Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen fotot e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh Empty Zbulohen fotot e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh

Wed 9 Nov 2011 - 0:03
Zbulohen fotot e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh Vajzat-presidentitEdhe pse milionerë, vendosin të punojnë menaxherë baresh
Gjithmonë na kanë tërhequr historitë me mbretër e mbretëresha kur ishim të vegjël, ndërkohë që sot mund të mjaftohemi edhe me histori presidentësh e të familjarëve të tyre. Në mungesë të historive si ato në Britani, dikur me Lady Dianën e sot me Kate Midleton, ne mund t’ju rrëfejmë histori të tjera jo kaq luksoze, por gjithsesi interesante. Ja p.sh, ne duam të mësojmë se si jetojnë vajzat e Presidentit Topi, ndërkohë që me kohë kemi treguar për lidhjet e tyre. Ka qenë një koincidencë apo diçka e qëllimtë kjo nuk dihet, por e vërteta është se vajzat e Presidentit Topi janë të lidhura me djem që vijnë nga familje shumë të pasura. Por ama që të dyja janë lidhur me djemtë në fjalë, kur babai i tyre nuk ishte bërë ende President, dhe vajzat ishin adoleshte, një moshë që vështirë të mendohesh dhe të bësh llogari kaq të holla. Në adoleshencë bie në dashuri dhe nuk pyet për arsyet dhe kështu mund të ketë ndodhur me Nadën dhe Etidën, të cilat sot janë përkatësisht 26 dhe 21 vjeçe.Zbulohen fotot e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh Vajzat-presidentit-topiVajza e madhe e Presidentit Topi, Nada, këtë fillim viti zyrtarizoi fejesën e saj, ndërkohë që edhe Etida ka zyrtarizuar lidhjen e saj te të dy familjet. Sot vajza e madhe e Presidentit punon në një bankë, ndërkohë që e vogla është ende në shkollë. Për dhëndurët, nga ana tjetër, mund të imagjinohet se mbas mbarimit të shkollës mund t’i dedikoheshin drejtimit të punëve në bizneset e shumta të familjeve të tyre. I fejuari i Nadës mund të ishte duke drejtuar punët tek “Wolksvagen Albania” ose te ndonjë firmë ndërtimi, ndërkohë që djali tjetër mund të ishte në krye të punëve te ndonjë nga bizneset e babait të tij, Luan Bregasit, i cili është edhe president i “Biznes Albania”. Por çuditërisht nuk ka ndodhur kështu. Që të dy kanë bërë zgjedhje të tjera, por të njëjta me njëri-tjetrin. Gati një vit më parë, djali i Luan Bregasit i kërkoi të atit që të merrej me menaxhimin e një bari dhe ai ia plotësoi dëshirën duke zgjedhur “Vilën 31” në zonën e Bllokut, një lokal mjaft luksoz, për të cilin thuhet se janë investuar shumë para. Madje, ai është dhe lokali që preferohet të frekuentohet nga Presidenti Topi, gjithashtu edhe nga vetë Luan Bregasi, djali i të cilit menaxhon gjithçka deri në detaje.Zbulohen fotot e vajzave të Presidentit Topi me dy të fejuarit, djem biznesmenësh Vajzat-presidentit-topiiNdërkohë, rreth dy muaj më parë, edhe i fejuari i Nadës, djali i Papulit, vendosi të menaxhojë një bar, “Diesel hall”, diku në zonën e Televizionit Shqiptar, së bashku me një mikun e tij. Lokali u bë menjëherë i famshëm, sepse luksi i tij është mbresëlënës. Menjëherë ai u preferua për festat e rëndësishme, sidomos nga ambasada të ndryshme, ndërkohë që rreth një javë më parë është bërë klub, dhe në orët e natës frkeuentohet shumë nga të rinjtë.
Mbase rasti i dy dhëndurëve të Presidentit është një shembull i mirë për fëmijët e njerëzve të kamur në Shqipëri, të cilët edhe pse të rritur, në disa raste nuk bëjnë asnjë punë, falë parave që u siguron familja. Madje, nga fotot që ne kemi, por edhe nga dëshmitë e miqve të të dyja çifteve, ata edhe pse punojnë, e shijojnë jetën në maksimum,s së bashku me dy shoqet që kanë zgjedhur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi