Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj Empty “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj

Mon 7 Nov 2011 - 22:38
“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” në fokus të studiuesve shqiptarë dhe të huaj Gjuha_shqipe_ne_traditen_e_his-300x210“Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” është tema e konferencës shkencore, e cila do të bëjë bashkë studiues të gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera të Ballkanit. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë janë organizatore të konferencës dyditore, e cila hapet më 10 të këtij muaji. Në këtë konferencë shkencore do të marrin pjesë 45 gjuhëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, Austria, Greqia, Rusia, Gjermania, Polonia, Çekia, Moldavia, Mali i Zi etj.

Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga ASHAK-u, studiuesit e huaj do t’u bashkohen studiuesve shqiptarë, me qëllim që të trajtohen tema të rëndësishme që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e fqinjëve.

“Raportet e shqipes me gjuhët e Ballkanit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë objekt i studimeve të albanologëve dhe studiuesve të tjerë në hapësirën ballkanike dhe më gjerë. Rëndësia e shqipes për studimet ballkanistike është e dorës së parë dhe e pakapërcyeshme në studimin e afërsive midis gjuhëve që janë folur e fliten sot në Ballkan. Shkalla e studimeve tona në këtë fushë krijon hapësirë të mjaftueshme për një shqyrtim të përmbledhur të rezultateve të arritura, duke synuar njëkohësisht perspektiva të hulumtimeve, qoftë të aktualitetit gjuhësor ballkanik, qoftë të diakronisë”, thuhet në komunikatën e ASHAK-ut.

Konferenca shkencore “Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit” do të mbahet në sallën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe do të zhvillohet në katër seanca brenda dy ditëve. Materialet e saj do të botohen në një vëllim të veçantë nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi