Tradita Interesante - Veshjet popullore
Sun 20 Nov 2011 - 0:42
Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga
manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane
trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia
dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e
marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.
Tipet
kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me
fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi
me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra,
ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te
gjere, ashtu edhe ato në forme pantallonash, por te parat kane dale nga
perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket
dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te
ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket,
unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te
krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.
Per gra, tipet
kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme
kembane), kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me
dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate, njera perpara e tjetra prapa
dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek beli me
rrudha ose pala).
Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas
moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi krahinor mund te ishte me i
thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza
qe kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa
stoli, floket t’i mbulonte mire me nje shami dhe te mos vishte rrobe te
kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se
krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike
ishin te pamungueshme, madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me
sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre estetik, por edhe
funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi të vecante kishte
zbukurimi i kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej
nga zbukurimet.
Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat
me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin te pakta, grate
mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit,
psh. xhoken a perparjen.
Studimet e deritanishme, kane treguar se
pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te gjitha të njejten
moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine
e orientale, te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka
edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim
keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe “dalmatikes”
ilire, apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. Dhe
elementeve respektive, te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te
trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate
zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne
nje varg tiparesh origjinale, qe marrin vlerat e nje treguesi etnik, i
cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.
Pjesët kryesore të veshjes së nuseve janë: këmisha, dimitë, xhamadani, mitani, për*parsja, qorapet, opingat, duvaku dhe stolitë. Këmisha është e qepur prej mëndafshi. Rreth jakës, grykës dhe në fund të mëngëve zbuku*rohet me dantellën "zyrefe" të punuar me gjil*përë, me fije mëndafshi. Ajo ka motive florale e gjeometrike. Dantellës me motive të fletëve të zbukuruara me rruaza i thonë "yrnek me fleta gjinaqe". Nuset veshin dimi "qitjane" dhe mintan prej pambuku të blerë i cili është njëngjyrësh apo shumëngjyrësh. Materiali për dimi dhe mintan "lauraq" është sjellë nga Turqia. Dimitë kanë këmbëza "kama nautli" me gajtan ngjyrë portokalli të punuara me grep. Mbi këmishë nuset veshin xhamadan e metal "minton" prej materiali të njejtë si dim*itë. Ato poashtu veshin xhamadanin "jelek naut".
Ky xhamadan është i qepur prej somoti me ngjyrë manushaqe i zbukuruar me gajtanë ngjyrë portokalli. Një xhamadan i tillë i vjetër rreth njëqind vjet u evidentua në një shtëpi në Zgatar. Nuset gjithashtu veshin xhamadan të zbukuruar me fije ari. Përparsen "bofqa e kuqe" e endin vajzat e fejuara. Si nuse atë e veshin për herë të parë në ditën e katërt të martesës. Një përparse e nuseve është sjellë nga katundi Kuklibeg. Përparsja është en*dur prej pambuku me ngjyrë të kuqe me dy fletë pëlhure. Trualli ka ornamente të imta të renditura në breza me ngjyrë të bardhë. Ato janë të punuara prej leshi, pambuku dhe prej fijeve të telit të verdhë vezullues. Bordure ka dy fusha të ornamentuara me shumë ngjyra me motive florale. Në të dy anët e përparëses ka një zbukurim të vogël me ngjyrë të bardhë të punuar me gjilpërë. Mbi ta ka rruaza të imëta me ngjyrë kafe të mbyllët. Lidhet me dy gjallma prej pambuku me ngjyrë të bardhë e të kuqe. Përparësja tjetër është sjellë nga katundi Brrut i Vogël. Përparsja është endur prej pambuku me ngjyrë të kuqe të qelët me dy fletë pëlhure. Është zbukuruar larume" me ornamentin e zogjve që i quajnë «me zogj". Në dy skaje ka dantellë të bardhë "zyrefe". Qorapet thuren me pesë kërrapza "gjypnerë". Ato thuren prej leshi me ngjyrë të bardhë dhe zbukurohen me motive florale, gjeometrike e zoomorfe. Nuset mbathin opinga "vizllake" të cilat kanë lidhëse të zbukuruara me petëza ve*zulluese. Sot nusja vishet me fustan të bardhë të nusërisë dhe vë në kokë vello të bardhë. Dikur ajo ka vënë në kokë duvak të kuq me një grumbull leshi brenda. Prej stolive nuset përdorin kapuq, vathë, byzylyk, gjerdan, brez prej ari etj.
Nuset mbajnë kapuq me një rend monedhash prej ari dhe me një monedhë "mahmudije" në mes. Në familjet në gjendje të dobët ekono*mike në vend të monedhave prej ari përdoret imitimi i monedhave. Nuset dhe gratë e reja mbajnë vathë që formohen me përshtatjen e monedhave "hajrije" ose "rnahmudije". Monedha kapet me një paftë filigranike në formë të gjysmëhenës e cila zbukurohet me tre gurë me ngjyrë të kaltër. Këto stoli blihen në Prizren nga argjrentarët prizrenas. Vesh*jet kombëtare nuset i vendosin në arka prej druri.

Re: Tradita Interesante - Veshjet popullore
Sun 20 Nov 2011 - 0:45
Dimije me Xhamadan
Jeleku i Arit
Dimje
Veshje Nuserije
Jeleka te Arit
Jeleku i Arit
Dimje
Veshje Nuserije
Jeleka te Arit
- ChiaraKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 288
Hobi : kam shum se di ne cilin te specifikohem!
Vendndodhja : ku mami me lindi
Anetaresuar : 30/09/2011
Re: Tradita Interesante - Veshjet popullore
Sun 20 Nov 2011 - 15:36
SA VESHJE E BUKUR
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi