Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Megaupload”, sekuestrohet koleksioni i makinave të hackerit Empty “Megaupload”, sekuestrohet koleksioni i makinave të hackerit

Wed 25 Jan 2012 - 17:26
“Megaupload”, sekuestrohet koleksioni i makinave të hackerit 50711ZELANDE E RE - Pas mbylljes së websitit “Megaupload” dhe arrestimit të themeluesit të saj , Kim Schmitz, policia në Zelandën e Re sekuestroi pronat e këtij të fundit, duke përfshirë edhe koleksionin e makinave të tij luksoze.
Pasuria e gjermanit është e pallogaritshme, por aktualisht janë sekuestruar disa nga pronat e tij në të gjithë botën, me vlerë 175 milionë dollarë.

Mes këtyre pronave ka rënë në sy një koleksion makinash luksoze, ku përfshihen 16 Mercedes tipe të ndryshme, një Rolls-Royce Phantom, dy Cadillac të vitit 1957 dhe 1959, një Maserati GranCabrio, një Lamborghini, 2 Mini dhe një Harley Davidson.

FBI-ja e arrestoi gjermanin Kim Schmitz pak ditë më parë, nën akuzën e shkeljes së të drejtave të autorit, përmes shfaqjes së paautorizuar të filmave në internet. Sipas FBI-së, Schmitz ka shkaktuar në total një dëm prej 500 milionë dollarësh nga pirateria e filmave.

Emri i Kim Schmitz është i njohur edhe për të apasionuarit e makinave, pasi ai është fituesi i garës rally “ Gumball 3000” në vitin 2001.

(er.nu/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi