Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, sekuestrohet punishtja me pije të rrezikshme për shëndetin Empty Tiranë, sekuestrohet punishtja me pije të rrezikshme për shëndetin

Fri 2 Dec 2011 - 14:02
Tiranë, sekuestrohet punishtja me pije të rrezikshme për shëndetin 37037_1TIRANË- Në kuadër të operacionit të koduar "Redon", policia e kryeqytetit sekuestroi mbrëmjen e djeshme një punishte me pije alkoolike të palicencuar dhe të rrezikshme për shëndetin.

Përmes një njoftimi për mediat, policia bëri të ditur se ndaloi pronarin e punishtes, shtetasin Fatmir Haka, 54-vjeç, i akuzuar për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Sipas policisë, punishtja e pijeve ishte e palicencuar dhe e paregjistruar në organet tatimore, duke iu shmangur kështu detyrimeve tatimore.

Materialet hetimore në ngarkim të 54-vjeçarit Haka i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi