Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hepatiti C “vrasës” njësoj si SIDA, shtohen të prekurit Empty Hepatiti C “vrasës” njësoj si SIDA, shtohen të prekurit

Thu 24 Nov 2011 - 23:58
Hepatiti C “vrasës” njësoj si SIDA, shtohen të prekurit Mjek1-300x212Rreth 1% e popullsisë në vendin tonë ka hepatit C . Kjo sëmundje është një rrezik serioz për shëndetin e popullatës. Strukturat shëndetësore bëjnë apel për më shumë ndërgjegjësim. Vendi ynë mbetet ndër vendet e para në Europë për sëmundshmërinë nga hepatitet, ku tipi C mbetet më kërcënuesi për jetën. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, hepatiti C është po aq i rrezikshëm sa edhe sëmundja e HIV/AIDS. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, vdekshmëria nga hepatitet është e lartë dhe pikërisht rreth 20% e të prekurve nga hepatiti C humbin jetën. Ata bëjnë apel për testimin në kohë dhe trajtimin e sëmundjes. Nga rrugët e transmetimit të sëmundjes, duke bërë viktima mijëra njerëz, një ndër rrugët e transmetimit të sëmundjes është përmes transfuzionit të gjakut. Ndërkohë, të kërcënuar janë edhe fëmijët që lindin nga nënat, të cilat janë të infektuara me hepatitin C. Akoma më shqetësuese është edhe tendenca e të rinjve në ditët e sotme për të bërë tatuazhe dhe piercing-s, pasi virusi C është faktor risku edhe në këto raste. “Përdoruesit intravenozë të drogës, qoftë edhe një herë të vetme, janë pa dyshim faktor risku për të marrë sëmundjen tepër të rëndë”, thonë specialistët. Nga ana tjetër, statistikat tregojnë se 8 për qind e popullatës në vendin tonë janë mbartës të hepatitit B. OBSH sugjeron që në vendet ku prania e HBV është më e lartë se 7 %, vaksinimi duhet të jetë i obliguar menjëherë pas lindjes. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus). Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave dhe nga nëna shtatzëna tek bebja (njësoj si virusi HIV i SIDAs). 1-2 % e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me hepatit B bëhen bartës kronikë. Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Personeli i mesëm është ndër më të rrezikuarit për t’u prekur nga kjo sëmundje. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreth 5% e infermierëve dhe 7.3% e sanitarëve janë pozitive për hepatitin B (HVB). Këto shifra janë nxjerrë pas një studimi të kryer nga Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP. Niveli i vaksinimit kundër sëmundjes tek kjo kategori është jo e lartë. Por, me uljen e moshës së profesionistëve, kjo përqindje vjen në rritje. Grupmosha 20-30 vjeç deklaron nivel vaksinimi deri në masën 32.4 %, thuhet në studimin e ISHP. Nga sa kanë vërejtur specialistët, ka një lidhje gati të drejtpërdrejtë mes numrit të prekur nga sëmundja dhe aksidenteve me shpime ose me prerje që ata kanë pasur në punë gjatë viteve.top chanel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi