Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, djali gjen prindërit e asfiksuar nga gazi i qymyrgurit Empty Vlorë, djali gjen prindërit e asfiksuar nga gazi i qymyrgurit

Sun 27 Nov 2011 - 18:55
Vlorë, djali gjen prindërit e asfiksuar nga gazi i qymyrgurit 46346_14VLORË- Një cift bashkëshorësh ka gjetur vdekjen, pasi janë asfiksuar nga gazi i qymyrgurit. Burime policore bëjnë me dije se viktimat janë Avni dhe Myzejeme Bezani, nga qyteteza e Patozit.

Mësohet se Avni Bezani 50-vjec dhe Myzejeme Bezani 49-vjece kishin shkuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në shtëpinë private të prindërve të Myzejemes në lagjen “24 Maji” për tu kujdesur për shtëpitë pasi të afërmit jetojnë në Itali.

Burime policore bëjnë me dije se dyshohet se për shkak të temperaturave të ulëta viktimat kanë ndezur ngrohësen me gaz qymyrguri, e cila dyshohet se i ka asfiksuar në gjumë.

Ka qenë djali i ciftit, Ervis Bezani, i cili pas disa telefonatave të njëpasnjëshme që i ka bërë prindërve pa asnjë përgjigje ka shkuar në banesën e gjyshërve të tij ku ka gjetur prindërit e asfiksuar.

Megjithëse dyshohet se cifi ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e asfiksimit, policia ë bashkëpunim me organin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po punojnë për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme procedurale.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi