Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

SHQIPJA ILIRE Empty SHQIPJA ILIRE

Tue 24 May 2011 - 15:18
Message reputation : 100% (1 vote)
Skipja Illire
________________________________________
Nezir Myrta / SKIPJA ILLIRE


STUDIME ETHYMOLOGJIKE


EMRAT: ILLIR, SKUPI, SKARDI, SKODRA - ILLIR, SHKUPI, SKARDI
(SHARRI), SHKODRA (ILLYR, SCUP, SCARD, SCODRA)


DYTINGULLORI - SK (SC) SKIPE, SKUPI, SKARDI, SKORDI, SKUTI, SKODRA, SKOTI, SKOCI

(SCIP-E, SCUP, SCARD, SCORD, SCUT, SCODRA, SCOC, SCOT)




HILLYRIUS



– Si e lidhin disa theoricient, fjalën – illir, me fjalën gjarpër.

Studjuesit e kohëve të shkuara, po edhe sipas theorisë së illirologut ballkanas Aleksandër Stipçeviqit,
illirolog kroat - dhanë disa theori shkencore lidhur me
përcaktimin e emrit illir, nga fjala – Hillyrius (illyrios), që do të
thotë – i lakueshëm, gjarpëror – S, duke e lidhur me fjalën greke të
lashtë – illyo, ashtu sikurse e nxierr edhe illirologu Aleksandër
Stipçeviqi, duke u munduar ta spjegojë origjinën linguistike të emrit –
illir, në prothezë të theksuar se prejardhja e illirëve lidhet me
gjarpërin, me emrin – illyriana, si besim që ka luajtë rol në
religjionin illirian. Që, sipas studjuesit gjërman Otto Gruppe, në
veprën "Mythologie..." Mynchen, 1906, fq.358, i pari që vuri në dukje
një theori të tillë ku ethymologjia e emrit – illir, lidhet me
gjallesën gjarpëri - "kjo fjalë greke – illyo=lakohet, kthehet".
Stipçeviqi vazhdon rreth emrit – illir: "filologu slloven, Karel
Oshtir, gjithashtu erdhi deri tek konkluzioni, ku në këtë emër –
illir(illyr) fshehet gjarpëri. Vërtetimin për këtë e gjeti në
argumentin që është edhe mythi i madh mbi gjarpërin tek Hititët
indo-europian, e mbajti emrin e kuptimit të njajtë." Sipas K. Oshtirit,
"ai gjarpër është quajtë – illyriana dhe gjithashtu është vështirë, që
në përbërjen e atij emrit, nuk shihet ngjashmëria me emrin - illir".

Kështuqë, theoritë e theoricientët heshten për një kohë, kur, iu shkoi
përshtati duke mos e njohur brëndësinë ethymologjike të emrit – illir,
sepse gjarpëri në besimin fetar illirian, kulti totemik mbi gjarpërin,
ishte vetëm një cilësi a veti e karakterit të idhtë, të sertë, të
ashpër, guximtar, të rrebtë të njeriut, si rr’feja n’beteja – guximi si
një element psikik illirian. – Ndërsa, ethymologjia e vërtetë qëndron
në përcaktimin e emrit – illir, nga fjala e hershme PIE – hill-i
(hyll-i), ill-yll, (me shëmangien e tokzanores – H,
indo-europiane-hindoeuropiane) - që do ta përkufizojsha me shprehjen –
Llama e illit, drita e yllit.
Sot në shqipen ballkanike, disa fjalë lidhur me këtë rrënje hyj, hyji,
hyjni, hyjnia, hyjneshë, hyjnesha-t, hyjnitë, hyjnore, hyjnike, Hyjnor,
Hyjnori, Hyjnorët, i,e,të hyjnueshme, hyjnueshëm - janë si emërtime të
shënjta, hyjnore, ku edhe i përgjigjet fjala tjetër shqipe poashtu –
shënjt, Shënjti, shënjtënit, shënjtëri-a, shënjtëritë, i,e,të shënjta,
shënjtërore, shënjtëror, shënjtërore, (shëjt, shëjti, shëjnim-i, shëji,
me shëj, i shëjuem, gege-shqipe).
Sipas, studjuesit Niko Zhupaniqit, në veprën e tij ‘Etnologu’ 5-6/1933,
fq.100-101, thotë lidhur me prejardhjen e emrit illir: "një paraqitje
është gati si naive (naivisht), por që shpesh citohet, - arkeologu Qiro
Truhellka, sipas theorisë së tij, thotë se emri ilir, mund të spjegohet
përmes fjalës shqipe – ‘i lirë’.Përveç kësaj kemi edhe mendime, që emri
illir nuk është indo-europian, por paraindo-europian, i rrjedhes
mediterane ("pellgazgjike")- pellazgjike". Ky mendim na jep të kuptojmë
se emri illir, shtrihet në përmasa botërore trekontinentale të kohës së
tij, duke rrjedhur nga rrënja pellgazgjike dhe vet prejardhja shihet
kjartë – illiro-pellgazgjike, apo pellgazo-illire, sipas theorisë,
sepse, bota përjetoi disa përmbytje e fatkeqësi natyrore, sëmundje
gjenerale shfarosëse - ku u shua gati tërësisht, por që në secilën
fatkeqësi, u ruajt fara e njeriut dhe filloi e rifilloi përsëri nga e
para, nga fillesa – si filli i jetës (që na duket neve), apo – rifillim
jete!
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

SHQIPJA ILIRE Empty Re: SHQIPJA ILIRE

Tue 24 May 2011 - 15:19
SKUP - SKOP - SHKUP - SKOPJE
KUN - SKUN - SKUP - SKOP

________________________________________
Nezir Myrta / SKIPJA ILLIRE

ETHYMOLOGJIA E EMRIT - SHKUP


Të dy fjalët – skup – skop, lidhen me gjuhën kuniforme
illiro-pellgazgjike dhe kanë kuptimin e kunit e skopit (kuni e shkopi)
si fjalë të para skipe (shqipe), nga Skipja e Parë me origjinë
linguistike kuniforme, të cilat lidhen me kuptimin e drunit, një copë
dru, një copë shkop, që është vet – kuni, nga i cili edhe u lind guha
kuniforme, si gjuhë e parë e folur skune-skipe, nga kuptimi
gjenealogjik linguistik, skun – që do të thotë, kuni i rrebtë, kuni
shkreptimë, si garpëri i dritës së rrufesë, në përcaktim të
shpejtësisë, ku lidhet me guximin e njeriut, si veti e karakter
specifik i veçantë psiko-fizik.
Tingulli – S, ka kuptimin e lëvizjes, skun - spejt (shpejtësia), në
formë lakore na jep hieroglifin rrufetar, gjarpëror, me shkrim si
shkrollë – kun – skun – e nga kjo formë shprehëse me konstitucionalitet
ilinguistik, na del në shprehjen e fjalës - skrun – kuni shkrun – kuni
shkruan, shkrimi i shkrollës (shkronjes). Nga vetia e karakterit
shpërthyes të njeriut, në aspekte të ndryshme mënçurie, diturie,
trimërie, në log a provë studimi edhe shkencor, rrodhi emërtimi – skun,
i cili nga kuptimi i emrit – skop (shkop-i), me ndryshimin e tingullit
fundor – n=p, u formua emri – skup, skop, ku sot në shqipen është –
Shkup, kurse në sllavishtet – Skop (Skopje, Skoplje). Fjalët rrënje:
kun – kup – kip – kyp – kop, kur duhet të vëhen në lëvizje, në
gjallëri, në jetë, jetësohen, gjallohen, zhvillohen - përmes fillesës,
tingullit – S – skun – skup – skip – skyp - skop – nga të cilat rrënje
fjalësh rrodhën emërtimet: Skuni – Skipe (shqipe-Shqipja), edhe si
emërtim përcaktimi i zogut të qiellit, që karakterizohen prej atij zogu
të rrufeshëm, këto vetitë e cilësitë dhe karakteret e njeriut në tokë,
me të cilin emër edhe u përcaktuan shqiptarët, etnonomi shqiptar – skip
– skiptar, skiptari, Skipnia – Skipëria (Shqip – shqiptar – shqiptari –
Shqipnia, Shqipëria). Vlen të theksojmë se me lindjen e grupit të
tingujve shqip – pt, si përcaktim i shpejtësisë, imunitetit, qëndresës
së njeriut, përballimit kundër çfarëdo vështirësie në jetë, si njeri që
nuk mund të zhduket në asnjë mënyrë, sado të egër e barbare të veprohet
mbi të, kundër tij – ky grup tingujsh – pt – dha disa fjalë e kompozita
i.e. sikurse janë: Ptolemeu, skipter, skiptar, kapter, monopter, të
cilët lidhen me kuptimin e pathyeshmërisë, nga ato fjalët kompozitat
PIE, me koncept të përballimit, ekzistencës heroike, pamposhtëshmërisë
etj., që janë veti e shqiptarit – skuptarit – skiptarit – shqiptarit.

Tash, fjala – skun, me formimin e grupit fillestar të dy tingujve – sk,
si formë skallimi, kapërcimi, shkallë e ngritjes së diturisë dhe
veprimit të njeriut, si spikatje graduale psiko-fizike, zhvillim i
vetëdijes, për ta kapërcyer primitivizmin, për tu ngritur përmes të të
menduarit dhe për tu bërë zotërues i tokës, mbijetues mbi të gjitha
gjallesat tjera në natyrë – ky skun, duhet të vëhet edhe në lëvizje
tjetër, në lëvizje shkrimi, sepse vetëm lëvizja gjallon, jetëson jep
vitalitet. Për tu arrjitur kjo formë e ngritjes së vetëdijes, duhet
veprim konkret, e të formohet pas gjuhës së folur ajo gjuha e shkruar –
abeceja e parë. Për tu shkruar tingulli (përmes hieroglifit), duhet një
forcë tjetër tingullore e fjalës – skun – skup – skip – duke u lidhur
me atë fuqi që bjen, bie, ajo që Ra, në kuptimin e rënies – ra, (sipas
të cilës edhe u formua besimi në zotin Ra – u^ra – e cila është vet ura
lidhëse në mes të të folurit dhe të shkruarit të gjuhës së njeriut. E
pikërisht kjo – ra, duhet të krijojë vend në fjalën – skun-skup-skip,
menjëherë pas grupit dy tingujsh fillestarë – sk – të krijohet një – R
dhe të formohet fjala tjetër – sk(r)un – sk(r)up – sk(r)ip = skrun –
skrup – skrip, ku fjala – skrun, formoi fjalën shqipe – shkrun,
shkruen-shkruan, ai që shkruan, kuni që shkrunë (shkruan), shkrim,
shkrimi, e deri tek formimi i fjalëformimeve tjera -
shkrimtar-i-e-ja-ët, shkrime-t, shkrues-e-t, shkrimtore etj. Kurse,
duke u bazuar në pjesëmarrjen e grupit të dy tingujve – pt, rrodhi nga
– skrip = skript-i-e-et, skriptor-e-ja-et - skripti, shkrimi i
shkrollës në abecenë e gjuhës dhe prej saj në shkrimin e gjuhës në
forma të ndryshme të shkrimit.

Mbase në formimin e disa gjuhëve të Lindjes, na formohet si gjuhë
e lashtë, ku u përdor në vend të grupit – pt, vetëm tingulli – t,
skrit, skriti, që formoi gjuhën e shkruar – sanskrit, san+skrit me
kuptimin shqip – sanskriti, san=sony = son=zon-i – që do të thotë –
shkrim i zanit (sanit-sonit-zonit)- san skrit – son skrit – zon shkrim
– zonshkrimi – zanshkrim-sanskrit.
Fjalët: skun-shkrun, skroll (shkrollë), skoll (shkollë), skencë
(shkencë), spik (spika, spikatje, spikamë, i,e,të spikatur), skall
(shkallë, gradë), skept (skeptik, skepticizëm), skard (skardi, Sharri),
skot (skoti, skotët), skien (sciense-shkenca), skamp (shkamb-i), skab
(shkabë, shkaba-shqiponja), skan (skandi, skandët), skulp (skulpturë)
etj., janë të gjitha këto fjalë të një gjuhe paraardhëse i.e. kuniforme
– skipe-illire pellgazgjike.

Vet fjala – kun, nga gjuha kuniforme u ngjallë me ngritje
audio-vizuale, përmes shkrimit të shkrollës dhe në gjuhën e folur
kuniforme, merret si formë e hershme – kun – kunu^, që sipas grupit të
shqipes së folur të sotme, gjindet grupi – nd, si formë bashkëdyzimi dy
tingujsh në një tingull specifik, të veçantë, që nuk është në shqipen e
shkruar – ku e forcon tingullin – n, në fjalën – kun(d), kun(d)u, dhe
na rrodhi fjala – kundu, e me shëmangien orale të njerës zanore, të
parës në fjalë – u, - k’ndu, u formua fjala – k’ndu, dhe po ai tingull
– u, i shëmangur gjatë të folurit, u ndryshua nga – u=ë, këndu (e),
këndim-i, këndohet, gjuha që këndohet (flitet), gjuha që lexohet,
leximi-këndimi i gjuhës, ku kemi disa shprehje shqipe të sotme – a din
me k’ndu librat,/ a din me ma k’ndu qet letër, / k’ndimi asht punë e
madhe, / njeri i k’ndushëm (i dijtur), / a shkon ti me k’ndu n’shkollë,
/ në kuptimin e leximit të librit, letrës, mësimit në shkollë etj.

Vlen të theksohet se vetëm tingulli – k, vertikal, si hieroglifi i
ngritjes mbi botë e jetë me vizion ardhmërie – k, horizontal – kalë,
kali, kurse – k – vertikal – njeriu, ecja, kalimi, kalueshmëria,
tejkalimi i vështirësive në jetë, e kaluar, e kalueshme – vetëm ky
tingull, nga fjala – kun-i, mbeti në formimin e emrit – kënga, nga
fjala – k’ndim – këndim-i-e-et, nga kuptimi i të diturit të leximit,
apo shkrim-leximit të gjuhës – në kuptimin oral zanor, tingullor,
këndimi i asaj që është mësuar – kënga – që kemi tash, ndryshimin e
grupit bashkëformues morfologjik – nd, në – ng, poashtu me një tingull
theksimi në shqipen e vjetër – kon(g)a (skipe-illire) – ka^n(g)a
(gege-skipe)– kënga (toske-skipe) – konga k’ndohet për dy fjalë –
shprehje e lashtë shqipe.
Toponomi – skup (skop) u formua në bazë të gjuhës shqipe, si
skipe-illire pellgazgjike – Shkup-i, (Skopje), i cili lidhet
territorialisht e kulturalisht si një fjalë – emërtim shqip, që i takon
një populli shqiptar edhe historikisht, si kryeqyteti i Dardhanisë
(shek.VI e.r.).
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

SHQIPJA ILIRE Empty Re: SHQIPJA ILIRE

Tue 24 May 2011 - 15:20
SKUPI - SKARDI - SKUTI - SKODRA (SCUP - SKARD - SCUTI - SCODRA


Në këtë kontekst linguistik, socio-linguistik e historiko-linguistik,
bëjnë pjesë tre toponome të një gjuhe, kulture dhe historiografie –
skupi – skardi – skodra, të cilat sot janë të ndame në tri shtete
politike padrejtësisht dhe që përbëjnë një etnitet – shqiptar,
historikisht.
Toponomi – skardi që sot është ruajtë historikisht, vetëm si një
emërtim më shumë malor, se sa si etnonom, me emrin – sharr-i, i cili
shtrihet në mes Kosovës së sotme e Maqedonisë (Makedhonisë illire),
është mbetur si substrat i emrit të fisit të lavdishëm illiro-dardhan –
skordian (skordistët) që përbënin gjithë territorin e sotëm të Sërbisë
qendore.

________________________________________
Nezir Myrta / SKIPJA ILLIRE

-ETHYMOLOGJIA E EMRIT - SHKODËR, SHKODRA

Me ardhjen e sllavëve në Ballkan (shek.VI ER), filloi shtyemja etnologjike
e skordistëve kah deti Adriatik, me zhbimje të spastrimeve etnike nga
sllavët. Kështuqë, pas kryeqendres mbretërore të Dardhanisë – Shkupit,
e me rrudhjen demografike skordiste, nga Shkupi erdhi toponomi tjetër i
shtyer dhunëshëm deri buzë Adriatikut – Skodra (Skutari), Shkodra. Se
sa kemi një dallim linguistik fono-morfologjik në mes të këtyre dy
emrave, toponome: Skardi e Skodra, kur kemi parasyshë, emërtimin,
toponomin – skord (skordistët), ndoshta edhe u bë ndonjë ndryshim
fonetik të ndërrimit të vendit të tingujve – rd, në – dr,
respektivisht, nga skord, në skodr, për tu larguar nga kuptimi i emrit
si etnonom – skordian, në skodrian (shkodran).

Me te gjitha gjurmimet e
deritashme për ethymologjinë e emrit, toponomit – Shkodra (Shkodër) ku
në sllavishtet e kemi – Skadar, dhe ital. Skutari, duke filluar nga ato
theori, se fjala vjen me ethymologji shqipe të fjalës – folje – shko,
poashtu edhe me theorinë se vie nga kuptimi i bashkimit të dy degëve të
Drinit, me domethënien – shko n’Dri, nuk me duken si theori të thella e
bindëse, por sikur janë ende kontestuese. I kemi dy toponome shumë të
afërta – skord – skodr (skodër-Shkodër), ku fjala – Shkodër sipas një
theorie lidhet edhe me fjalën – kodër, ku na jep një të vërtetë
historiografike, respektivisht gjeo-linguistike, e cila lidhet me
kodrën e Rozafatit, por, që kuptimi i dyanshëm ndërlidhet me fillesën –
sko, e cila është vetëm një alternom i fjalës rrënje – ski (skip) – sko
(skop-je) – sku (skup-i, shkupi) – ska (Skard-i, Sharr-i) - dhe të
gjitha lidhen kryekëput me fjalën – skip – skipe – shqipe, si tokë e
vende të Shqipes, toponome të bijve të shqipes – nga rrënja e fjalës –
ski – skipe, në rrënjet tjera me disa ndryshime fonetike e sufiksale:
sko – skord, ska – skard, sko – skodr (skodër). Tash a është fjala për
toponomin – Skodra apo Skorda (Shkodra, a Shkorda), që është bërë me
qëllim dallimi nga rrënja – skord, tek skordistët illirian. Pra na
mbetët si çështje linguistike e hapur, pasiqë disa theori shkencore
janë në dispozicion linguistik dhe asnjera nuk e shpreh apo, spjegon
përcaktimin e saktë, si ethymologji e konstatuar definitivisht në
mënyrë shkencore.
Sipas theorisë sime, emri - shkodër, Shkodra, përbëhet prej dy fjalëve
- skut(ë) dhe kodër, të cilat fshehen në emrin - shkodër, si fjalë
shumë të hershme illire, skutë, skuta, ngushticë breg ujit (liqenit), e
si skutë adriatike, nga deti, vend i fshehur, citet, qytet antik në
skutë, që u quajt SCUTARI, si emërtim i hershëm, që u njoft edhe nga
antika greke e latine (romane), në hartat e vjetra, pra në hartografinë
e lashtë. Brënda emrit - shkodër, fshehet emri - skutë, skuta,
vendbanim me një përshkrim timin SKUTA NËN KODËR edhe si emërtim
SKUTARI (SKUTARI) vendbanim i fshehur, poashtu edhe lidhet me kodrën e
Rozafatit të sotëm legjendar, kështjella e Rozafatit, qëunë e lidhi me
shprehjen - FATI I ROZËS, flijimi i gruas në themelet
e kështjelles (kastelles, kashtelles, ku edhe kjo fjalëlidhet me fjalën
- kastë-kashtë, si kështjella të hershme prej kashtes së kallamit, para
përdorimit të gurit), pra FATI I ROZËS SË FLIJUAR - ROZAFATI.

Lindet pyetja: si rrodhi, që nga emërtimi SKUTARI (SCUTARI), të dali emërtimi - SHKODRA
(SCODRA) dhe a kanë ndonjë lidhje ethymologjike tëpërbashkët, apo të
ndryshme, këta dy emra, si kompozitë apo fjalëformim, në emrat -
scutari e scodra?

Shprehja ime - skuta nën kodër, e cila kodër
u bë kështjellë, fortesë, fortifikatë e hershme, poashtu edhe si
shtetqytet i hershëm, përballë rrymave historike: greke, latine
(romake), bizantine, sllave et., si qendresë heroike kundër armiqëve -
nga strategjitë pushtuese të kohërave, duke iu përballuar rrebesheve
armike, deri tek shpallja e vilajetit turk (krahinë e pushtuar, e ndarë
sikurse: Shkupi,Manastiri e Janina); kjo si shprehje SKUTA NËN KODËR, iu mishrua fonomorfologjikisht,
me kuptimin historik, e historiografik, që ia dha kështjella dhe rrodhi SKUTARI
NË KODËR - si ngritje heroike, që shprehë qendresen stoike, deri edhe
kundër malazezëve, e deri kur iu nda, iu coptua Malcia e Mbishkodres,
që sot ende është nën pushtim, nga ai pushtimi mbretëror, poashtu edhe
ish-jugosllav, e derisot ende nën pushtimin malazias.

Emri -
Skutari i lidhur me emrin shqip - kodër, formoi emërtimin, SKODËR, si
fjalëformim, kompozitë e ngjeshur, kompozitë morfemash, ku vërehen
thellë brënda dy morfema të ngjitura aq dendur, sa krijuan edhe eufori
studjuesish të derisotëm, që shkruan për ethymologjinëe këtij emri, si
toponom, duke i dhënë kahje të ndryshme ethymologjike. Emri - skutë,
skuta, u ngjesh me emrin - kodër, kodra dhe rrodhi - SKODRA (SCODRA),
nga rrjedha kronologjike e emrit, a të emrave - skuta-kodër-scodër-skodra-Shkodra
- SKUTARI - SKODRA - SHKODRA. Unë nuk jam absolut, ngase kemi disa
variante studimesh, për prejardhjen ethymologjike tëemrit - Shkodër dhe
po ka, apo pati dikush tjetër spjegim shkencor, më të fortë - ia japi
dorën!




Toponomet shqipe: skupi, skardi, skordi e skodra, reflektojnë
njëkuptimshmëri gjeneaogjike të një populli të lashtë në vete, me një
historiografi, që nënkuptohen sot territore kompakte të një populli
shqiptar.
Nga fjala shqipe – skop – shkop-i, u formua emërtimi sllav për Shkupin
– Skopje, që nuk ka kurrfarë mundësie ethymologjike sllave, as si
emërtim i tillë, skopje. Fjala skipe-illire – skop (skop) formoi shumë
fjalë e kompozita i.e. skopik-e, teleskop (dylbi në shkop), mikroskop,
makrroskop, episkop etj., të cilat lishen me fjalën – skop-shkop edhe
si formë vizuale figurative e shikimit përmes një shkopi të zhbiruar,
si gyp, tytë, shkop cilindrik i zbrastë me thjerëza kristali zmadhuese,
që në realitet ishte me vetëm një shkop – skop ( e tëvona u bë me dy
shkopa shikimi) – edhe si instrumente të vendosura në shkop-skop apo,
shkopinj, si mbajtëse.

Etnonomi – shkuptar (shkupjan) i sotëm, është realisht emërtimi i
banorit të Shkupit shqiptar, të cilat lidhen me kuptimin e etnonomit –
shqiptar ( shkupjan, shkuptar, shkiptar-shqiptar), si i vetmi etnonom,
për një citet skiptar (qytet shqiptar), ku vet fjala qytet në shqipen e
vjetër ishte – citet (qitet-qytet- citet-city, ang.), skuptar nga
citeti skiptar, qyteti buzë lumit Vardar – Vardarit illirian. Kurse në
gjuhën turke u thirr – Uskup, gjatë invazionit turk, Shkupi si
kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, tok me vilejetin e Shkodrës,
Manastirit e Janinës deri më 1912, kur mbeti gjoja si pavarësi e
Shqipërisë me vetëm një trung illirian buzë Adriatikut, nga sipërfaqja
e territoreve shqipare prej 110 mijë km katrorë, iu aneksuan pa asnjë
të drejtë njerëzore, shteteve fqinje joshqiptare mbi 81 mijë
km.katrore, toka shqiptare illire (Enciklopedia) dhe që më 1913,
kongresi londinez ia dha Sërbisë e tëvona më 1945, Maqedonisë, irjm, si
tregëti europiane me toka e territore shqiptare derisot më 2001, gjoja
në shekullin e milleniusin e ri.


studimet u botuan në revisten elektronike rruzull.com, 2000-2002
Sponsored content

SHQIPJA ILIRE Empty Re: SHQIPJA ILIRE

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi