Këpucët e rrezikshme për shëndetin
Sun 20 Oct 2013 - 14:31
Të gjithë ne e njohim dhembjen e këmbëve, e cila provokohet nga këpucët me taka pas një nate të gjatë feste, ose lëndimin e thembrave të këmbëve pasi kemi ecur me këpucë të sheshta.
Pra, cilat janë këpucët më të rehatshme për t’u veshur dhe ato më të rrezikshme për shëndetin?
Për të qenë e bukur duhet të vuash
Po, por nuk duhet rrezikuar! Sara Xhesika Parker (Sarah Jessica Parker), aktorja protagoniste e serive të famshme “Sex and The City” (Seksi dhe qyteti), nga furia për të veshur taka apo “thumba” mbresëlënës, pati telashe të mëdha me shpinën, por edhe me këmbët, të cilat iu deformuan. Pas kësaj, pedikyristi i saj ia ka ndaluar kategorikisht që të veshë taka të larta. Një studim i sjellë nga disa mjekë specialistë ortopedë të kirurgjisë së këmbëve nga Nju Jorku, thotë atë që nuk duam të dëgjojmë: takat e larta janë armiqtë tanë më të këqij. Të zbulojmë përse!
Takat me thumb
Këpucët më të dhimbshme dhe të rrezikshme janë ato me takën si thumb. Gratë që veshin shpesh taka të larta janë më shumë në rrezik për t’iu zhvilluar problemet në gju dhe në shpinë.
Takat me thumb: sa më të larta aq më keq
Për doktor Nil Blitz (Neal M. Blitz), shefin e repartit të ortopedisë dhe kirurgjisë së këmbëve të spitalit njujorkez të Bronx-Lebanon, ekziston një rregull i thjeshtë: “Për një gjatësi takash prej 2.5 cm, 25% e peshës suaj totale i shtohet asaj që ndieni mbi nyjën e këmbëve tuaja. Sa më të larta të jenë takat, aq më shumë shtohet dhimbja. Takat me thumba nuk ofrojnë asnjë mbështetje për këmbët, asnjë mbrojtje ndaj goditjeve dhe asnjë qëndrueshmëri. Por le të shohim rreziqet e llojeve të tjera të këpucëve.
Çizmet e gjata
Edhe çizmet me taka të larta mund të jenë shumë të dhimbshme, por sigurisht janë më pak të rrezikshme nga takat me thumb, duke qenë se kavilja ka një mbështetje më të madhe.
Shapkat me gisht
Të gjithë i adhurojnë ato, sepse janë të rehatshme dhe të lehta. Por ekspertët nxjerrin alarmin: ndryshojnë mënyrën natyrale të të ecurit dhe mund të jenë pak higjienike. Pra, ato nuk janë shumë të shëndetshme për mbajtjen e trupit tuaj dhe mund të shkaktojë tendosje dhe inflamacion te thembrat.
Pupat (balerinat)
Edhe këto janë mjaft praktike dhe joformale, por nëse edhe këto kanë pak takë atëherë i bëjnë keq shëndetit të këmbëve dhe jo vetëm. Dëmet e shkaktuara nga pupat janë një ndikim i tepruar mbi gjunjë, ije dhe shpinë. Qëndrimi i diktuar nga kjo lloj këpuce është në fakt krejtësisht i gabuar.
Këpucët ortopedike
Taka më e përshtatshme për këmbët tona është nga 3 në 4 cm maksimumi, një masë e cila e lejon mirë ndarjen e peshës mes thembrës së këmbës dhe kurrizit të saj. Prandaj lini mënjanë edhe këpucët ortopedike, pasi ato bëjnë që e gjithë pesha trupore të bjerë mbi pjesën e përparme të këmbës, duke shkaktuar dëme në shpinë dhe nyje.
Çizmet e shkurtra
Ato përfaqësojnë një kompromis të mirë ndërmjet komoditetit dhe sigurisë, për shkak se kyçi i këmbës rri i mbuluar. Por taka nuk duhet të jetë shumë e lartë, sepse ndryshe rrezikohet të keni probleme me shpinën dhe inflamacion të muskujve.
Atletet konversë
Ato kanë një taban shumë të ulët dhe për këtë nuk i bëjnë mirë shëndetit të këmbëve, sidomos shputave dhe thembrave. Gjëja e mirë në lidhje me këto këpucë është fleksibiliteti dhe përshtatja e tyre me formën e këmbës, janë edhe më të sigurta se shapkat me gisht.
Çizmet e shiut
Për gratë këto çizme janë një aksesor mjaft i rëndësishëm kur jashtë bie shi. Ato ofrojnë një zgjidhje të përsosur, sepse përfaqësojnë një kompromis të mirë ndërmjet rehatisë dhe stilit. Problemi i vetëm që mund të hasim me to është fakti se, duke qenë prej gome, ato nuk i lejojnë këmbët të marrin “frymë” dhe ngurtësia e tyre mund të shkaktojë dëme sidomos të kyçeve. Dhe për ta mbyllur, këpucët më komode dhe që i bëjnë më pak keq shëndetit janë klasiket, të dashurat, atletet e gjimnastikës. Me ato, me kusht që të jenë fiks të numrit tonë të këmbës, mund të shkojmë ku të duam pa pasur asnjë problem.
/ Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi