Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

  Filipine, stuhia tropikale shkakton rreth 200 viktima  Empty Filipine, stuhia tropikale shkakton rreth 200 viktima

Sat 17 Dec 2011 - 10:46
MANILA - Stuhia tropikale "Washi", që ka përfshirë jugun e Filipineve, ka shkaktuar të paktën 180 të vdekur dhe rreth 400 persona konsiderohen të zhdukur, mësohet nga një bilanc i dhënë sot nga burime ushtarake.

Stuhia ka prekur ishullin Mindanao, ku 97 trupa janë nxjerrë në Cagayan de Oro, një nga portet kryesore të ishullit dhe 75 në Iligan, një port tjetër i jugut, bëri të ditur një zëdhënës, koloneli Leopoldo Galon, i tha se 375 persona konsiderohen të zhdukur vetëm në këto dy qytete.

Rreth 2 000 persona janë prekur nga përmbytjet dhe janë ndihmuar nga forcat ushtarake me kamionë, anije ose helikopterë, shtoi ai. Shirat që bien që prej 24 orëve kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve.

Janë regjistruar gjithashtu pesë të vdekur në një rrëshqitje toke në lindje dhe tre të vdekur në Polanco, në jug. Stuhia, që shoqërohet me erëra me shpejtësi 75 kilometra në orë, po drejtohet sot për në ishullin Palawan. Filipinet goditen çdo vit nga rreth 20 stuhi.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi