Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Statusi i Misionit Global”: Të krishterët, shtohen me 64 mijë besimtarë çdo ditë Empty “Statusi i Misionit Global”: Të krishterët, shtohen me 64 mijë besimtarë çdo ditë

Sun 27 Nov 2011 - 1:26
“Statusi i Misionit Global”: Të krishterët, shtohen me 64 mijë besimtarë çdo ditë KristianeVatikan, 26 nëntor, NOA - Çdo ditë, janë 34 mijë vetë në mbarë botën, të cilët hyjnë në familjen e Kishës Katolike. Kjo statistikë është dhënë nga raporti vjetor “Statusi i Misionit Global”, realizuar për vitin 2011.

Sipas tij, sot në botë numërohen rreth 1 miliard e 160 milionë katolikë.

E megjithëkëtë, sipas këtij studimi, ka ende 2 miliard njerëz, mes rreth 7 miliard banorëve të globit, që nuk e kanë dëgjuar kurrë Ungjillin.

Ndërsa për 2 miliard e 680 milionë të tjerë, thuhet se e dëgjojnë herë pas here dhe e njohin në mënyrë të vagëlluar, edhe pse nuk janë të krishterë.

Ndërkaq, lidhur me numrin e protestantëve më botë, thuhet se ata arrijnë në 612.000.000 veta. Ndërsa norma e rritjes së tyre, është me 20.000 veta në ditë.
Sa për kishat ortodokse, raporti i lartpërmendur citon se ato kanë një normë rritje prej 5 mijë besimtarësh në ditë, në mbarë botën.

E sa për kishën anglikane, raporti pohon se ajo është e përqendruar kryesisht në Afrikë dhe Azi, me shumën prej 87 milionë besimtarësh, me 3 mijë që i bashkohen asaj çdo ditë.

Në fund, “Statusi i Misionit Global” citon faktin se Dëshmitarët e Jehovait dhe mormonët, janë aktualisht në në kuotën prej 35 milionë besimtarësh në botë, me një normë rritje prej 2 mijë besimtarësh në ditë.
Ndër të tjera, thuhet edhe se në vitin 2011, të krishterët e të gjitha fraksioneve janë të organizuar në 4800 organizata të ndryshme misionare në mbarë botën.

n.e/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi