Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spitali i Ohrit fajësohet për vdekjen e një pacienti Empty Spitali i Ohrit fajësohet për vdekjen e një pacienti

Fri 18 Nov 2011 - 14:16
Spitali i Ohrit fajësohet për vdekjen e një pacienti Familja-bibaFamilja Biba nga Belica e Strugës akuzon Spitalin e Ohrit për vdekjen e vëllait të tyre, Memet Biba në moshën e tij 42 vjeçare.

Familja Biba nga Belica e Strugës akuzon Spitalin e Ohrit për vdekjen e vëllait të tyre, Memet Biba në moshën e tij 42 vjeçare.

Mentor Biba, vëllai i të ndjerit akuzon spitalin si fajtor për vdekjen që ka ndodhur më 21 shtator të këtij viti nga mungesa e energjisë elektrike në këtë spital, shkruan Ina.

“Vëllait tim jeta i varej nga aparati respirator, aparat që iu ndal dhunshëm dhe shkaktoi vdekjen ë vëllait”, deklaroi Mentor Biba, duke shtuar se askush në spitalin e Ohrit, e as nga institucionet tjera kompetente nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për zbardhjen e rastit.

“Janë dokumentet si dëshmi për pohimin tim, se shkak i vdekjes është ndërprerja e funksionimit të aparatit, që e mbante gjallë vëllain dhe shpresa e vetme ishte pikërisht ai aparat. Nuk kam se si të konkludoj ndryshe pos se vëllain ma vdiqën në spital dhe as pas publikimit të rastit në INA, askush nuk u interesua për rastin dhe pohimet e mia, për ti vërtetuar ose për ti hedhë poshtë. Neglizhenca dhe mosinteresimi për zbardhjen e rastit, na bën që të dyshojmë me të drejtë”, theksoi Mentor Biba.

Por si pasoi vdekja dhe cilat janë dëshmitë e familjarëve. Familja Biba në fillim të muajit nëntor reagoi lidhur më vdekjen e vëllait në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit më 21 shtator të këtij viti, kur në orët e hershme të mëngjesit në mungesë të energjisë elektrike ishte ndërprerë aparati respirator që ndihmonte frymëmarrjen e të ndjerit. Sipas familjarëve, kjo ndërprerje e energjisë e ka shuar edhe jetën e Memetit dhe se ata lidhur me këtë ndërprerje të energjisë posedojnë dokumente valide zyrtare.

“Vëllai im tashmë i ndjerë Memet Biba, pasi kishte pësuar një infarkt celebral, më 19.09.2011, është hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, në repartin e neuropsikiatrisë, ku ndërroi jetë dy ditë më pas, për shkak se në spital nuk kishte rrymë elektrike, ndërsa vëllai im ishte i kyçur në një aparat nga i cili i varej jeta. Këtë më së miri e kuptojnë vetë mjekët e spitalit. Atë natë pa rrymë në spital, britmat dhe klithmat e pacientëve të shtruar ishin të shumta, por problem kishin edhe vetë personeli që as nuk arrinin të shohin asgjë në errësirë.

Jam detyruar të shkoj në pikën e karburantit tu blej shkrepsa me disa drita të improvizuara, që personeli të mundë të shohin se ku dhe kah lëvizin. Vëllai ndërroi jetë në orët e pasmesnatës, kur Spitali ngeli pa rrymë, që dëshmon edhe dokumentacioni se në çfarë ore ka ndërruar ai jetë. Vëllai im iku pikërisht sepse aparati në të cilin ishte i kyçur automatikisht u shkyç në mungesë të energjisë elektrike, ku në rastin konkret as mjekët nuk kanë pas kurrfarë mundësie tjetër për ti ndihmuar- duke lënë pas veti katër fëmijë të mitur dhe gruan, në gjendje të palakmueshme edhe materiale”, rrëfen Mentor Biba.

Dokumentet e lëshuara nga Spitali i Përgjithshëm në Ohër, si “fletëlëshimi”, “fletvdekja” tregojnë për gjendjen e rëndë të pacientit, tashmë të ndjerit Memet Biba.

Spitali ka ngelur pa energji elektrike, edhe pasi që është aktivizuar agregati, i cili në çastin e aktivizimit ka

Spitalin pa energji elektrike atë natë nuk e ka shpëtuar as edhe agregati i aktivizuar, i cili ka pësuar defect dhe spitali i Ohrit për 9 orë ka ngelur në tërësi pa energji elektrike.

“Me fjalë të tjera, papërgjegjësia ka qenë në nivelin e shkallës më të lartë, duke mos bërë kurrfarë përpjekje që të gjendet mënyrë alternative e furnizimit me energji elektrike. Faji për këtë hidhet gjithandej, por përgjegjësi deri më tani askush nuk merr dhe askush nuk është marrë në pyetje pse ka ndodhë kjo. Vetë drejtori i Spitalit, dëshmon edhe me shkrim, se Spitali ka ngelë pa energji elektrike gjatë asaj periudhe”, thekson Mentor Biba, i cili pohon se do të kërkojë përgjegjësinë në instancat më të larta shtetërore dhe qeveritare, duke nisur nga Ministria e Shëndetësisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi