Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (I)  Empty RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (I)

Thu 24 Nov 2011 - 16:32
Religjioni (latinisht: religiare që don të thotë të lidhesh), si formë më e vjetër e vetëdijes dhe botëkuptimit njerëzor, konsiderohet si një lidhje e komunitetit të caktuar shoqëror të klanit, fisit, individit me një qenie mbinatyrore.

Religjioni është sistem i besimeve dhe ritualeve që i drejtohen një qenie supreme – të shenjtë. Religjioni ekziston që nga ekzistimi i njeriut dhe ka të bëjë me mënyrat e organizuara shoqërore të mendimit, ngjarjeve dhe veprimeve që aludojnë ne ekzistimin e supernatyrës.

Religjionet e para kanë qenë të formës anemiste (besimi në fuqitë hyjnore) dhe totemiste (besimi në ndonjë qenie, shtazë, bimë apo gjësend), por më pas formohen trajtat e tjera të religjionit të cilat janë politeizmi (besimi në shumë perëndi) dhe monoteizmi (besimi në një perëndi).

Ka shumë mendime e keqkuptime në definimin e religjionit.

Në komunitetet e para të njerëzimit përfytyrimet religjioze ishin të lidhura në mënyrë direkte me pasqyrimet ose shprehjet imagjinare të realitetit natyror e shoqëror, të fenomeneve natyrore, të lidhjeve të rrjedhës së tyre të shkaqeve e të fakteve si dhe marrëdhënieve shoqërore të atëhershme.

Përkufizimin e fesë, B. Wilson e jep edhe duke pohuar se çfarë nuk është feja.

Së pari, feja nuk mund të identifikohet me monoteizmin. Shumica e feve përfshijnë shumë perëndi e në disa fe të caktuara nuk ka fare zotër.

Së dyti, feja nuk mund të identifikohet me porositë morale. Ideja që zotët janë të interesuar se si sillemi në këtë botë është e huaj për disa fe.

Së treti, nuk është patjetër që feja të lidhet me shpjegimin se si bota u bë sikurse është. Së katërti, feja nuk mund të identifikohet me të mbinatyrshmen. Konfucianizmi ështëi lidhur me pranimin e harmonisë natyrore të botës.

Karakteristikat që i kanë të gjitha fetë janë se fetë përfshijnë një kompleks simbolesh, që revokojnë ndjenjat e nderimit ose frikës dhe janë të lidhura me ritualet ose ceremonialet. Ritualet e lidhura me fenë janë të shumëllojshme.

Veprimet e tyre mund të përfshijnë të folurit, të kënduarit, ngrënien e llojeve të caktuara të ushqimit, përmbajtja nga mosveprime të ndryshme etj. Edhe pse ekziston një numër i madh i feve, ato kanë një pikë të përbashkët: të adhurohet një qenie që ekziston mbi të gjithë pjestarët e tij.

SHUMËLLOJSHMËRIA E FEVE

ANIMIZMI

Animizmi është sistem i besimit që nuk pranon ndarjen e trupit dhe të shpirtit, të shpirtit nga materia. Kështu, është i bazuar në besimin se shpirtëra të tillë të personalizuara gjinden në kafshë, bimë dhe objekte tjera materiale, duke kryesuar në një shkallë ekzistencën e tyre. Kjo gjithashtu aludon edhe në atë se unifikimi i materies dhe shpirtit luan një rol në jetën e përditshme.

Fillimisht, shpirtërat ishin të sqaruara si shumë të ngjajshme me personat dhe tek më vonë, në religjionet jo-animiste në një drejtim të një zhvillimi ato humbin karakteristikën e tyre materiale dhe bëhen në një shkallë më të lartë të “gjallëruara”.

Antropologjisti Britanez Sir Edward Burnett Tylor në Kultura Primitive (1871) argumenton se ky besim është më primitivi dhe forma më esenciale e religjionit. Megjithëse animizmi në vetvete nuk është religjion në sensin e zakonshëm të Perëndimit, ai përmban burimin mbi të cilin religjionet janë ndërtuar.

Origjina

Shumë autoritete pranojnë se ideja e shpirtit është bërthama krijuese e sistemit animist, se shpirtërat janë vetëm shpirtëra që e bënë veten të pavarur, dhe se shpirtërat e kafshëve, bimëve dhe objekteve janë të ndërtuara në analogjinë e njeriut.

Psikologu Zigmun Frojd mendonte se njeriu primitiv erdhi me sistemin animist duke vështruar fenomenin e fjetjes (duke përfshirë edhe ëndërrat) dhe të vdekjes që aq shumë i përngjajnë atij, dhe duke u orvatur të sqarojnë ato forma. Pikëfillimi i teorizimit të këtillë duhet të jetë problemi i vdekjes. Atë që njeriu primitiv e vështronte si çështje natyrore ishte zgjatja e pakufishme në jetë – pavdeksia. Ideja e vdekjes u pranua më vonë dhe me dyshim.

Termi

Animizmi ishte term i përdorur nga antropologjisti Sir E. B. Tylor si teori e propozuar e religjionit në librin e tij Kultura Primitive të vitit 1871. Ai e përdori me domethënien “besim në shpirtëra” (mistik, supernatyror, joempirik ose qenie të imagjinuara).

Larmia

Sot, animizmi ekziston në shumë shtete si në Zambi, Republikën Demokratike të Kongos, Bangladesh, Indi, Gabon, Indonezi, Japoni, Laos, Papua Guinea e Re, Peru, Filipine, Kanada, Rusi, Suedi, Tailandë, dhe SHBA.

V A ZH D O N ...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi