Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Tradita e propozimit për martesë Empty Tradita e propozimit për martesë

Sun 5 Dec 2010 - 21:30
Tradita e propozimit për martesë Propozim
Nëse partneri të kërkon zemrën, familja e tij të kërkon dorën. Është ndër të paktat raste kur modernizmi shkon krah për krah me traditën, të paktën në vendin tonë.


Përveç propozimit modern, në një moment romanticiteti-intim, ai i gjunjëzuar me unazë në dorë, në familjet shqiptare vazhdon dhe propozimi tradicional-kolektiv, ai i të kërkuarit të dorës në familjen e vajzës nga një numër i konsiderueshëm njerëzish të palës së djalit.

Mandi dhe Elira janë një çift modern. Ata janë njohur prej vitesh me njëri-tjetrin dhe madje kanë bashkëjetuar, e megjithëkëtë familja e djalit brenda të gjitha rregullave të traditës ka kërkuar dorën e vajzës.

“Pas një pritjeje të shkurtër vendosëm të ndanim dhe datën për fejesë siç është edhe tradita. Natyrisht familjes së çunit i takon të kërkoj dorën. Është daja që e bën këtë kërkesë”, thotë Mandi.

Në fakt riti i ka të mirëpërcaktuara rregullat e kërkimit të dorës. Këtë sipas antropologut Nebi Bardhoshi, ndryshe nga ç’propozon moderniteti, s’mund ta bëjë vetëm djali.

“Sipas traditës është e turpshme të kërkosh bashkëshorte, por si normë gjendet një person që njeh dy familjet dhe luan rolin e mblesit”, shpjegon Nebiu.

Megjithëse çdo gjë ishte thjesht formalitet dhe ata njiheshin prej kohësh, Mandi dhe Elira e kujtojnë këtë moment si shumë emocionues.

“Në momentin që familja e Mandit erdhi të kërkonte dorën na u duk sikur të gjithë ishim në siklet dhe asnjë nuk fliste. Kjo mbase sepse ishte duke u krijuar një familje e re”, tregon Elira.

Ajo kujton se ka përjetuar më shumë emocione dhe sesa në momentin kur propozimi ishe ende në hapin e parë, atë mes saj dhe Mandit. Por si kalohet pragu i emocioneve që ofron ky moment? Zakonisht në traditë kjo detyrë i mbetet shkuesit.

“Ka një proçedurë shumë strikte në kërkimin e dorës. Është pothuajse e uniformizuar, jo e kodifikuar me nene dhe duket të ketë një rrjedhë llogjike, pa ofenduar asnjë palë”, shprehet Nebiu.

Në rastet kur çiftet janë njohur vetë, ashtu sikurse Elira dhe Mandi pak mbetet për të thënë.

“Daja duke qenë se kishim kohë që njiheshim. Daja u tha krushqëve se ne traditën do e bëjmë, pavarësisht së këta e njohin njeri-tjetrin”, thotë Mandi.

Pasi mbaron vizita, i mbetet familjes së vajzës pjesa më e vështirë, ajo e kthimit të përgjigjes.

“Sipas zakonit familja e vajzës e vonon përgjigjen, kjo për të treguar se ata po e marrin kërkesën seriozisht”, shprehet Nebiu.

Por sigurisht që nuk ka ndodhur kështu me familjen e Elirës.

“Ne e kishim filluar bashkëjetesën, familja e dinte. Babai ishte dakord me zgjidhjen time”, tregon Elira.

Kthimi i përgjigjes është një moment që krijon humor për çiftet e ditëve të sotme, e megjithatë riti vazhdon.

“Normalisht familja e vajzës erdhi dhe pranoi dorën time”, thotë Mandi.

Vetëm pas këtij momenti thuhet se u pinë kafet, sepse enigmatisht, pirja e kafesë në të tilla rastet merr rëndësinë më të madhe që mund të marrë ndonjëherë ky xhest.

“Kafja ka marrë simbolikën e nënshkrimit të kontratës”, shpjegon Nebiu.

Por megjithë formalitetin që krijon rasti, të dy të rinjtë mendojnë se tradita është e pashmangshme dhe e dëshirueshme. Pikërisht në këto momente kupton se ajo ka të bëjë me një proçes shumë interesant psikologjik: atë të konfirmimit të pëgjegjësive që merr në momentin e propozimit intim.

Janë ca pjesë të traditës që në subkoshiencë të bëjnë më të përgjegjshëm”, thotë Mandi.

Dhe në fakt funksionalitetin e traditës duket se e nënvizojnë edhe tendencat akuale në Shqipëri dhe në botë.

“Studiuesit thonë se ka një rikthim të këtyre ritualeve pasi ato e bëjnë me harmonike jetesën në çift”, shpjegon Nebiu.

Roli i kërkimit të doës ka marrë trajta të ndryshme tanimë. Ajo që promovohet sot nga mënyra si jetojmë është liria e individit. Ai është përcaktuesi i zyrtarizimit të lidhjes në çift. Por siç duket, tradita ende ka fuqinë e saj në këtë zyrtarizim. Sesa do zgjasin këto tendenca nuk mund ta thonë as vetë studiuesit e shkencave sociale./tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi