Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Te dashur greke, mos beni gabime tani! Empty Te dashur greke, mos beni gabime tani!

Sat 16 Jun 2012 - 22:19
Greqia voton, Europa dridhet. Të dielën 9 milion grekë do të zgjedhin parlamentin e ri. Ata kanë në dorë nëse vendi i tyre do të qëndrojë në Euro- ose që kriza të përkeqësohet në mënyrë dramatike në mbarë Europën.Gazeta më e madhe gjermane, BILD, ka shkruar një letër të hapur për të gjithë grekët.Të dashur grekë,Ju jeni një popull krenar, një vend krenar. Të nesërmen do të zgjidhni sërish parlamentin tuaj. Ju thoni: Ne jemi të lirë.

BILD u thotë ju: Ju e keni në dorë. Ky është ndryshimi.

Nëse ju nuk keni nevojë për miliardat tona, mund të votoni cilindo batakçi majtas e djathtas që ju dëshironi.

Por që prej dy vitesh është fakt se nga bankomatet tuaja dalin euro sepse ne, gjermanët, dhe të tjera shtete të BE, i kemi futur aty brenda.

Por ne nuk e quajmë komike që ju në Greqi vazhdoni të na quani nazistë. Diçka duhet ta keni të qartë: Nëse tek ju fitojnë ato parti që duan t’i japin fund marrëveshjeve për reformat e kursimet- ne nuk do paguajmë më.

Marrëveshja ishte: Ju do e ktheni vendin në shina, ne do ju ndihmojmë të ecni përpara. Nëse ju nuk doni, as ne nuk duam. E keni ju në dorë.

Nesër është zgjedhja juaj. Por në fakt nuk keni zgjidhje. Ju duhet të zgjidhni mes dhimbjes së arsyeshme dhe shkatërrimit absolut.

Ne druhemi se ju nuk e keni kuptuar këtë gjë.

Përshëndetje.

BILD

Shqiperia.com
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Te dashur greke, mos beni gabime tani! Empty Re: Te dashur greke, mos beni gabime tani!

Sun 17 Jun 2012 - 8:47
Popull me vital se Germany ska ...ne EUROPE Te dashur greke, mos beni gabime tani! 1610623031
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi