Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kthehet në shtëpi, gjen prindërit duke qarë mbi varrin e tij Empty Kthehet në shtëpi, gjen prindërit duke qarë mbi varrin e tij

Wed 27 Nov 2013 - 23:05
Kthehet në shtëpi, gjen prindërit duke qarë mbi varrin e tij Varre%20poloniNjë djalë në Poloni, i cili dihej i vdekur nga prindërit e tij, është kthyer në shtëpi, por i ka gjetur prindërit duke qarë mbi varrin e tij.

Jaroslaë Carolinski nga Siedliska e Polonisë ishte deklaruar i vdekur pasi prindërit e tij kishin ngatërruar një trup të pajetë që ishte gjetur nga policia disa ditë më parë në kufirin ukrainas, raporton “Zëri”.

38-vjeçari ishte larguar pa paralajmërim në vitin 2011 “për të gjetur veten”, dhe prindërit e tij ishin të sigurt që ai ishte larguar përgjithmonë dhe madje mendonin se kishte vdekur.

Por ai është kthyer javën e kaluar dhe i ka gjetur prindërit duke qëndruar mbi “varrin e tij”.

“Përshëndetje nënë dhe babë. Jam kthyer”, -u ka thënë ai prindërve. “Natyrisht prindërit ishin të shokuar por edhe të lumtur që më shihnin”, -ka shtuar 38-vjeçari.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi