Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen fotot intime në jahtin e biznesmenit kosovar Empty Zbulohen fotot intime në jahtin e biznesmenit kosovar

Thu 14 Oct 2010 - 19:08
Ka qenë një muaj i tërë pushimesh që sopranoja e njohur Inva Mula ka vendosur këtë vit t’i kalojë në jug të Shqipërisë së bashku me Et’hem Ramadanin, biznesmenin kosovar, për lidhjen me të cilin u përfol që para divorcit nga Pirro Çako. Përpara turit për në Himarë apo Sarandë, sopranoja Inva Mula dhe partneri i saj kanë qenë më parë në Orikum (Vlorë), pikërisht në portin e jahteve ku janë realizuar dhe këto foto paparaci që po publikojmë. Ata kanë preferuar të rrinë vetëm në intimitetin e njëri-tjetrit, por dhe në shoqërinë e miqve dhe të afërmve të tyre nga Kosova dhe Tirana.

Bashkë me ta pushoi dhe motra e Invës, e cila ka qenë e pranishme me çiftin më shumë se të tjerët. Siç e shihni dhe nga këto foto të realizuara në një pozicion pak larg, vihet re Inva, me flokët e mbledhura me elegancë, syzet e errëta dhe trupin në formë. Ajo i shërbente pothuaj përditë kafen me tabaka Et’hemit dhe miqve të pranishëm, ndërsa vihej re zhdërvjelltësia e sopranos 47-vjeçare. Gjatë qëndrimit aty, vihej re që lëvizte shpesh nga kati i parë i jahtit luksoz, në të dytin ndërsa bisedonte me tone të larta dhe gazmore. Inva me pushime natyrshëm s’ishte Inva me fustane të rëndë dhe të errët rolesh skenike. Ajo është parë me fustane të shkurtër dhe transparentë plazhi dhe me lëkurë shumë të bardhë, ku duket se nuk është shumë e afeksionuar pas rrezeve të diellit dhe lëkurës bronx. Gjatë gjithë kohës i qëndronte shumë pranë partnerit të saj filantrop dhe të mirësjellshëm, i cili ato ditë e kishte ende të dukshëm problemin në këmbë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer në Dubai.

Çifti mund ta kalonte gjithë ditën aty në jaht, në qetësinë e mrekullueshme të portit, dhe herë pas here në shoqërinë e motrës së Invës dhe miqve të ngushtë. Gjatë gjithë kohës në jahtin ku ata pushonin dëgjoheshin tinguj të muzikës klasike që buçisnin nga brenda jahtit. Ata shiheshin të dy bashkë jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje ndërsa shkëmbenin përqafime intime. Në ditën e fundit të pushimeve në Orikum, ata i vizituan edhe miqtë e tyre çifti Timo Flloko dhe Vera Grabocka, të cilët shquhen në një nga fotot spontane në katin e dytë të jahtit. Të gjithë së bashku u nisën drejt bregdetit jugor shqiptar, për t’u rikthyer sërish pas disa ditësh. Padyshim që gjatë qëndrimit të tyre në jahtin luksoz, ka qenë i pranishëm dhe djali i sopranos Anthony, i cili këtë vit pushimet i ka ndarë me të dy prindërit tashmë të divorcuar. Shumë prej ditëve të nxehta ai i ka kaluar në pishina më të jatin, Pirron. Ndërkohë që pas pushimeve Inva, ka vazhduar të qëndrojë në Tiranë për projektin e saj artistik “Përrallat e Hoffmanit”, premiera e së cilës hapi sezonin artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit, të premten në mbrëmje në Tiranë.

Inva dhe Et’hemi
ngrejnë fondacionin e tyre për artistë

Inva dhe Et’hemi do të organizojnë sot në orën 20:00 në katin 21 të kullës ABA, një ceremoni për përurimin e “HI Classic”. Së bashku me sipërmarrësin dhe humanistin shqiptar Et’hem Ramadani, Inva krijoi fondacionin kulturor shqiptar “HI CLASSIC”. Fondacioni ka për mision krijimin dhe mbështetjen e nismave kulturore mbarëkombëtare duke krijuar traditë në to, si edhe zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare në fusha të ndryshme te artit. Deri tani ky fondacion ka ndihmuar artistë të ndryshëm shqiptare në projektet e tyre, ka pajisur me veprën e plotë të Kadaresë biblioteka në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ka mbështetur revistën letrare “Mehr Licht”, Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Poeteka”, etj. Një nga projektet madhore të “Hi Classic” është krijimi i Qendrave të Meditimit në trevat shqiptare, nën moton: “Qetësia dhe shëndeti i mendjes, fundi i të këqijave për shqiptarët”.

Sopranoja në premierën e saj pas 20 vitesh në Tiranë

Sopranoja e njohur 47 vjeçare Inva Mula ka hapur sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Përrallat e Hoffmanit”, ndërsa është pritur me shumë kuriozitet nga publiku, gjë që e vërtetonte dhe interesi për blerjen e të gjitha biletave para pak ditësh. Ajo ishte kujdesur për t’u shfaqur me të njëjtën freski që kishte në vitin 1989, kur dha shfaqjen e saj të fundit në këtë teatër. Pasi është shuar zhurma mediatike e divorcit të saj nga kantautori Pirro Çako, Inva ka menduar të krijojë një zhurmë tjetër në art, duke u rikthyer më një rol shumë interesant atë të një kukulle mekanike, pastaj të kurtizanes e në fund të një këngëtareje të dashuruar. Janë tre femra që Hoffmani i ka konceptuar në një, dhe për të cilat Inva është kujdesur që t’i sjellë me fytyrë pa rrudha dhe me linja të dobësuara të trupit. Këngëtarja është shfaqur në ekran dhe si imazhi i bankës Societe Generale në Tiranë. Ajo është pritur me shumë kuriozitet pasi vjen për premierën e saj të parë pas 20 vitesh. Thuhet që Inva ka filluar ndërhyrjet estetike për të rinuar pamjen e saj. Në fakt gjithmonë Inva është shfaqur e transformuar në sajë të fotografit Fadil Berisha, i cili i ka realizuar sete fotografish dhe madje një kalendar. Sopranoja u kthye në skenën ku nisi karrierën e saj në formën e saj më të mirë. Në operan komike “Përrallat e Hoffmanit”, ajo ishte protagoniste me tri role të ndryshme pikërisht; Olimpia, Zhulieta e Antonia. Kjo është hera e parë që Mula interpreton të tria këto role brenda një vepre të vetme.

Inva e mohoi lidhjen me Et’hemin një vit më parë

Sopranoja kishte planifikuar martesë të dytë me biznesmenin kosovar vitin e kaluar, por shtyrja e gjyqit të divorcit që i bëri Pirro, e detyroi sopranen të anulonte martesën që kishte planifikuar javën e fundit të qershorit në kështjellën e Davidit, në Jerusalem. Pas thashethemeve se arsyeja për ta bërë fakt divorcin me kantautorin kishte qenë lidhja e dashurisë me biznesmenin kosovar, ajo e përgënjeshtroi në një intervistë televizive, duke e komentuar thjesht si një miqësi dhe bashkëpunim në ndihmë të artistëve shqiptarë. Padia për divorc nga Pirro Çako, kishte si argument kryesor faktin se martesa nuk ishte më funksionale, pas kthimit të Pirros në Shqipëri. Ndërkohë ky i fundit u përpoq ta zvarriste sa më shumë këtë divorc, pas përhapjes së thashethemit se Inva tashmë ishte lidhur me biznesmenin kosovar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi