- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Takat e larta, pse janë tepër të rrezikshme për shëndetin tuaj
Mon 14 Nov 2011 - 11:48
Tiranë, 12 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Takat e larta mund të jenë tepër në modë, por kjo lartësi e modës mund t’ju sjellë sërish të qëndroni sheshazi në tokë, për shkak të rreziqeve që sjell në shëndet.
Takat e larta janë tepër të pëlqyeshme nga femrat e kohës, ashtu sikurse edhe nga blerëset e famshme si Victoria Beckham.
Ekspertët paralajmërojnë se qëllimi për t’u dukur e gjatë, është çmenduri, duke fajësuar kështu një rritje të numrit të grave, të cilat sa vinë e më tepër veshin taka të larta.
Kërkesa e blerjeve është kaq e madhe, sa firmat Marks & Spencer kanë krijuar një varg të këtyre takave për këmbë specifike.
Një fizioterapist nga Hampstead, Zoti Sammy Margo paralajmëroi: “Unë kam vënë re një rritje të madhe të rreziqeve në shëndet, të cilat lidhen me përdorimin e takave tepër të larta.
Victoria Beckham ka veshur një palë të tilla dhe gratë e tjera po bëjnë të njëjtën gjë. Ata dëmtojnë shumë më tepër se thembrat e tyre, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Një nga plagët më të zakonshme nga takat shumë të larta është një ndrydhje e kyçit të këmbës. Gjithashtu mund të ndodhë ndonjë tendosje prapa trupit. Dëmtohet padyshim kurrizi, gjunjët dhe kofshët.”
a.k/NOA
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi