Konferenca “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”, shenjë e qartë e udhës së mbarë që po merr ballkanistik
Tue 22 Nov 2011 - 16:09
Nga Kolec Topalli
Në datat 10-11 nëndor 2011 në Prishtinë zhvilloi punimet e saj konferenca shkencore ndërkombëtare “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit”. Ajo u organizua me kujdesin e veçantë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shqipërisë dhe përfaqëson aktivitetin me përmasat më të mëdha të këtij fillim shekulli në këtë fushë të rëndësishme të dijes. Konferenca dyditore është gjithashtu aktiviteti më i madh dhe më i rëndësishëm që u zhvillua në godinën e re të Akademisë së Kosovës, një dhuratë e bukur dhe e merituar, që ia solli akademikëve liria dhe puna e tyre e lavdrueshme.
Është merita e akademikëve dhe e dijetarëve të Kosovës, sidomos kryesisë së saj, që mundën të mbledhin në një konferencë të përmasave të tilla jo të zakonshme albanologët, ballkanistët, sllavistët, helenistët, turkologët e romanistët e shumë shteteve nga tre kontinente. Takime të tilla jo vetëm çojnë përpara studimet e kësaj fushe, por ato hapin horizonte të reja për studime të mëtejme dhe vënë në kontakt dijetarët e shumë vendeve duke qenë premtues për takime të tjera po kaq të gjera dhe po kaq të frytshme.
Për dy ditë radhazi konferenca trajtoi probleme të shumta të fushës së ballkanistikës, sa e lëvruar në shekullin e kaluar, po aq me probleme ende të pazgjidhura në shekullin tonë, të cilat janë trajtuar në shumë studime të dy shekujve të fundit dhe përmbledhtas në veprën “Linguistique balkanique. Problèmes et résultats” të Kristian Sandfeldit.
Në konferencë u mbajtën gjithsejt 43 kumtesa nga gjuhëtarë që lëvrojnë shqipen në shtetet e mëposhtme: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Mali Zi, Itali, Gjermani, Austri, Francë, Rusi, Poloni, Çeki, SHBA, Moldavi. Punimet e paraqitura u përkasin degëve të ndryshme të gjuhësisë, siç janë: leksikologjia e leksikografia duke përfshirë edhe frazeologjinë, gramatika bashkë me fjalëformimin dhe morfo-sintaksën, fonetika me fonologjinë, onomastika me antropologjinë e toponiminë etj.
Për fushën e gramatikës, ku elementet e përbashkëta të gjuhëve ballkanike kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e gjuhëtarëve, u mbajtën kumtesat: “Format e futurit të shqipes në raport me gjuhët e Ballkanit” nga Besim Bokshi; “Shqipja dhe rumanishtja në vështrim ballkanistik” nga Rexhep Ismajli; “Ç’dëshmon mënjanimi i paskajores në gjuhët ballkanike?” e Shaban Demirajt; “Disa veçori të urdhërores në gjuhët ballkanike” nga Wilfried Fiedler; “Problemi i urdhërores treguese në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të Ballkanit” nga Victor Friedmant; “Tipologji romane dhe ballkanike në strukturën gramatikore të shqipes” nga Seit Mansaku; “Case as nominal property: the interaction of DOM and discourse-linking in Shkodër pronouns” nga Rita Manzini e Leonard Savoia; E ardhmja e tipit do + lidhore si dukuri dialektore dhe ballkanike në gjuhën shqipe” nga Bardhyl Demiraj; “Prania e infinitivit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe” nga Imri Badallaj; “Sa ballkanike janë mënyrët e foljeve të shqipes, kushtorja dhe habitorja?” nga Blertë Ismajli; “Një strukturë alternative foljore në gjuhën shqipe: ndikimi prej një gjuhe të arealit ballkanik” nga Julie Kolgjini.
Problemeve të morfo-sintaksës, lidhur sidomos me trajtat e shkurtra dhe nyjat si dukuri të kësaj fushe, i kushtohen kumtesat: “Bashkësia e “trajtave të shkurtra të përemrit vetor” dhe zgjedhimi subjektor-objektor sui generis në gjuhën shqipe dhe në gjuhët ballkanike” nga Remzi Përnaska; “Përsëritja e nyjës para elementeve të sintagmës në shqipe dhe greqishte dhe problemi i nyjës shquese në shqip” nga Aristotel Spiro; “Nyja e prapavendosur në gjuhët e Ballkanit – ngjashmëri dhe dallime morfo-sintaksore” nga Teuta Abrashi. Ndërsa fjalëformimit të gjuhëve ballkanike, si një fushë e lidhur ngushtë me gramatikën, iu kushtuan kumtesat: “Syntactic methods in word formation on the basis of contrastive word formation of the balkan languages” nga Artur Karasi?ski dhe “Disa ndikime të greqishtes në fjalëformimin foljor të arbërishtes së Italisë” nga Francesco Altimari.
Fushës më të lëvizshme dhe më të ndryshueshme, leksikut, me një vështrim historik të problemeve, i kushtohen kumtesat: “Shqipja dhe gjuhët fqinje” nga Idriz Ajeti; “Saktësime rreth fondit leksikor të quajtur “rumuno-shqiptar” nga Marcu Gabinski; “Mbi turqizmat në të folmet arbëreshe” nga Matteo Mandala; “Shtresëzimit kronologjik dhe shtrirja dialektore e huazimeve sllave të shqipes së shek. XVII” nga Anila Omari; “Rreth vlerësimit të huazimeve sllave në gjuhën shqipe” nga Xhelal Ylli, “Elementet latine në shqipen dhe rumanishten, vështrim tipologjik dhe semantik” nga Evalda Paci. E lidhur me leksikologjinë, për fushën e frazeologjisë u mbajt kumtesa: “Mallkimi si çështje e frazeologjisë ballkanike” nga Martin Surov?ák.
Për fushën e leksikografisë u mbajtën kumtesat: “Korpusi i gjuhës shqipe – rezultatet e para, problemet dhe detyrat” e Nebi Cakës dhe Ali Cakës; “Korpuse gjuhësore për shqipen” nga Besim Kabashi; “Për një fjalor ballkanik të turqizmave” nga Lindita Latifi; “Korpusi i gjuhës shqipe: drejtimet kryesore të punës” e Timofej Arkhangelskijt, Mikhail Danielit, Maria Morozovas dhe Aleksandër Rusakovit; “Shtresimi i huazimeve nga gjuhët ballkanike në një fjalor etimologjik” nga Kolec Topalli. Fushës së fonetikës dhe fonologjisë i kushtohet kumtesa: “Lidhjet fonetike shqipe-ballkanike” nga Irena Sawicka.
Marrëdhëniet ndërmjet gjuhëve ballkanike disa kumtesa i kanë vështruar për një periudhë më të hershme që i kapërcen dy mijëvjeçarët tanë, duke hulumtuar marrëdhëniet gjuhësore edhe ndërmjet gjuhëve që vijojnë jetën e tyre nëpërmjet gjuhëve të reja, bijave të tyre. Të tilla janë kumtesat: “Protoshqipja në mesin e gjuhëve të lashta të Ballkanit” e Heiner Eichner dhe “Gjurmë interferimesh emërtimi helen(iko)-greke, ilir(iko)-albane dhe ital(ik)o-romane në fushë të etnonimisë” e Shefki Sejdiut.
Ka pasur kumtesa që marrëdhëniet ndërmjet gjuhëve ballkanike i kanë shikuar në kuadrin dialektor, si ndikime arealesh, siç është kumtesa “Konsiderata të përgjithshme për rolin e shqipes në formimin e bashkësisë gjuhësore ballkanike” e Bahri Becit. Nuk kanë munguar as trajtimet për problemet e onomastikës në plan historik. E tillë është kumtesa për fushën e toponimisë “Gjurmë të latinitetit e të romanitetit ballkanik në mikrotoponiminë e Kosovës” e Skënder Gashit dhe kumtesa për fushën e antroponimisë “Ndikime të gjuhës malazeze në shqipen e Malit të Zi” e Haxhi Shabanit.
Me rëndësi është fakti se marrëdhëniet ndërmjet gjuhëve ballkanike janë trajtuar jo vetëm në planin diakronik, në vështrimin klasik të këtyre studimeve, por ato janë parë edhe si studime aktuale në plan sinkronik, si ndikime gjuhësh në epokën moderne. Këtë trajtim kanë kumtesat “Pozita dhe statusi i shqipes kundruall gjuhëve të tjera të Ballkanit” e Bardh Rugovës; “Kontaktet ndërgjuhësore ballkanike në rastin e turqizmave” e Giorgio Buflit, “Probleme të zbatimit te dygjuhësisë shqip/serbisht në Kosovë” e Shkumbin Munishit; “Shqipja dhe maqedoarumanishtja nga aspekti i kontakteve midis tyre” e Qemal Muratit; “Shqipja dhe gjuhët e tjera ballkanike në mjetet mësimore të sotme të historisë” e Gerd Dieter Nehring. Në këtë kuadër janë vështruar edhe ndikimet e shqipes në gjuhët fqinje, që kanë gjetur trajtimin e tyre në kumtesën “Interferenca të shqipes në gjuhët sllave të jugut” e Murat Blakut.
Së fundi, disa kumtesa hodhën një vështrim kritik për vepra shkencore që lidhen me ballkanistikën, sidomos në fushë të dialektologjisë e leksikografisë. Të tilla ishin kumtesat: “Perceptimi i gjuhës dhe i kulturës shqipe nëpërmjet vëllimeve: “Le terre albanesi redente: Cossovo” (1942) e “Le terre albanesi redente: Ciamuria” (i pabotuar)” nga Monica Genesin e Domenico Martucci dhe “Mjaltë” nga hojet dhe trojet e shqipes: Fjalori dorëshkrim shqip-greqisht i Th. Mitkos dhe suaza ballkanike e tij” e Dhori Qirjazit.
Kjo tematikë kaq e gjerë dhe kaq e larmishme e punimeve të paraqitura në këtë konferencë është dëshmi e interesit që ngjall kjo fushë studimesh, si edhe e punës serioze të gjuhëtarëve nga vende të ndryshme që u paraqitën denjësisht në këtë tubim shkencor. Duke ndjekur tematikën e konferencës, dukuritë dhe problemet e trajtuara mund të grupohen sipas gjuhëve që janë bërë objekt studimi. Disa dukuri që u trajtuan këtu, janë të përgjithshme duke përfshirë të gjitha ose shumicën e gjuhëve ballkanike. Disa dukuri përfshijnë një grup gjuhësh, që lidhen me njëra-tjetrën me arsye gjenetike, siç është rasti i gjuhëve sllave ndërmjet tyre. Më së fundi ka dukuri që shfaqen në vetëm në dy gjuhë të këtij areali, si marrëdhënie historike ose gjeografike (fqinjësie). Të tilla janë marrëdhëniet ndërmjet shqipes e rumanishtes, ndërmjet shqipes e greqishtes, ose ndërmjet turqishtes e gjuhëve të veçanta ballkanike. Kontributet e kumtuesve u pasuruan më tej me diskutimet që u zhvilluan për probleme të veçanta.
Punimet e kësaj konference na dhanë gjithashtu njoftime shpresëdhënëse për hartimin e disa veprave themelore të kësaj fushe ose të atyre që lidhen tërthorazi me të. Të tilla janë: hartimi i korpusit të gjuhës shqipe, projekti për fjalëformimin ballkanik, fjalori etimologjik i gjuhës shqipe dhe fjalori ballkanik i turqizmave.
Një tjetër aspekt pozitiv i kësaj konference qe edhe pjesëmarrja e brezit më të ri të studiuesve të kësaj fushe, gjë që jep shpresa dhe siguri për vijimin e këtyre studimeve në të ardhmen. Gjatë zhvillimit të kësaj konference u shtruan për zgjidhje shumë probleme që kanë lidhje me bashkëjetesën dhe ndikimet reciproke të gjuhëve ballkanike, u thelluan zgjidhjet e mëparshme me argumente më të plota dhe me fakte të tjera gjuhësore, u parashtruan probleme të reja me mëtimin e zgjidhjes së tyre.
Në mbyllje të këtij aktiviteti sigurisht është shpejt të flasim për vlerësimet dhe rezultatet e tij konkrete shkencore, që më mirë se askush do ta bëjë koha; megjithatë, në të gjitha kumtesat u vu re një cilësi e lartë, që është fryt i përgatitjes serioze të të gjithë gjuhëtarëve. Për këtë arsye jemi të sigurt se konferenca është një hap i madh përpara në studimet albanologjike dhe ballkanistike dhe do të hapë perspektiva të tjera për arritje të mëtejshme.
Duke u mbështetur në përvojën tejet pozitive që ka krijuar Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës për publikimin e literaturës albanologjike, shpreh bindjen se punimet e kësaj konference do të gjejnë shumë shpejt rrugën e botimit, gjë që do të jetë një konfirmim i plotë i suksesit të vetë konferencës dhe do të ndihmojë përhapjen dhe përvetësimin e rezultateve të saj nga studiuesit e kësaj fushe.
Në seancën e mbylljes nga të gjithë pjesëmarrësit u shpreh mendimi që gjuhëtarët e Kosovës të kenë statusin e përfaqësuesve zyrtarë të shtetit të Kosovës në Shoqatën e Studimeve të Europës Juglindore, që radhën e ardhshme do t’i zhvillojë punimet e saj në Turqi. Për këtë u krijua një komision nismëtar prej tre vetësh, i përbërë nga akad. Besim Bokshi, akad. Rexhep Ismajli dhe prof. Bardh Rugova. Komisioni u miratua nga të gjithë pjesëmarrësit.
Konferenca me përmasa dhe përgatitje të tilla është një shenjë e qartë e udhës së mbarë që po merr ballkanistika dhe albanologjia.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi