Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Etimologjia Dhe Shqipja. Empty Etimologjia Dhe Shqipja.

Thu 31 Mar 2011 - 18:39
Pjese e nje studimi te ardhshem gjuhesor mbi etimologjine. Puna e cabejt ishte vetem fillimi. Shqipja do te shkoje aty ku e ka vendin. Neve na del detyre ta lartngrejme ate, qe neser te na lartngreje ajo.


Duke qene se gjuha eshte treguesi i vertete i ecurise se nje kombi, cdo shqiptari te ndershem i del si detyre themelore mirembajtja e gjuhes sone te lashte. eshte koha e duhur qe te krenohemi me gjuhen tone, duke luftuar per ti dhene asaj vendin qe meriton. Permasat e saj te verteta jane pluhurosur sot nga gremisjet e koheve dhe gjenden mjerisht nen kembet e ecurise se disa kombeve evropiane dhe gjuheve te tyre, ku keto te fundit mbahen per gjuhe te fisme. Por shume shpejt historia e gjuhesise do ta shohe te verteten ne sy e ajo e ka emrin GJUHA SHQIPE.

Dega e gjuhesise qe studion prejardhjen e nje fjale, ETIMOLOGJIA, nuk mund te beje dot pa Shqipen. Mjaft gjuhetare evropiane i kane bishtnuar ketij fakti dhe sot nevojitet te berit nje ndryshim i madh ne etimologji, per hir te se vertetes. Gjithsesi, nuk kane munguar gjuhetaret qe e kane trajtuar rolin e shqipes ne fjale formime. Albanologe si Hahn, Vajgand, Majer, DeAnzheli, Myler, Zhak, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, cabej apo Demiraj kane punuar, kush me shume e kush me pak, ne vazhden e rilindasve shqiptare, per te ngritur shqipen nga rrenojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon te kete dhe ne te ardhmen debati do te behet beteje. Perfundimet jane te paparashikueshme, por nje gje dihet mire: SHQIPJA DO TE FLITET PERJETESISHT !

Qellimi paresor i ketij shkrimi eshte rritja e ndergjegjesimit nder shqiptare per gjuhen e madhe qe kemi folur e flasim. Si objekt, do te shohim disa rrenje Shqipe ne fjale te huaja. Nuk do te permendim ketu deshmimin, rotacizmin a perngjashmimin per te lehtesuar gjuhen, por kjo nuk do te thote se nuk do te deshmojme pjeserisht se gjejme gjurme te shqipes ne disa gjuhe te huaja. Sado i gjejme sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin nje shqipe te heshtur. Historia tregon se fise ilire apo pellazge jetonin edhe ne Italine e sotme, vec Ballkanit, pershembull mesapet e japyget, ndersa Herodoti permend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vertet, venetet, paraardhesit e venedikasve mbajne ne emrin e tyre te lashte fjalen e lashte shqipe VEND, ne dialekt VEN. Te jete nje rastesie Ka shume mundesi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se shume emra italiane sot tregojne prejardhjen e tyre nga shqiptaret dhee iliret e lashte perbenin hallken lidhese midis heleneve dhe romakeve.(Arvanitasite, A. Kola, fq. 231)?.

Ne fakt, po te veme re fjalen italiane (dikur latine) GAMBA, do te shohim se ngjason disi me fjalen tone KEMBE, ne dialekt KAMBA. Gjithashtu, italianet i thone GOLA fytit, ndersa ne Shqipe kemi fjalen GOJA, e cila duket me qarte ne foljen INGOIARE te italishtes, qe do te thote GELLTIS, FUS NE GOJe. Fjala MENTE e italishtes ngjason me fjal?n MEND/MENDJE te Shqipes. Te jete edhe kjo nje rastesi? Por rastesi te tjera gjejme edhe ne shume folje te italishtes, dikur te latinishtes. Keshtu CREARE eshte e njejta me foljen tone KRIJOJ. Por nderkohe qe italianet kane fjalen TESTA per koken, sikurse latinet kane CAPUT, shqipja ka fjalen KRYE, ne dialekt KRE, qe duket te jete rrenja e vertete e fjales se huaj CREARE. Njesoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane LAVARE, qe ne shqip perputhet me foljen tone te lashte LAJ, me rrenje LA-. Kujt tia kete marre kujte Nuk e dime, por shohim njehere edhe foljen italiane DARE, qe eshte JAP e Shqipes. Ne kohen e kryer te thjeshte folja jone ben DHA, qe eshte e njejta rrenje me italianen DA(-RE). Edhe folja APRIRE e italishtes ben HAP, ne dialekt AP.

Pyesni veten, a ka mundesi qe folja tjeter e italishtes LASCIARE [lexo: LASHARE] ti jete dhene shqipes LESHOJ. Duhet dyshuar se LeSHOJ e shqipes ka per rrenje foljen LE. Po sikur te jete e anasjellta? Edhe folja VESTIRE qe i pergjigjet shqipes VESH, MBATH duket te kete per rrenje foljen tjeter te shqipes VE, ne dialekt VE. Po keshtu, nje tjeter folje e italishtes, SMARRIRE (HUMBET, VYSHKET ne shqip) duket te kete foljen tone MARR (PRENDERE ne italisht) ne trup te saj, qe i jep kuptimin HUMB DICKA, MARR NGA GJENDJA FILLESTARE. Ketu rastesit rriten. Por sa rastesi gjejme ne fjalen latine VETERANUS qe e paska prejardhjen nga VETER- dhe VETUS po te latinishtes, sipas fjalorit te njohur origjin-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994). Edhe ne shqip eshte fjala I VJETER, porsi latinishtja VETER, por vitit ne Shqip i thuhet VIT ose VJET, cka formon edhe mbiemrin I VJETER, kurse latinet e neolatinet kane ANNUS per fjalen tone VIT. Te tjera rastesi gjejme edhe ne fjalet latine ANGUSTUS (- I NGUSHTE), ECCE (- QE, JA) e plot te tjera qe nuk po i sjellim ketu.

Gjurme te Shqipes gjenden edhe ne mjaft emra krahinash apo vendesh ne Italine e sotme (se mos vetem aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit ne Itali, vendbanimi i japygeve dikur, eshte nje fushe e tere, dikur vetem me BAR. Aty nuk ka asnje pllaje. Qyteti i Brindizit ndodhet serish ne bregdetin Adriatik. BRINDISI ne italisht do te thote DOLLI, por kemi pershtypjen qe dollite e koheve te hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me BRI, cka duket te jete edhe rrenja e fjales italiane per dolline, BRINDISI. Si te shpjegohet fakti qe ne Itali gjendet nje qyteze me emrin PULA (ne Sardenje) dhe por krejt njesoj gjendet edhe ne bregdetin e Kroacise, dikur dalmato-liburn (ilir). Per etimologjine e qytetit te vjeter Trieste, Prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor TREG-ESHTE, dikur TRIEG-ESTE. Theksojme ketu rolin tregtar qe ka patur e ka ky qytet si pike kyce ne Adriatik. Emertimi TOSKANE qe gjendet ne Itali ngjason me ate TOSKERI te Shqipes, ndersa arsyetimin historik te kesaj pse-je e ploteson Prof. DAnzheli.

Vullkani Etna ne Sicili duket te kete nje emer te lashte. Ky eshte nje nga me vepruesit dhe nuk pushon edhe sot se shperthyeri. Kur nje trup eshte shume i nxehte, per te thuhet se KA ETJE, ESHTE MJAFT I ETUR (qe ketej dallohet dialekti E ETUNA, E ETNA). Rrenja ET e Shqipes formon edhe fjale te tjera. Moria e fjaleve dyshkronjeshe e dytingujshe te Shqipes (si ERR, DHE, KA, PA, LE, VE, IK, etj.) sjellin zbulime aspak paqesore per gjuhet e sotme evropiane. Edhe fjala TERRORIST, aq e lakuar dhe e dashur per veshet e sotem boteror, flet shqip! TERRORIST vjen nga latinishtja TERROR dhe TERR qe do te thote FRIKESOJ. Por ne Shqip eshte fjala TERR ose ERRESIRE, qe kane rrenje te perbashket ERR. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin MBYLL, PRISH, DEMTOJ, NXIJ e gjera frikesuese si keto, pikerisht dalluese per nje terrorist. Ndalemi ketu me italishten per shkak nxenesie, por gjurme te shqipes gjejme edhe ne emra kafshesh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor.

Latinishtja, gjithsesi ruhet ende me mire ne gjuhen spanjolle. Fjala spanjolle TREQUE [lexo TREKE] perkthehet TREG, SHKEMBIM, nderkohe qe fjala e zakonshme spanjolle per tregun eshte MERCADO. Spanjollet u thone buzeve BOZO, ndersa vajzes CHICA [ lexo CIKA], ashtu si nje dialekt i yni qe i thote vajzes CIKE/-A?. Nderkohe qe ne spanjisht ngjyres se bardhe i thone BLANCO, pulebardhes i thon?e PARDELA. Nga gjuhesia shohim se bashketingellorja buzore P eshte e njejte me ate B, me perjashtim te zerit. Njesoj ndodh edhe me ato dhembore D e DH, nga ku rrjedh se PARDELA (ne shqip PULEBARDHE) eshte e njejta gje me BARDHELA. Ne gjendet fjala MAS, qe i pergjigjet shqipes Me, ne dialekt MA. Kjo crastesi spanjolle ka te njejtat kuptime qe ka edhe fjala shqipe. Ajo perdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesez formuese e shkalleve te mbiemrit, njesoj si ne Shqip. Serish, ndalemi ketu me anglishten.

Por edhe ne gjermanisht, si nje nga gjuhet e trungut te ashtuquajtur indoevropian dhe qe ka formuar edhe gjuhen angleze, gjejme fjale si MILCH qe eshte QUM?SHTI ne Shqip. Ne fakt, ky ushqim eshte pikerisht ai qe njeriu ua mjel kafsheve, apo, me mire te themi, ai qe MILLET (krahaso foljen MJEL, MIL me MILCH). Ne gjermanisht egziston edhe folja MELKEN qe perkthehet MJEL. Gjejme edhe folje te shumta, ku spikat folja RENNEN qe perkthehet REND, d.m.th., VRAPOJ; po ti heqesh mbaresen dalluese gjermane foljes RENNEN, perftohet forma dialektore e shqipes REND. Keshtu kemi REN ne shqip dhe REN ne gjermanisht si folje te te njejtit kuptim, duke kujtuar se keshtu u bertiste Frederiku i Madh ushtareve te tij per ne lufte.

Listes sone te percipte ne kete shkrim i shtojme edhe foljet SPOTTEN [lexo SHPOTEN], DREHEN, KAPERN qe perkthehen perkatesisht SHPOTIS, DREDH dhe KAP. Gjykojeni vete ngjashmerine. Per te cituar ndonje mbiemer te gjermanishtes, po zgjedhim LEER, qe perkthehet I LIRE. Keshtu gjendemi ne te njejtin trung me gjermanishten, ne ate qe njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e permban domosdoshmerisht njohjen e gjuhesise indoevropiane. Sipas Koles, gjuha e pellazgve, etruskeve, heleneve (mos i ngaterroni me greket e sotem), ilireve, arberve dhe shqiptareve te sotem, SHQIPJA, nuk ka te perbashketa me cka mund te quhet indiane. Ai nuk pranon levizje te hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perendimor e Mesdheut te tilla qe te kene formuar trungun pellazgjik. Kurse te pakten historia deshmon per pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, per perberjen e se ciles i kemi do fakte. Sidoqofte, enigmat jane te medha dhe dokumentet e njohura historike te pakta.

Kurse persa i takon grekeve te sotem, ata krenohen me perendite e tyre te Olimpit, me historite e Trojes apo me Odisene. Se si ka perfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, kete e deshmojne disa studime albanologjike te DeAnzhelise, Koles, etj. Se cfatkeqesi qe per popullin tone historia e Greqise dhe greqishtes se sotme, kete nuk mund ta tregojme ne pak rreshta, faqe apo libra. Q?E TE VERTETOSH SE JE GREK (D.M.TH., HELEN), ME PARE DUHET TE PROVOSH SE JE ARVANITAS, - pohon Aristidh Kola. Kjo thenie e dyshimte ne dukje eshte sa e vertete, aq edhe rreqethese per vete faktin se si eshte shkruar (apo duhet thene "shkarravitur") historia boterore. Vertet, greqishtja ka pjesen e saj ne formimin e latinishtes apo te anglishtes, por ceshte greqishtja e cfare e ka formuar ate? Ce ndan greqishten e vjeter nga ate te re? Pse fjalori i Isiodit me fjale homerike (shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse DeAnzheli dhe Kola rane ne te njejtat perfundime, pa ditur studimet e njeri-tjetrit, t tilla qe te pohojne se Shqiperia dhe Greqia e sotme duhet te ishin metafizikisht i njejti shtet? Pse sot pjesa me e madhe e shkencetareve e kundershton hipotezen pellazgjike, edhe pse mjaft cepa te Evropes flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen theniet e Herodotit dhe shtremberohet Homeri? Pergjigjet jane me ne jug te Greqise dhe diku me ne lindje e veri te Ballkanit. Por qe te kuptosh te gjitha keto vleresime, teza e hipoteza, duhet se pari te kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe permasat e saj.

Etimologjine e fjales PELLAZG deAnzheli e shpjegon nga fjalet PJELLE + E BARDHE ("Enigma", fq. 85). Me i nderlikuar eshte versioni i Strabon-Mylerit, por me bindes. Etimologjine e fjales HELEN Kola e shpjegon ne te njejten menyre qe ben me fjalen ILIR, nepermjet rrenjes I LARTE ne dialekt. Njesoj shpjegohet edhe emri tjeter i Trojes, ILION (krahaso ILIADA). Emertimin ETRUSK deAnzheli e shpjegon nepermjet fjales se vjeter te shqipes DRU ne njerin version dhe DUSHK ne tjetrin. Ketu mund te shtojme edhe te famshmit DRUIDE ne Britani, qe kane lidhje etnografike me ETRUSK?T. Etimologjia e fjales ARBER shpjegohet nga e njejta rrenje e lashte e fjales pellazg. Ka variante qe fjalen SHQIPTAR e nxjerrin nga EXIBERE e latinishtes dhe te tjera qe e duan nga shpendi krenar, i lire e i rralle, shqiponja. Vazhdon te kete debate mbi kete, por disa studiues medioker nuk duan ti studiojne edhe kriteret e ketij populli te lashte, krahas fjaleve shqipe apo joshqipe.

Fjalori i njohur i perpunuar Merriam-Webster nuk e permend fare Gjergj Kastriotin ne fletet qe ia kushton biografise (njerezve te shquar) boterore, nderkohe qe gjejme aty lloj-lloj udheheqesi filipinas apo kryetari indian. Mire kete, po as e njohura Nena Tereze, qe po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin qe ne origjinat e fjaleve qe fjalori zbulon gjejme shume gjuhe pervec asaj shqipe; a thua se me lart ne dhe mjaft albanologe kemi pare endrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa "gjuhetare" te sotem ndikohen (apo duhet thene "paguhen") nga politika te tilla qe pesojne shkaterrime sikur hipoteza pellazgjike te shnderrohet ne teze. Le te rroje sot historia boterore dhe shqipja te quhet nje gjuhe rrugicash e birucash?! Vetem nje mori shkrimesh, diskutimesh, kerkimesh e studimesh mbi gjuhen shqipe do te bejne nje dite te mundur nje permbysje te madhe. Andaj sot duhet nxitur kerkimi mbi gjuhen shqipe, dashuria dhe respekti yne per kete gjuhe dhe berja e njohur botes per kete gjuhe.

E mbyllim me disa emra trojanesh e helenesh, pasardhes te te cileve ishin iliret, eterit tane. HEKTORI, komandanti trojan ishte njekohesisht nje bujk i shquar. DeAnzheli gjen foljen HEQ, HEK ne emrin e tij (kupto: "ai qe hek barin, kosit?si, heqtori"). Ne fakt, keta jane emra qe u kane mbetur heronjve te lashtesise dhe jo emra qe u jane vene ne lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh me vone si Nene Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Kete e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit te Madh apo Demostenit (fq. 124). ENEA, trojani qe shpetoi pa u vrare ne lufte dhe qe u end neper Thesali, Epir e Itali para se te formonte atje nje qyteterim, zberthehet nga fjala shqipe END, ENDEM, ne dialekt EN. Nuk po ndalemi te zberthimet e Nestorit, Akilit, Kasandres, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se te gjithe flasin shqip, njeri me bukur se tjetri.

E njejta "fatkeqesi" per pseudohistorine e sotme dhe pseudogreket e sotem ndodh edhe me perendite e Olimpit. Keta flasin shqip ne nje mase 99%! Keshtu AFERDITA nuk ka nevoje per spjegim, packa se greket e sotem nuk "arrijne" ta shpjegojne kete fjalen e tyre "te pakupimt" AFRODITIS. As fjalori Merriam-Webster "nuk e di" (fq.40)! Por do tua mesojme ne shqiptaret, te tanishmit e atyre qe i krijuan keto perendi. Njesoj EFESTI flet shqip, teksa ishte farketari i te gjitha veshjeve e armeve per perendite (krahaso me E VESH, E MBATH). ZEUSI, ati i perendive, flet nje shqipe te paster, teksa duhet gjetur ne emrin e tij fillestar DIAS, i cili vjen nga folja DI ASHT, shqyrtimin e se ciles e jep gjeresisht Kola (fq. 187 - 8 ). Keshtu ben edhe HERA (nga ERA), ATHINA (nga E THEM, ASHT THENE), e keshtu me radhe.

Shqipen e hasim edhe ne rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonese ne doza me te vogla. Shqipja flet shume per ata qe kane sy e veshe. ESHTE E PLOGESHT MUNDESIA QE TE GJITHA KETO GJUHE TE KENE NDERTUAR SHQIPEN; ESHTE BASH E KUNDERTA. Shembujt qe sollem ketu nuk jane maja e ajsbergut, por vetem nje gjethe peme. Skishte se si te mos fliste kaq shume gjuha e atyre burrave qe ruajten kete Shqiperi, qe luftuan per Greqine, pavaresisht nga perfundimi, qe luftuan mes tyre ne Troje, qe u nisen drejt Indise nen Aleksandrin e Madh, qe mbajten nje perandori te tere romake, qe mbajten ushtrine e Napoleonit, Garibaldit e sulltaneve, drejtuan Egjiptin, perandorine osmane e i rane kryq e terthor Mesdheut!



Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë, në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovës dhe Di-brës, në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjë, në Krajë, në Ulqin me rrethina deri në Tivar dhe në Çamëri. Shqipja, pra, flitet në viset perëndimore të Ballkanit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin lindjen me perëndimin, pikërisht në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe në diasporë (në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë), edhe në shumë vende të tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë, në Amerikë, në Azi dhe në Australi nga shqiptarë të vendosur atje në kohë më të hershme ose më të vonshme.

Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë të shqipes janë me origjinë indoevropiane: kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon një de-gë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birërie me asnjërën nga gjuhët e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenë i banuar që nga paleolitiku i mesëm (100000 - 40000 vjet para erës sonë). Gjurmët e para të rëndësishme të qytetërimit i përkasin neolitit (6000-2000 vjet para erës sonë).
Në fillimet e kohës së bronzit fiset ilire shfaqen në një territor të gjerë që shtrihej nga gadishulli i Istrias në veri deri në gjirin e Artës në jug. Në lindje, kufiri i tyre shtrihej afërsisht deri te lumenjtë Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtë formuar nga popullsi autokto-ne të epokës së neolitit, pas ardhjes së popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Pra, Ilirët përbënin një popullsi shumë të vjetër të vendosur në perëndim të Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonëve dhe Thesprotëve, i gjejmë tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me ketë emër në shekullin e pestë para erës sonë. Në rrethinat e Durrachium-it (Durrësi i sotëm) u formua nyja e Shtetit të parë Ilir. Gjuha e kësaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes.

Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse pak fjalë të cilat mund të shpjegohen me gjuhën shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtë. Edhe disa emra gjeografikë dhe emra perso-nash ilirë mund të shpjegohen me fjalë të shqipes. Kështu p.sh. Dardania është shpjeguar me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhë, Daz me shqipen dash..
Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua nga romakët. Filloi kështu një periudhë pushtimi që zgjati për më shumë se pesë shekuj.
Në shekullin e VII Shqipëria u pushtua nga sllavët, kurse në shekullin XV nga turqit otomanë. Pushtimi otoman vazhdoi pesë shekuj deri më 28 nëntor 1912.
Në Mesjetë, popullsia e territoreve të populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalë forma popullore Arbënesh ose Arbëresh.
Emrat e sotëm Shqipëri, shqiptar, shqip janë shfaqur në shekullin XVII.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë nën ndikimin e gjuhës e të kulturës latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden në shqipe fjalë me origjinë nga greqishtja e vjetër, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë të tilla si: drapër, lakër, qer-shi, shpellë; nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonë, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobë, lopatë, pushkë, opingë, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojë (veliko+polje), Zadrimë (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohë, bahçe, oxhak, sobë, jastëk, ilaç etj.
Është e vërtetë që shqipja ka pësuar ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos në leksik, po është po kaq e vërtetë që ajo ka shfaqur aftësi për t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit të vet huazimet, duke treguar forcën dhe gjallërinë e saj. Kështu fjalët e greqishtes së vjetër drapanon, kerasia, spileon në shqip dalin drapër, qershi, shpellë,- në latinisht arvum, vicinium, impertorem në shqip arë, fqinj, mbret,- në sllavisht glob, opanak, ravnica në shqip gjobë, opingë, rrafshë.
Gjithsesi gjatë periudhës që vendi ynë, kultura jonë, gjuha jonë ishin nën influencën e kulturës e të gjuhës latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhë indoevropiane me strukturë fonetike, gramatikore e leksikore të veçantë.

Në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zë një vend të veçantë. Gjatë kësaj periudhe, problemet e gjuhës u bënë pjesë përbërëse e programit të Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit (1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit më 1908. Në bazë të alfabetit të gjuhës shqipe është alfabeti latin.

Dokumentet e para të shkruara të shqipes i përkasin shekullit XIV. Libri i parë i shkruar është "Meshari" i Gjon Buzukut që i përket gjysmës së dytë të shek. XVI (1555). Ka mundësi që tradita e shkrimit të shqipes të ketë qenë më e vjetër. Shqipja është shkruar në dy dialekte kryesore, në gegërisht dhe në toskërisht. Vepra e parë toskërisht është "E mbësuame e krishterë", shkuar nga Lukë Matrënga dhe botuar në Romë më 1592. Shqipja ka vazhduar të shkruhet në dy dialekte deri më 1972, kur toskërishtja letrare u shpall gjuhë letrare kombëtare ose gjuhë letrare e njësuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi