Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Thu 17 Nov 2011 - 23:55
Me rritjen e popullaritetit të kumarit online, varësia ndaj kumarit ka filluar të kthehet në një çështje alarmante. Problemi me këtë varësi është mënyra se si ajo e paraqet veten në çrregullimin e sjelljes kur nuk trajtohet siç duhet. Ndihma profesionale dhe alternativat e trajtimit të varësisë nga kumari janë të vlefshme. E vetmja mënyrë për të mbrojtur të dashurit tuaj, është të tregoheni të kujdesshëm ndaj fakteve që rrethojnë varësinë e tyre. Këtu keni disa informacione të vlefshme: ǒështë varësia ndaj kumarit? Është një sjellje e cila çon në çrregullime në sfera të rëndësishme të jetës, si: profesionale, shoqërore, fizike dhe psikologjike. Kjo formë varësie përfshin edhe kushtet e njohura si fiksime. Personat e fiksuar (apo maniakë) shqetësohen edhe më shumë ndërsa luajnë dhe kanë një dëshirë të pakontrollueshme që të vazhdojnë të luajnë pavarësisht efekteve negative që ajo jep në jetën e tyre. Të varurit nga kumari vazhdojnë të vënë baste pavarësisht humbjes së vazhdueshme, gënjejnë, mashtrojnë qoftë edhe vjedhin për ta mbështetur këtë mënyrë jetese.



Statistikat

Një studim i fundit tregon se në Amerikë rreth 2,5 milionë të rritur vuajnë nga varësia ndaj kumarit, rreth 3 milionë quhen problematikë, rreth 15 milionë të rritur janë nën rrezikun e kthimit në kumarxhinj dhe 148 milionë futen në kategorinë e ulët të rrezikut. Kumari bëhet një nevojë që mund të jetë shkatërruese jo vetëm për individin, por edhe për familjen e tij/saj. Indeksi i varësisë ndaj kumarit tregon se 80% e sipër të të rriturve të këtij shteti janë përfshirë në kumar të paktën një herë në jetën e tyre.Poky studim gjithashtu tregon se më shumë se 500 miliardë dollarë shpenzohen çdo vit në baste. Sipas statistikave, çdo vit, të paktën 2.9% e popullsisë së rritur bien në kurthin e kumarit apo futen në kategorinë e kumarxhinjve patologjikë. Studime të bëra mbi persona që konsumojnë alkool dhe kumar, tregon se alkoolistët problematikë kanë shumë mundësi të bëhen kumarxhinj problematikë.

Për një të fiksuar pas kumarit, nuk shihet si problem thjesht varësia, por aftësia e tij për të zgjidhur probleme të caktuara. Varësia shpesh shoqërohet me probleme të tjera, si: çrregullime të humorit, çrregullime të personalitetit dhe depresion. Shumica e të varurve nga kumari kanë gjithashtu probleme me drogat dhe abuzim me alkoolin. Kërkime të ndryshme po përpiqen të shpjegojnë shkaqet e varësisë së fortë ndaj kumarit.



Ndihma

Në Amerikë ekzistojnë shoqatat e Kumarxhinjve Anonimë. Njerëz të prekur nga një ves i tillë e konsiderojnë veten të dobët në çështjet morale. E vetmja zgjidhje për ta është që t’i pranojnë mangësitë e tyre dhe të kenë një dëshirë të madhe për ta lënë këtë zakon. Ka shumë që kalojnë përvoja të frikshme para se të pranojnë faktin se kanë nevojë për ndihmë. Studimet të kryera për këtë çështje tregojnë se një person i varur nga kumari nuk mund të jetë kurrë një lojtar normal dhe se vesi do të rikthehej. E vetmja zgjidhje është t’i japin fund këtij vesi gradualisht.



Trajtimi i të varurve nga kumari

Për pacientët e varur nga kumari, trajtimet janë në formën e mjekimeve dhe fizioterapisë, ashtu siç punojnë qendrat e rehabilitimit për të droguarit. Terapia me këta persona nënkupton sidomos punën me sjelljen në mënyrë që të rrënjosin ide pozitive dhe të largojnë ato negative. Aktivitetet dhe grupet mbështetëse shërbejnë si një ndërmjetës për këshilla e bisedime. Medikamentet që u jepen të varurve nga kumari janë zakonisht anti-depresantët. Është e rëndësishme të eksploroni alternativa të ndryshme të vlefshme për varësinë nga kumari dhe të zgjidhni një të përshtatshme duke pasur parasysh sidomos moshën e personit dhe pikën në të cilën ka arritur varësia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi