Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lajini rrobat me mbi 60°C për të vrarë 100% bakteret Empty Lajini rrobat me mbi 60°C për të vrarë 100% bakteret

Thu 17 Nov 2011 - 22:23
Me dëshirën për të qenë ekologjikë, një numër i madh njerëzish po reduktojnë temperaturën e pastrimit të rrobave me makinë larëse. Por ekspertët janë të bindur se këto lloj përkujdesjeje ambientaliste kanë pasoja negative mbi shëndetin. Studimet vënë në dukje se larjet në temperatura të ulëta mund të mos jenë të mjaftueshme të vrasin bakteret e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje infektive. Sipas një studimi të “London School of Hygiene and Tropical Medicine” të sapo prezantuar nga “International Scientific Forum on Home Hygiene” në Londër, kjo mënyrë e larjes së rrobave është shumë e rrezikshme. Madje ekziston edhe alarmi për E.Coli, duke rrezikuar kështu shëndetin e gjithë familjes.

Sipas studimit, temperatura me të cilat duhet të lahen rrobat në lavatriçe nuk duhet të jetë më pak se 40 gradë, ndërsa idealja do të ishte ajo 60 gradë.

Ekspertët e alergjive tregojnë se t’i lash rrobat me 30 apo 40 gradë vriten vetëm 6 për qind e baktereve të pluhurit, krahasuar me një larje në 60 gradë që vret 100 për qind.

Edhe pse pjesa më e madhe e personave janë rezistencë ndaj infeksioneve të tilla, për ta që kanë imunitet të ulët, siç janë të moshuarit dhe njerëzit që sapo kanë dalë nga spitali, ky rrezik mund të shkaktojë probleme serioze. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi