Ndotja shkakton 14 mije viktima cdo dite
Fri 2 Mar 2012 - 0:08
Cdo ditë të paktën 14 mijë persona vdesin në të gjithë botën nga sëmundje që lidhen me ujin, ajrin dhe ushqimin e ndotur me lëndë kimike tepër të rrezikshme për shëndetin. Po kush janë zonat më të ndotura në të gjithë globin? Le të shohim një listë me 10 prej tyre, të konsideruara nga organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë si “zonat vdekjeprurëse”:
10) Kabwe, Zambia – Galeritë e para për nxjerrjen e zinkut nga kjo zonë datojnë që nga viti 1902 dhe zgjatën deri në vitin 1994. Mijëra persona humbën jetën gjatë kësaj periudhë për shkak se hapja e minierës ndoti ujërat nëntokësore që furnizonin qytetin me ujë të pijshëm. Niveli i toksikimit mbetet ende alarmant, ndërkohë që tek fëmijët gjurmët e helmimit janë fatale.
9) Chernobyl, Ukrainë – Vendndodhja e aksidentit më të rëndë bërthamor. 20 vjet më vonë niveli i lëndëve toksike në ujë, ajër dhe ushqimet bimore është tepër i lartë. 5 milionë banorë banojnë në zonën e prekur Chernobyl. Numri i personave që ndërrojnë jetë në moshë të re për shkak të kancerit dhe lindjet me defekte mbeten alarmante.
Norlist, Rusi – Vendndodhja më e madhe në botë e përpunimit të metalit që emëton cdo vit 2 milion ton dioksid sulfurik. Jetëgjatësia e personave që punojnë në këtë kompleks është 10 vjet më e ulët se mesatarja kombëtare e Rusisë, 15.8 përqind e vdekjeve mes fëmijëve lidhen me problemet me frymëmarrjen.
7) Dzerzhinsk, Rusi – 300 mijë ton lëndë kimike janë grumbulluar në këtë zonë që nga viti 1930 deri në 1998. Në disa zona niveli i dioksinës në ujë është 17 milion herë më i lartë se maksimumi i lejueshëm. Në vitin 2003 numri i vdekjeve ishte 260 përqind më shumë se ai i lindjeve, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare për banorët është deri në 42 vjec.
6) La Oroya, Peru - Rreth 35 mijë banorë thithin cdo ditë ajrin e ndotur me grimca metalike. 99 përqind e popullsisë ka nivelin e toksimit në gjak mbi normat e lejueshme, vdekjet në moshë të re gjithnjë e më të shumta dhe shkatërrim i prodhimeve bujqësore për shkak të shiut acid.
5) Vapi, Indi – 400 kilometër tubacion për shkarkimin dhe depozitimin e mbetjeve toksike industrial ka shkretuar zonat nëpër të cilat kalon. Mes lëndëve të dëmshme janë cianid, pesticidet dhe lëndë të tjera helmuese. Mërkuri në ujin e pijshëm është 96 përqind më i lartë se standardi ndërkombëtar. Numër alarmant vdekjesh që vijnë nga sëmundjet respiratore dhe kanceri.
4) Sukinda, Indi – Zona që prodhon 97 përqind të kromit në vendin e madh aziatik. 30 milion ton shkëmbinj të zhvendosur që kanë prekur një zonë të gjërë gjeografike. Niveli i kromit hekzavalent rreth 60 përqind më i lartë se standardi ndërkombëtar. 2.6 milion njerëz të prekur nga kjo “katastrofë”.
3) Tianying, Kinë – Zona që siguron prodhimin më të madh të plumbit në të gjithë Kinën, prania e të cilit në ajër është 10 herë më e lartë se standardi shëndetësor kombëtar në Kinë. 140 mijë njerëz të prekur nga kjo ndotje.
2) Linfen, Kinë – Siguron 2/3 e prodhimit kombëtar të qymyrit në Kinë. Ajri më i ndotur në rang kombëtar (ndoshta më i ndoturi në botë). Falë industrisë, ajri është “i pasuruar” me arsenik dhe dioksid sulfurik. 3 milion banorë të prekur nga ndotja, jetëgjatësia mesatare në nivele të ulta dhe nivele alarmante të toksikimit tek fëmijët.
1) Samgyit, Azerbajxhan – 40 punishte të grumbulluara në të njëjtën zonë, që të gjitha merren me përpunimin e lëndëve kimike, tepër helmuese. Emëtojnë në mjedis 12 mijë ton lëndë toksike vdekjeprurëse. 250 mijë persona, të prekur nga kanceri. Mundësia për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje në këtë zonë është 51 përqind më e lartë se standardi ndërkombëtar.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi