Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh Empty “Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh

Wed 24 Apr 2013 - 22:19
“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh Gruaja%20majmunTrupi i Julia Pastrana, e cilësuar si gruaja më e shëmtuar në botë, varroset pas 153 vjetësh në vendlindjen e saj, në Meksikë. Historia e trishtë dhe pafat e asaj që quhej ‘gruaja majmun’ apo ‘gruaja ari’ pasi për shkak të një sëmundjeje të rrallë trupi i saj ishte i mbuluar i gjithë me qime, i ka fillesat në vitet ‘800.

Kur ajo u shfrytëzua barbarisht për vite të tëra, duke u ekspozuar nëpër Europë dhe Amerikë derisa vdiq në vitin 1860, por edhe pas vdekjes trupi i saj vijoi të ekspozohej nëpër botë, ku e prezantonin si bijë e një indiano-meksikaneje të çiftuar me një majmun.

Në fund trupi i saj përfundoi në një bodrum në një institut kërkimor në Oslo. Pasi mësoi për historinë e saj, artistja Laura Anderson Barbata bëri një fushatë që trupi i saj të kthehej në atdhe për një funeral të përshtatshëm.

“Ndieja se ajo e meritonte që t’i rikthehej dinjiteti dhe vendi i saj në histori dhe në memorien botërore”, tha Barbata për “New York Times”.

Julia Pastrana jetoi mes viteve 1834-1860 dhe për shkak të një deformimi gjenetik lëkura e saj ishte e mbuluar e gjitha me qime, dhe për shkak të një sindromi të quajtur hiperplasia, buzët dhe mishrat e dhëmbëve të saj ishin shumë të trasha. Për këto tipare të pazakonta ajo ekspozohej në vende të ndryshme si një fenomen i rrallë, duke e quajtur ‘gruaja majmun’, ‘gruaja ari’ apo ‘gruaja më e shëmtuar në botë’.

Kur ishte vetëm 20 vjeç ajo u ble nga një biznesmen amerikan, që e shfrytëzoi nëpër ekspozita në SHBA, dhe u martua me të vetëm për të vjelë fitimet që vinin prej saj.

Në vitin 1859, Pastrana mbeti shtatzënë, por edhe i biri trashëgoi sëmundjen e saj dhe vdiq pak orë pas lindjes. Edhe Pastrana vdiq pesë ditë pas lindjes, kur ishte vetëm 26-vjeçare.


Por edhe pas kësaj, i shoqi i vazhdoi turet e tij, duke ekspozuar kufomën e balsamosur të gruas fatkeqe, e cila më në fund, pas 153 vjetësh do të prehet në një varr të denjë në vendlindjen e saj si një njeri normal.mtv.com
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh Empty Re: “Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh

Wed 24 Apr 2013 - 22:20
Mke do te martohet kjo grua ahhha
albgenti
albgenti
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 56
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 31/03/2013

“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh Empty Re: “Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh

Wed 24 Apr 2013 - 22:20
kjo po besohet Very Happy
Sponsored content

“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh Empty Re: “Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi