Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi Empty Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi

Mon 24 Dec 2012 - 16:56
Gjuhëtarja Anila Omari boton “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”. Pasi ka marrë në analizë mbi 200 tituj e studimeve, krijon vepër model të kontakteve historike të shqipes me gjuhët fqinjë
Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi Omari%202
E ndeshim shpesh togfjalëshin marrëdhënie gjuhësore, madje jo rrallë në tituj studimesh të mirëfillta albanologjike që fokusohen në hetimin e së ashtuquajturës histori e jashtme e gjuhës. Këtë tog përcjell që në titull edhe botimi i fundit i studiueses Anila Omari, e cila nuk mëngoi dikur të botonte doemos tezën e vet të doktoratës në lëmin e kontakteve gjuhësore shqiptaro-serbe, duke iu rikthyer asaj pas thuajse dy dekadash, pikërisht në kohën tonë, kur mëton dhe gëzon autoritetin e specialistes së mirënjohur në këtë fushë. Sigurisht që si autorja ashtu edhe rrathët sqimatarë të lexuesve albanologë e sllavistë janë më se të ndërgjegjshëm që kemi të bëjmë në rastin konkret me pasqyrimin gjuhësor të bashkëjetesës ndëretnike midis bartësve të shqipes me ata popuj sllavë të jugut, të cilët erdhën, kërkuan dhe gjetën qysh herët fqinjësi në këto vise të Ballkanit Perëndimor dhe Qendror, duke ndikuar reciprokisht e në vazhdimësi, për më se 15 shekuj me radhë, fazat vendimtare në zhvillimin të etnogjenezës shqiptare, përkatësisht të asaj serbe/ma¬lazeze. Omari udhon kështu në hullinë farëmirë që hapën atëbotë themeluesit e paradigmës moderne të albanologjisë (shek. XIX) si Fr. Miklosich e G. Meyer, që u thellua më pas në shek. XX në traditën e studimeve të mirëfillta të kontakteve ndërgjuhësore me emra të tillë të njohur si A. M. Seliš?ev, N. Jokl, M. Vasmer, I. Popovi?, A. Desnickaja, E. Çabej etj., e për të vijuar në kohën tonë me punimet serioze të G. Svane-s, Xh. Yllit etj.

Kur dhe ku u përftua kjo fqinjësi dhe në ç’rrethana historike u zhvilluan kontaktet gjuhësore ndërmjet sllavëve të jugut dhe shqiptarëve? Janë këto disa ndër çështjet themelore që preokupojnë autoren në kreun I të punimit. Sigurisht që vështirësitë e hulumtimit vijnë e shtohen, sa më shumë shtyhemi në kohë, kur edhe dëshmitë historike jesin në proporcion të zhdrejtë, pasi vijnë e rrudhen gjithnjë e më shumë si në numër ashtu edhe në domethënie. Pa dyshim që një pikë të mirëfilltë orientimi kumtojnë edhe për autoren kronikat e Prokopit të Cezaresë, biografit të Justinianit, mbi inkursionet sllave në këto vise që datohen prej gjysmës së shek. VI. Bash në këtë periudhë, kur jemi në gjendje të izolojmë me metoda të mirëfillta gjuhësore vendbanimet e bashkësisë etnike shqipfolëse në hapësirën e sotme jetike (“Hylli i Dritës” 1 [2010] 39vv.), arrijmë të datojmë tash me po atë siguri edhe fiksimin e lashtë në mendësinë popullore shqiptare të kontakteve të para me sllavët e jugut. Domethënës në këtë drejtim është kronologjia (shek. V/VI) dhe historia e brendshme e emrit etnik shqa (shka, shkja, shkla) ~ shum. shqe (shkíe, shkje, shkle) prej lat. sclavus ~ sclavi (pranë gr. bizant. sklavos ~ sklavoi – shek. V/VI e.j.)

Autorja nuk mungon të përditësojë fillimisht lexuesin me vështirësitë e hulumtimit në fazën e parë të këtyre kontakteve, sidomos në periudhën midis shek. VI/VII – XI, duke iu bashkuar gjithsesi mendimit mbizotërues në albanologji, që marrëdhëniet shqiptaro-sllavojugore e më pas -serbe/malazeze erdhën e u intensifikuan dukshëm me ngjizjen dhe formëzimin e shkallëshkallshëm të etnogjenezës serbe (e malazeze) në mijëvjeçarin e dytë të erës sonë, bash me shtrirjen e perandorisë serbe të Nemanjidëve në Shqipërinë e Veriut e në Kosovë në shek. XII, përkatësisht shek. XIII, duke arritur një pikë kulmore gjatë sundimit të Stefan Dushanit në shek. XIV. Periudha e mëvonshme, sidomos ajo e shek. XIV-XV, shënon një fazë të re në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, pasi nuk kushtëzohet më në binomin pushtues-vendas, por përftohet në kushtet e marrëdhënieve të ndërsjella të fqinjësisë ndëretnike. Këto marrëdhënie pa dyshim janë të pranishme sot e gjithë ditën në zonat kufitare të hapësirës kompakte shqipfolëse.

Në kreun ndjekës autorja përqendrohet në historikun e studimeve të derisotme, duke krehur në vijimësi e në mënyrë kritike pikëpamjet kryesore të shprehura deri sot në debatin albanologjik dhe ballkanologjik lidhur me ndikimet e serbishtes në nivelet e ndryshme të sistemit gjuhësor të shqipes, si në fonetikë, morfologji, sintaksë dhe fjalëformim. Të befason këtu nga njëra anë erudicioni që përcjell autorja në vepër e nga ana tjetër përzgjedhja e kritereve metodike dhe e aparatit shkencor në analizën empirike të fakteve gjuhësore, që do t’i japin asaj më pas siguri qoftë në izolimin e secilit huazim në veçanti si pjesë e fondit leksikor me burim serb, përkatësisht malazez (dhe jo bullgaro-maqedon), ashtu edhe në përcaktimin e kronologjisë së huazimit. Autorja ndjek në këtë drejtim hullinë e hapur më parë në punimet e disa studiuesve vendas e të huaj, ku feks sidomos metodika e punës së albanologes ruse A. Desnickaja dhe studimet e mirëfillta etimologjike të E. Çabejt që i kushtojnë një rëndësi të veçantë përhapjes dialektore të huazimit, çka parakupton një punë intensive kërkimore në terren. Përndryshe autorja e saktëson me tej këtë metodikë, duke i dhënë impulse të reja përcaktimit të kronologjisë relative e absolute të huazimit përkatës. E në këtë kuadër një ndihmë të konsiderueshme jep padyshim prania ase mungesa e huazimeve në kulturën e shkrimit shqip të autorëve të vjetër të Veriut.

Kreu III: Ndikimet nga serbishtja në leksikun e shqipes përbën korpusin monumental të studimit, që është produkt përfundimtar i analizave të kombinuara gjuhësore-përshkruese dhe etimologjike, të cilave i nënshtrohet i gjithë materiali i vëllimshëm gjuhësor a) i mbledhur personalisht në terren (15 pika); b) i vjelë në fjalorë, glosarë e doracakë të ndryshëm të botuar deri sot, e jo gjithherë c) i hetuar e trajtuar më parë në studimet simotra. Ky rezultat bëhet sa i dukshëm aq edhe i numërueshëm në një glosar etimologjik prej 586 njësish leksikore, për të cilat autorja saktëson origjinën serbe e malazeze. Gjurmimi i përhapjes së tyre dialektore i mundëson asaj edhe hetimin e valës së intensitetit të këtij ndikimi, i cili është shumë më i fuqishëm në zonat kufitare të hapësirës kompakte shqipfolëse (p.sh. lugina e Valbonës me rreth 300 njësi, apo zona e Malësisë së Madhe me 220 syresh) e që vjen e humbet në forcë sa më shumë afrohemi drejt Jugut (zona e Lezhës dhe e Malësisë së Tiranës me 130 njësi). Por jo vetëm kaq. Interes të veçantë fiton në këtë rast edhe saktësimi i kronologjisë së sllavizmave në shqipe. Një punë e parë që jep dorë në këtë drejtim është krehja e materialit gjuhësor që ofrojnë përmendoret e hershme të autorëve të Veriut, me të cilët autorja ka fituar ndërkohë një përvojë të veçantë. Rezultat i punës së akribitë filologjike në këtë drejtim janë plot 116 njësi leksikore që rezultojnë të kenë hyrë me siguri në shqipe para shek. XVI – XVII. Depërtimi i sllavizmave në gjuhën e sotme standarde, shndërrimet fonologjike të kryera në huazimet serbe të shqipes e sidomos kronologjia e depërtimit të tyre në shqipe, janë çështjet që përmbyllin angazhimin kryesor të autores në punim.

Sigurisht që gjithë kjo ndërmarrje do të ishte e paplotë, sikur të trajtohej vetëm një kah i marrëdhënieve gjuhësore në kontakt midis shqipes dhe serbishtes. Kahut tjetër i kushtohet kreu IV me karakter kryesisht informativ për rezultatet e arritura deri sot në këtë drejtim, si edhe për orientimin që mund dhe duhet të marrin studimet e marrëdhënieve gjuhësore shqiptare-serbe në të ardhmen. Përfundimet bindëse, të përmbledhura në fund të punimit, sikurse edhe bibliografia me mbi 200 tituj e studimeve të marra në analizë përmbyllin këtë vepër që është një studim model i kontakteve historike të shqipes me gjuhët fqinjë.

Libri:

Anila Omari: Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe, Qendra e Studimeve Albanolo¬gjike – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Botimet Albanologjike, Tiranë 2012, 420 f.

Prof. Bardhyl Demiraj
ganimet
ganimet
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 52
<b>Postime</b> Postime : 43
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku shpirti imndjehet rehat
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/12/2014

Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi Empty Re: Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi

Wed 10 Dec 2014 - 20:15
un nuk jom studijues e gjuhtar me profesion,por mendoj se se gjuha serbe eshte produkte i gjuhes shqipe.Shqipja me gjith se, akoma e pa perpunuar dhe jo perfekte edhe nga vet folsit e shqipes por edhe nga ata qe do te duhej te avansonin 'ne qiltersimin e saj morfologjik.
Do fokusohem me shum ksaj rradhe te argumentoj teorin 'pse shqipja eshte brumi i serbishtes,bile do thosha edhe i sllavishtes'
Gjuha shqipe eshte nder gjuhet me te lashta ne regjion? kshtu te pakten flasin faktet ,vet e fomja e te dy gjuheve ,shqip-serbisht.Ket e them ne baze te gjuhes se folme popullore.Pra nuk e nderlidh gjuhen e sotme letrare e as me gramatiken dhe rrymat tjera gjuhesore,qe e bejn gjuhen  e paster nga e folmja prara gjuhes se shkruar letrare ,sidomos pas rilindasve shqiptar ,qe njihet si koha e rilindjes se letersis shqipe.
po i sjell ca flal qe kan lidhmeri  te perbashket shqip -serbisht,pastaj gjykojeni vet.
nese beni vrejtje u jom mirnjohes...thjesht po debatojm !Desha te i jap nji nxitje debatit por edhe duke sjell argumente qe sipas meje jon te qendrueshme dhe besoj te jen te pranueshme.
Shqiip :fjala o (o) deri vone ka pas kuptimin e fjales oshte ose ështe,dhe fjala qi me pa ose shih,shoh e te ngjashme.
ne serbishte fjala oqi o-qi  ka kuptimin e fjales sy....derivati i kuptimit vjen nga shqipja ka kuptimin eshte sy.

Fjala, lakut ,lakes  vendi ku lakohet ...... serbisht, llakat-lakat,ne serbishte ka kuptimin e lleres . 

n'ga ose nëga,nga vrapo,..........serbisht ka kuptimin e kembeve,pra ne shqip,kure ie kerkojm etimollogjin na del me e ngatrruar se sa ne serbishte per kuptimin e asaj qe do thot per kembet.
ru-ka,serbisht ka kuptimin e duarve...a nuk do kishte llogjik sikur shqip ,duarve tu themi mbrojtese,sepse duart na ruajn,mbrojn,na ushqejn, duart-shqip...............ruka -serbisht.
nosy ,serbisht i thuhet hundes,pra pjeses poshte syve...pjesa nensy,kurse ne gjuhen shqipe i thuhet hun-da,pjeses qe i ndan shikimin e syve ne mes ose hun-nda,hunda.
Druve-d(r)ve-derveqa
pyta-pita,p(Y)tam
gropa-rova,vendit qe don(kujdes) rujt ose u rova u ruajta etj
gropoj-grobaj
shi-u-ki,kjo qe bie shife,kisha oseki-ky,- shi vjen nga fjala si,shif ui,uj....
rend-re (N)d
marr-do te marr,do bej...serbisht dobijam (Do perfitoj,do marr,)
lumi,rredhka,uji i rrjedhshem....serbisht  reka,
te ketu,ne ket vend........................tuka
rrodh,ka kuptimin e asaj qe si rrjedhoj rrodh ose rod,serbet nuk e theksojn dhen(DH)

me falni sisha ndoshta i kjart por qe une mendoj se serebishtja eshte nji gjuhe qe vjen nga nji shqipe ose protoshqipja qe jon te ndara qe ne kohen e pellazgjikes ose Ilirishtes se hershme.
nese jom gabim ne qasjen shkencore ju kerkoj falje,ani pse besoi qe kto qe e shkrova ka nji mbeshtetje praktike duke u nisur nga faktori kohe,pra te se folmes jo te kohes bashkohore,sepse gjuhet"notojn" si ret ne qiell.
nuk me ka ngelur dashuri per shkje por mendoj se faktet e lashtesis se gjuhes sone duhet vet ne ti vlersojm,dhe lashtesin e gjuhes son hujnore ti japim vendin e merituar.

keni durim dhe maturi ne vlersimin tuaj 666
Naki
Naki
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 177
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Republika e Kosoves
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010
http://www.nasergashi.com

Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi Empty Re: Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi

Wed 10 Dec 2014 - 23:31
Message reputation : 0% (1 vote)
Ganimet,
Forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, e cila ka norma të caktuara, të ngulitura në të shkruar e në të folur dhe arrin njësimin më të lartë në kohën e krijimit të kombeve e të shteteve kombëtare. 
Nuk do të thosha asgjë të re, po të konstatoja se shqipja bën pjesë në grupin e gjuhëve që kanë marrë një zhvillim të hovshëm në fushë të shkrimit shumë vonë, prandaj edhe veprimtaria për themelimin ose standardizimin e shqipes ka nisur mjaft vonë.
Sponsored content

Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi Empty Re: Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi