë. Sipas kreut të qeverisë, teknologjia dixhitale në shumë aspekte është leva e Arkimedit për të kapërcyer kohët.

Gjatë fjalës në konferencën e informacionit, shefi i qeverisë theksoi se tekonologjia dixhitale bën të mundur që të kapet koha e humbur dhe për të ofruar për qytetarët shërbimet më të mira.

“Teknologjia dixhitale është e rëndësishme për të vendosur gjithashtu në themel të veprimtarisë sonë transparencës si kusht i të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë. Vendet tona janë që të gjitha të detyruar të rendin në orbitën e globalizmit dhe në këtë kontekst teknologjia dixhitale është jetike në mënyrë që të ecim së bashku me tik takun e orës globale” pohoi Berisha.

Ai theksoi se Shqipëria ofron një eksperiencë ndër më uniket në Europë dhe botë dhe unikaliteti i saj qëndron në faktin e hidhur që në vitin 2005 niveli i perimetrimit të IST ishte nga më të ultit në botë.

“Ky indeks ishte 4.8 përqind ndërsa perimetrimi i telefonisë celulare ishte vetëm 38 përqind. Prandaj dhe për qeverinë time është një nga objektivat më madhore, më ambicioze por natyrisht dhe më e vështira ishte Shqipëria në moshën dixhitale” ka theksuar më tej Berisha.

Shefi i qeverisë gjithashtu theksoi se Shqipëria renditet ndër vendet e para për shkallën e perimetrimit të telefonisë celulare ndërsa është i vetmi vend me 4 operatorë celulalë, ka dhënë 2 licensa për 3G dhe parashikon që të avancojë me teknologjinë 4G.

“Ne synojmë që të kapin, të shënojmë një kthesë të re në Shqipërinë dixhitale. Ne mbyllim këtë vit duke u renditur të dytën në botë sipas raportit të forumit të komitetit global për gadishmërinë e rrjetit. Në ambicien tonë e kemi që të kapim një nga nivelet më të larta” ka shtuar më tej Berisha.

//gjuhashqipe//
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve Empty Re: Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve

Tue 8 Nov 2011 - 20:34
Celulare po more,se per pune Sale s'ka krye. Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve 2418223242
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve Empty Re: Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve

Tue 8 Nov 2011 - 20:44
A pika Berishes me gjith celulare thuaj...edhe cfare sipas kesaj ka perparesuar vendi apo po ushqehen familjet me buke Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve 389163
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve Empty Re: Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve

Tue 8 Nov 2011 - 21:12
...le ta martoje lagjja mo, c'e vrisni mendjen Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve 1698836746
Sponsored content

Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve Empty Re: Berisha: Shqipëria vendi i parë në botë për përdorimin e celularëve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi