Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nitta
Nitta
Komplet
Komplet
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3811
<b>Hobi</b> Hobi : Pushimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te Motra ime Essi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

10 gabime kur lani rrobat ..!!! Empty 10 gabime kur lani rrobat ..!!!

Thu 25 Apr 2013 - 17:23
Facoleta në lavatrice? Kontrollo. Corapet e bardha të bëra rozë? Të gjithë jemi gjendur në këtë situatë. Një corape e vetme? Po. Lexoni më poshtë që të zbuloni 10 gafat e larjes dhe shihni si mund ti shmangni ato.

Shtrydhja

Gradimi i lavatrices në temperaturë shumë të lartë, ose të lini pulovrën tuaj të preferuar në tharje shumë gjatë mund të cojë në tkurrje të rrobave. Në mënyrë që t’a riktheni në gjëndjen e parë, shtoni 3 lugë gjelle balsam flokësh në një ***** me ujë në temperaturën e dhomës dhe zhyteni në ***** pulovrën për 5 minuta, e më pas tërhiqini me kujdes fibrat që të marë formën fillestare. Thajeni me një peshqir të thatë.

Harroni rrobat në tharje

Ky është gabimi më i shpeshtë që ndoshta bëni kur lani rrobat. Nëse i lini rrobat shumë gjatë në tharje, ka shumë mundësi që të jenë gjithë rrudha kur ti vishni. Që ti rregulloni menjerë, vendosini rrobat dhe njëherë në tharje dhe fusni dhe një peshqir të lagur me to’.

Nuk lexoni etiketat

Lexoni gjithmonë etiketat e produkteve dhe rrobave që do të lani. Neglizhimi do të conte në rroba të tkurrura dhe të dëmtuara.

Ku janë corapet?

Cuditërisht corapet zhduken gjithmonë në vrimën e zezë e misterioze të lavatrices. Mbrojini ato duke i futur në qese rrjetë. Nëse gjeni ndonjë corape ” të vetmuar”, vërini në një ***** në dhomë derisa ti gjeni shokun.

Përdorni shumë detergjent

Shumë njerëz hedhin shumë detergjent në lavatrice, duke rezultuar në rroba të pista dhe lavatrice të prishura. Lexoni gjithmonë etiketat e detegjentëve që të dini sa të hidhni. Lavatricet e mira zakonisht përdorin më pak detergjent se lavatricet standarte

Gabime në klasifikim

Klasifikimi i gabuar mund t’ju kthejë bluzën e bardhe tërë njolla. Blini 3 kosha që t’ju ndihmojnë ti ndani në mënyrën e duhur të errëtat, të bardhat dhe ngjyrat para se ti fusni në lavatrice.

Kur harroni të zbrazni xhepat dhe të mbyllin zinxhirët

Sigurohuni që të kontrolloni xhepat, për buzkuq, shami dhe monedha.Gjithashtu mos harroni të mbyllni zinxhirët dhe cdo gjë tjetër që mbërthehet .

Lavatrice të tejmbushura

Ndoshta mendoni ja dhe këto xhinset dhe do e vë përsëri. Mos e bëni këtë gjë. Lavatricet e tejmbushura përfundojnë në rroba më të pista ose edhe në një lavatrice të prishur.


Kur harroni heqësin e njollave

Kur një njollë ndjen nxehtësinë e tharjes, atëherë vendoset akoma dhe më shumë dhe bëhet edhe më e vëshitrë për t’u hequr. Blini një heqës njollash në from stik, spray ose dhe detergjent enkas që mund t’a hidhni në lavatrice.

Era myk

E vutë lavatricen përpara se të mbaronit disa porosi dhe kur ktheheni në shtëpi vjen një erë e keqe. I latë përsëri rrobat në lavatrice shumë gjatë. Që të hiqni erën, rijalini rrobat me një porcion zbardhues për të bardhat, ose një zbardhues TË SIGURTË për ngjyra.10 gabime kur lani rrobat ..!!! Rroba-370x290
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi