Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Adele rikthehet në web pas operacionit Empty Adele rikthehet në web pas operacionit

Wed 16 Nov 2011 - 14:15
Adele rikthehet në web pas operacionit Adele-noaSHBA, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Tashmë fansat janë qetësuar të gjithë. Adele është tepër e kënaqur pas operacionit në fyt për hemorragji në kordat vokale, të cilit iu nënshtrua në klinikën e SHBA.

Në blogun e saj, këngëtarja 23-vjeçare ka falënderuar të gjithë fansat e saj “për të gjithë mendimet pozitive dhe urimet që kishte marrë”.

“Jam duke u rikuperuar mirë – shkroi ajo – jam në rrugën e shërimit dhe shumë e gëzuar”. Më pas shtoi: “Operacioni ka përfunduar me sukses, duhet vetëm të pushoj deri sa mjekët të më japin lejen për të vazhduar”.

Këngëtarja ka falënderuar të gjithë fansat për pikët që i kanë dhënë duke bërë të mundur që të fitonte çmimin si Best pop video për këngën “Rolling in the deep”, për MTV Video Music Awards, që u zhvillua javën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi