Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shifrat e bashkisë, shteti humb 936 mln lekë në vit nga kumari në Tiranë Empty Shifrat e bashkisë, shteti humb 936 mln lekë në vit nga kumari në Tiranë

Tue 4 Sep 2012 - 14:27
Shifrat e bashkisë, shteti humb 936 mln lekë në vit nga kumari në Tiranë KazinoPërpos minimizimit të efekteve sociale, duket se nisma e Bashkisë Tiranës për transferimin në periferi të kazinove, ka të bëjë edhe qëllimin për rritjen e të ardhurave për pushtetin lokal, por edhe për atë qendror nga ky aktivitet. Gjatë muajve të fundit, tregu i lojërave të fatit po zgjerohej në mënyrë të ndjeshme me hapjen e pikave të reja thuajse në çdo cep rrugice apo pallati duke u bërë mundësia e parë e zëvendësimit të ambientit të liruar nga ndonjë biznes që mbyllej. Nisur nga ky zhvillim, por edhe mbështetja e fortë politikë dhe financiare që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme kumari në Shqipëri, ky treg filloi t’i dilte nga duart organeve përgjegjëse duke bërë që edhe në mes të qyteteve të ushtronin aktivitet pika të pa licencuara, të cilat nuk shqetësohen aspak edhe nga inspektorët e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Bashkia e Tiranës deklaroi pak ditë më parë se në kryeqytet ushtrojnë aktivitet plot 600 salla lojërash fati duke mos specifikuar nëse bëhet fjalë për kazino apo baste sportive, ndryshim i cili vërehet ndjeshëm në përllogaritjen e detyrimeve të pa paguara. Në lidhje me këtë, burime konfidenciale nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, bëjnë me dije se nga numri i dhënë, 150 salla të palicencuara janë kazino, kurse pjesa tjetër, salla bastesh sportive. Mos licencimi i këtyre sallave sjell dëme në buxhetin e pushtetit lokal, por më shumë tek buxheti i shtetit. Kjo, për faktin se lojërat e fatit kanë taksa të larta dhe rrjedhimisht gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme.

I kontaktuar nga gazeta, Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Besnik Çobaj preferon të mos bëjë asnjë koment në lidhje me shifrat e publikuara nga Bashkia e Tiranës për numrin e sallave të kumarit që ushtrojnë aktivitet pa licencë në kryeqytet. Por sa është detyrimi që nuk paguajnë këto biznese? Sipas ligjit për lojërat e fatit, për çdo sallë të hapur në Tiranë, kompania mëmë duhet të paguajënjë tatim fiks prej 400 mijë lekë në muaj. Krahas kësaj, ligji parashikon një detyrim prej 100 mijë lekë në muaj për çdo makinë elektronike që deklarohet se është vendosur dhe funksionon në atë sallë. Sipas një llogarie të thjeshtë, buxheti i shtetit humb 60 milionë lekë (150 salla X 400 mijë lekë tatim fiks çdo muaj) në muaj ose 720 milionë lekë në vit (150 salla X 400 mijë lekë tatim fiks në muaj X 12 muaj) vetëm nga ushtrimi i aktivitetit në mënyrë të jashtëligjshme. Duket se problemi më i madh nuk janë sallat, por makinat elektronike që deklarojnë kompanitë. Nga vëzhgimi i bërë disa muaj më parë nga gazeta duke konsultuar deklarimet në NJMLF dhe numrin e makinave nëpër salla, doli se në një numër të konsiderueshëm kazinosh gjenden shumë më tepër makina nga sa pasqyrohen në dokumente. Mos deklarimi bën që kompanitë t’i shmangen taksave.

Krahas kësaj, sipas të dhënave konfidenciale nga NJMLF, një pjesë e mirë e sallave të basteve sportive (skedinat), mbajnë në ambientet e tyre makina elektronike të padeklaruara, numri i të cilave varion mesatarisht 4 deri në 5 të tilla duke bërë kujdes që të mos kalojnë numrin 10. Ky është limiti që bën të detyrueshëm marrjen e një licence për ushtrim aktiviteti si kazino. Në këtë mënyrë sallat e basteve bëhen strehë për makinat e kazinove duke u mundësuar atyre shmangien nga miliona lekë detyrime në muaj. Referuar shifrave, mos licencimi i sallave të basteve sportive dhe kazinove, i sjell buxhetit të shtetit një dëm vjetor prej 936 milionë lekësh. Kjo vlen vetëm për aktivitetin që ushtrohet në kryeqytet.





Milionat që humbasin nga skedinat

Kazinotë nuk janë të vetmet “mëkatare” që i shmangen detyrimeve të buxhetit të shtetit. Megjithëse janë më të pakta në numër, efekti në buxhet është shumë herë më i madh. Krahas tyre, shkaktarë të një dëmi të konsiderueshëm në buxhet duke mos u licencuar janë edhe bastet sportive. Mësohet se rreth 450 prej 600 sallave të deklaruara të pa licencuara nga Bashkia e Tiranës, janë pikërisht ambiente ku ushtrohet aktiviteti i basteve sportive (skedina). Krahas taksave të tjera, kompanitë mëmë duhet të paguajnë 40 mijë lekë në muaj për çdo pikë basti të hapur në kryeqytet. Llogaritë tregojnë se buxheti i shtetit humb 18 milionë lekë në muaj apo 216 milionë lekë në vit vetëm nga mos deklarimi i sallave. Ndërkohë, çdo kompani paguan tatim edhe 25 % të fitimit nga aktiviteti. Por duke mos deklaruar një pjesë të sallave, kompanitë arrijnë të fshehin edhe një pjesë të fitimit duke iu shmangur kështu për të dytën herë shlyerjes së detyrimeve ndaj buxhetit të shtetit.



Sallat nuk paguajnë as taksat në bashki

Ajo që prek drejtpërdrejtë buxhetin e Bashkisë së Tiranës nga mos licencimi i njësive të lojërave të fatit janë taksat dhe tarifat që paguhen në njësitë e qeverisjes vendore. Sallat e kazinove dhe ato të basteve sportive, i paguajnë bashkisë tarifë pastrimi, për vendosjen e tavolinave (nëse funksionon edhe si lokal), taksë tabele etj. Tarifa e pastrimit varion nga 9 700 lekë në 19 mijë lekë në vit, kurse taksa e tabelës për qëllime reklamimi është 45 mijë lekë metri/katror. Kazinotë përdorin zakonisht reklama të mëdha elektronike. Kjo e bën Bashkinë e Tiranës më të prirur për ta mbledhur në një vend të gjithë aktivitetin e kumarit në Tiranë duke i mundësuar vetës në këtë mënyrë edhe një mbledhje më të mirë të detyrimeve.



Shteti vjel 420 mln lekë në muaj nga kumari

Detyrimet që paguajnë kompanitë e kumarit, janë të ndryshme dhe fillojnë nga taksa fikse për çdo pikë e deri tek pagesa për çdo makinë elektronike që gjendet në sallë. Të dhënat nga NJMLF-ja, të siguruara nga gazeta, tregojnë se buxheti i shtetit vjel mesatarisht 420 milionë lekë në muaj vetëm nga aktiviteti i lojërave të fatit. Deri në fund të dhjetorit 2011, në të gjithë territorin e vendit funksiononin zyrtarisht rreth 2 200 makina elektronike. Këto janë makinat e regjistruara, por nuk është i vogël edhe numri i atyre të pa regjistruara. Ndërkohë, deri në fund të majit 2012, numri i makinave elektronike rezulton të jetë rritur edhe me 240.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi