Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare
Fri 18 Nov 2011 - 0:23
Lajme të mira për personat që janë mbi 55 vjeç: kush ecën ngadalë, shkon larg. Jo domosdoshmërish ata që ecin shpejt fitojnë garën. Deklarata të tilla të sjellin në mendje fabulën e famshme të Ezopit me breshkën dhe lepurin. Kjo fabul rezulton e vërtetë nëse zbatohet për trurin e njeriut: të rinjtë janë më të shpejtë në gjetjen e zgjidhjeve, por këto të fundit rezultojnë më pak efikase në krahasim me ato që gjenden nga personat 55 vjeç. Pra, të gjithë ata që i tremben pleqërisë duhet ta mposhtin këtë ndjesi, sepse, sipas studiuesve, është një periudhë e bukur e jetës, që herët ose vonë secili prej nesh do ta kalojë. Për këtë çështje gjejmë pohim edhe në botën e shkencës: truri i 55-vjeçarëve punon më shumë se truri i të rinjve. Nuk vihet në diskutim zgjuarsia, por mënyra se si e përdorim materien tonë gri: mesa duket rritja në moshë na bën të kemi më shumë përvojë dhe të bëhemi më të mençur. Këtë gjë e thekson një studim i Institute of Geriatrics i Universitetit të Montrealit në Kanada. Studiuesit kanë krahasuar një sërë testesh mes dy grupeve vullnetare, njëri përbëhej me persona nga 55 deri në 75 vjeç, tjetri nga djem dhe vajza të reja.
Duke analizuar reagimet cerebrale me një skaner, shkencëtarët kanadezë zbuluan se aktiviteti i trurit reagon krejtësisht ndryshe në varësi të moshës: përballë një gabimi, më të rinjtë aktivizojnë menjëherë disa pjesë të trurit për të vendosur se si ta ndreqin strategjinë dhe çfarë të bëjnë më pas; ndërkohë që të moshuarit marrin kohë, duke aktivizuar ato pjesë të trurit vetëm pasi kanë arsyetuar një copë herë. Me fjalë të tjera, pa u trembur nga gabimi, kursejnë energji dhe vlerësojnë mirë të gjithë faktorët para se të veprojnë.
Praktikisht të dyja grupet e përfunduan eksperimentin me të njëjtin rezultat, ose më saktë me të njëjtin numër gabimesh. Edhe pse grupit të më të moshuarve iu desh më shumë kohë për ta mbyllur eksperimentin, autorët e studimit theksuan se kjo gjë nënkupton një përdorim më të mirë të burimeve intelektuale që disponojmë.
Të rinjtë mund të të japin përshtypjen sikur janë më të zgjuar, sepse i përgjigjen një pyetjeje ose një problemi më shpejt (lepuri i Ezopit). Por kjo mund të jetë një shenjë papërvoje, ndërkohë që reagimi i të moshuarve tregon më shumë pjekuri dhe reflektim (breshka).
Pra, kjo është fitorja e eksperiencës mbi rininë. Një tru më i moshuar është i vetëdijshëm se nuk fiton asgjë duke qenë impulsiv, thotë profesor Oury Monchi, që ka drejtuar studimin. Tani kemi një provë neurobiologjike, që eksperienca fitohet me kalimin e viteve, sa më shumë plaket truri, aq më shumë mëson që ti administrojë më mirë burimet e tij. Jo gjithmonë shpejtësia të ndihmon që të fitosh garën. Për të fituar duhet të dish në veçanti se si ti përdorësh më së miri aftësitë e tua. Fabula e breshkës dhe e lepurit tregon karakteristikat pozitive të plakjes, duke na kujtuar se një tru më i vjetër ka më shumë besim në vetvete dhe nuk u trembet kritikave, përfundon studiuesi.
Megjithatë, para se ti gëzoheni moshës 55-vjeçare, duhet të kujtoni se Ezopi e shkroi edhe fabulën e dhelprës me rrushtë: që kur nuk arrin diçka, për shembull të kesh rini të përjetshme, hiqesh sikur kjo gjë nuk është edhe aq e rëndësishme, ama shpirti të qan.

- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare
Fri 18 Nov 2011 - 0:57
Deri atehere keshtu do rri une????
Pa permiresim??
Pa permiresim??
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi