Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Magjia e moshës 33-vjecare! Ja vitet më të bukura të jetës sonë Empty Magjia e moshës 33-vjecare! Ja vitet më të bukura të jetës sonë

Fri 20 Apr 2012 - 18:15
TIRANE - Për shumë persona, mosha 33-vjeçare është më e bukura. Zakonisht kujtohet me nostalgji nga njerëzit si mosha e artë, edhe pse ata mund të jenë të lumtur dhe më vonë. Ekspertët janë përpjekur të zbulojnë arsyen.Kur njerëzit mbushin 33 vjeç, shpesh i referohen viteve të Krishtit, duke menduar që ky është një numër fati, një moshë dhe etapë e veçantë e jetës.Kjo konfirmohet edhe nga një studim, sipas të cilit, mosha 33-vjeçare, për shumë persona, është më e bukura dhe më e lumtura, duke e krahasuar me të gjithë pjesën tjetër të jetës. Të gjithë e kujtojnë me nostalgji këtë periudhë. “Mosha 33-vjeçare është më e bukura e jetës sonë”, shkruhet në raportin e sondazhit të kryer nga sajti anglez i internetit “Friends Reunited”. Sondazhi i kryer mes të rinjve ka pasur një qëllim të vetëm: të kuptojë se cila është mosha që përkon me periudhën më të lumtur të jetës së çdo njeriu. Gjithçka do të varej nga përgjigjet e të anketuarve. Për 7 në 10 persona, mosha më e bukur e njeriut, ose periudha e artë, është kur mbush 33 vjeç.

Të gjithë të anketuarit që ishin mbi moshën 40 vjeç shprehën mendimet në favor të moshës 33-vjeçare. Për 53% kjo ka qenë periudha më zbavitëse e jetës, ndërsa për 42% kulmonte me periudhën më optimiste drejt së ardhmes.

Por prej nga buron kjo lumturi? Ndoshta jo nga numri, por nga gjërat që rrotullohen rreth kësaj moshe; nga gjithçka që sjell momenti. Duke marrë parasysh faktin që njerëzit janë të ndryshëm mes tyre, nuk do mend që të tilla do të ishin edhe përgjigjet: për 1 në 3 persona, lumturia i detyrohej faktit që kishin sjellë në jetë fëmijë, ndërsa për 1 në 5 persona lumturia dhe suksesi ishin vlerat që bashkonin dy njerëz.

Në moshën 33-vjeçare, optimizmi i bën njerëzit më të predispozuar për të parë anën pozitive të jetës. Kjo shpjegohet edhe me faktin sesi 38% e të intervistuarve kanë deklaruar se ndihen shumë herë më pak të stresuar kur ishin 33 vjeç. Po ashtu, 31% janë përgjigjur se në atë periudhë të jetës e kanë ndjerë më shumë se kurdoherë tjetër se familja ka qenë më e bashkuar.

Për sa i përket shkollës, rezultatet nuk kanë qenë aq mbresëlënëse. Duke u kthyer pas në vite, për 94% të të anketuarve shkolla nuk ishte motiv i ndonjë kënaqësie të veçantë, ndërkohë që vetëm 6% kanë deklaruar se ishin të lumtur që dikur kishin frekuentuar universitetin. Gjithashtu vetëm 16% pohuan se kishin pasur një fëmijëri të lumtur.

“Tridhjetë e tre vite jetë janë një kohë e mjaftueshme për të folur me bindje të plotë rreth fëmijërisë dhe adoleshencës, gjithmonë pa humbur energjinë dhe entuziazmin e rinisë”, shpjegon për “Daily Mail”, psikologia Donna Daëson. “Në këtë moshë pafajësia humbet, por sensi ynë i realitetit ndërthuret me një ndjenjë të fortë shprese; kur jemi 33 vjeç shpirti mbushet me besim dhe besojmë shumë te vetja për talentin dhe aftësitë tona”, thotë ajo. Meqenëse në thelb mosha 33-vjeçare është numër magjik dhe fakti që mishërohet me moshën e Krishtit, ndoshta ka një arsye.
Të lumtur në rini, të pasur në pleqëri

Lumturia është një kusht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në jetën e njeriut, edhe pse ndonjëherë është e rrallë. Në fakt shumë studime theksojnë se të qenit i lumtur i bën mirë shëndetit dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve. Sipas disa ekspertëve të tjerë, nëse jeni të lumtur në rini, ka gjasa që të bëheni të pasur, ose të fitoni më shumë para se të tjerët në pleqëri. Kjo pohohet edhe nga dy profesorë anglezë ekonomie, sipas të cilëve personat që janë të lumtur në rini dhe vazhdojnë të jenë të tillë edhe në pleqëri, zakonisht janë produktivë dhe në thelb bëjnë më shumë karrierë. Për të arritur në këtë përfundim, dy ekonomistët bënë një sondazh si dhe sa ndikonte lumturia në rritjen e të ardhurave me kalimin e viteve. Sondazhi u krye te 90 mijë persona. Përmes tyre, studiuesit analizuan nivelin e lumturisë gjatë viteve të para të jetës dhe sesi ajo ndikonte në punë dhe te të ardhurat gjatë viteve në vazhdim. Rezultatet treguan pikërisht se njerëzit që ishin më të lumtur gjatë rinisë, sot kishin poste të rëndësishme pune, me pagë të lartë, në krahasim me ata që ishin pak ose aspak të lumtur.

Nga studimi u vu re gjithashtu se të qenit i lumtur zakonisht nuk i bën mirë vetëm shëndetit psikofizik, por edhe “shëndetit të portofolit”, gjë që i lumturon njerëzit, edhe pse shumë persona nuk e pranojnë këtë gjë, madje përpiqen ta mohojnë./bw
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi