Gazi vret një 55 vjeçar
Mon 4 Apr 2011 - 15:40
Një 55 vjeçar me profesion shofer ka humbur jetën sot në vendin e quajtur Mollaj 3, në fshatin Romës të Fierit.
Viktima është Aleksandër Murrizi nga Patosi punonjës i një kompanie që merret me transportin e gazit të lëngshëm.
Kolegët e tij e kanë gjetur pa jetë trupin e 55-vjeçarit dhe mendohet se
ai ka humbur jetën i asfiksuar nga gazi i lëngshëm për shkak se ndodhej
pranë rubinetave që shërbenin për ngarkimin e mjetit.
Mendohet se për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse gazi e ka goditur në fytyrë duke e asfiksuar.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi