Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“28-29 nëntori”, flamuri kombëtar niset nga Vlora drejt Prishtinës Empty “28-29 nëntori”, flamuri kombëtar niset nga Vlora drejt Prishtinës

Sun 27 Nov 2011 - 1:35
“28-29 nëntori”, flamuri kombëtar niset nga Vlora drejt Prishtinës Flamuri_kuq_zi-300x200Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi shpalosën në Vlorë një flamur gjigant, që do të nisë rrugëtimin simbolik nga Shqipëria deri në Prishtinë.

Në një aktivitet në Vlorë, qytetin ku u shpall Pavarësia, Kreshnik Spahiu deklaroi se Shqipëria e sotme dhe gjendja e shqiptarëve, kudo ku janë, të ndarë në disa shtete dhe në ngjyra partiake, nuk është ëndrra e Ismail Qemalit.

“Prej 20 vitesh na u premtua Shqipëria si gjithë Europa, për 10 vite pritëm, ndryshuam 20 qeveri, ndryshuam 200 ministra, për 20 vite na u premtua Europa dhe jemi të fundit në Europë, nuk e kemi gjetur ende

Për 20 vite në Kushtetutën e Shqipërisë u sanksionua bashkimi dhe plotësimi i aspiratës për bashkimin e shqiptarëve. Ku është ëndrra, detyrimi shtetëror, detyrimi i gjithkujt për të plotësuar atë detyrim kushtetues?, tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu i ftoi shqiptarët, kudo ku janë, që të injorojnë flamujt e partive politike dhe të respektojnë flamurin kombëtar, duke vendosur nga një flamur në cdo dritare.

“Në këto 20 vite zgjodhëm flamuj të tjerë, të cilët mbollën urrejte dhe që na kthyen më keq se 99 vite më parë. Ja disa vargje të Pashko Vasës qe kam deshire t’i them ketu: Shqiptarë, në 100 parti jeni përcarë/ca thonë janë turq, ca thonë janë grekë/ por sado të gënjeni more të mjerë/ kuq e zi ne jemi miliona herë”, tha në fjalimin e tij Spahiu.

Aktivitetet e Aleancës Kuq e Zi për 99 vjetorin e Pavarësisë do të festojnë të hënën në Prishtinë, ku në bashkëpunim me Komunën dhe lëvizjen Vetëvendosja do të veshin kuq e zi kryeqytetin kosovar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi