Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pogradec, helmimi i tre fëmijëve, mjekët, jashtë rrezikut Empty Pogradec, helmimi i tre fëmijëve, mjekët, jashtë rrezikut

Fri 18 Nov 2011 - 14:15
Pogradec, helmimi i tre fëmijëve, mjekët, jashtë rrezikut Ambulanca5Tre fëmijë janë helmuar gjatë ditës së sotme në një kopësht në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku sipas burimeve nga policia mësohet se janë helmuar tre fëmijët, ku më pas janë dërguar menjëherë nga edukatoret për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Dyshimet e para të ngritura nga policia është se ata mund të kenë konsumuar bar miu por kjo nuk është konfirmuar akoma nga mjekët specialistë. Ndërkohë që mjekët e spitalit të Pogradecit pohojnë se fëmijëve po u bëhet lavazh dhe më pas do të shihet se çfarë kanë konsumuar.


Policia e këtij qyteti ka nisur hetimet duke pyetur edukatoret e këtij kopshti mbi ushqimin që fëmijët kanë konsumuar. Ndërkohë që sipas policisë mësohet se fëmijët mund ta kenë gjetur lëndën helmuese në koridorin e kopshtit dhe pa e ditur se çfarë është e kanë konsumuar.

Ndërkohë që mjekët e spitalit të këtij qyteti bëjnë më dije se gjendja e fëmijëve është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa ata vazhdojnë të jenë nën mjekim intensiv në këtë spital. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi