Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E heq nga Facebook-u, i djeg shtëpinë Empty E heq nga Facebook-u, i djeg shtëpinë

Wed 9 Nov 2011 - 15:55
E heq nga Facebook-u, i djeg shtëpinë 09book_0911111120_1-300x175Askujt nuk i pëlqen të refuzohet, qoftë për një vend pune, qoftë në marrëdhëniet personale dhe përjashtim nuk bën as Facebook-u.
Kur dikush na eliminon nga lista e tij e miqve gjithmonë na vjen pak inat: “Pse më hoqi? Çfarë kam bërë?”

Por, historia e mëposhtme i kalon kufijtë.

Në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një grua e quajtur Jennifer Christine Harris i vuri zjarrin shtëpisë së shoqes së saj Nikki Rasmussen sepse kjo e fundit e kishte hequr nga Facebook-u. Incidenti ndodhi kur Rasmussen po flinte me bashkëshortin, por fatmirësisht të dy dolën në kohë nga shtëpia.

Sipas policisë, gjithçka filloi kur Rasmussen i kërkoi Harrisit të krijonte një “event” në rrjetin e famshëm shoqëror për të ftuar disa miq në një festë që ajo donte të organizonte. Harris e bëri detyrën e saj, por ditët kalonin dhe shumë pak njerëz konfirmuan pjesëmarrjen. Rasmussen fajësoi shoqen për dështimin e festës dhe e hoqi nga lista e miqve në Facebook.

Harris u acarua aq shumë për këtë dhe shkoi në shtëpinë e mikes duke i vënë zjarrin garazhit dhe më pas flakët u përhapën në të gjithë shtëpinë.

Jennifer Harris tashmë është ndaluar nga policia dhe ka humbur punën e saj si mësuese.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi