Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jetonte në Vlorë, prangoset një hungarez për pastrim parash Empty Jetonte në Vlorë, prangoset një hungarez për pastrim parash

Wed 16 Nov 2011 - 14:03
Jetonte në Vlorë, prangoset një hungarez për pastrim parash Para1Vlorë, 16 nëntor 2011, NOA – Hungarezi 55-vjeçar, Laszlo Vincze, lindur në Szekszard Hungari, jetonte prej dy vitesh në Vlorë, ku kishte ngritur biznesin e tij, ndërkohë që autoritetet e drejtësisë hungareze e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Ai akuzohet për tri akuza, për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Mashtrim” dhe “Evasion fiskal”, për të cilat u prangos mbrëmjen e të martës nga uniformat blu të Vlorës.

Aksioni policor i koduar “Wanted” u finalizua rreth orës 22:00, i të martës.

Policia e Vlorës njofton se Laszlo Vincze ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi, ku kishte krijuar firmën e vet “Elvis L&M” sh.p.k, e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.

Për këtë arsye, uniformat blu të qytetit më 29 shtator të këtij viti nis edhe procedimi penal të pastrim parash.

Në momentin e arrestimit, në banesën e marrë me qera në lagjen “10 Korriku” shtetasit hungarez iu gjetën këto materiale në cilësinë e provës:

16 vula kompanive të ndryshme me aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe jashtë saj;

një armë gjahu teke me leje të organeve kompetente;

automjeti fuoristrada i markës Chevrolet;

një sërë faturash të ndryshme transaksioneve bankare;

si dhe dokumenta të ndryshme, të cilat dyshohet se i shërbenin atij për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi